By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës
January 31, 2026
Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin
January 31, 2026
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Takimi gati dyorësh Biden – Trump në Shtëpinë e Bardhë, “përmbajtësor” dhe i “ngrohtë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Takimi gati dyorësh Biden – Trump në Shtëpinë e Bardhë, “përmbajtësor” dhe i “ngrohtë”
Ballina 2Rajon / Botë

Takimi gati dyorësh Biden – Trump në Shtëpinë e Bardhë, “përmbajtësor” dhe i “ngrohtë”

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 9:56 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, e priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur amerikan, republikanin Donald Trump, në një takim “përmbajtësor dhe të ngrohtë”, ku të dy u zotuan për kalim të qetë dhe paqësor të pushtetit në janar.

“Donald, urime”, i tha Biden Trumpit duke e përshëndetur me një shtrëngim dore dhe shtoi se “mezi pret për kalimin e pushtetit në mënyrë të qetë”.

Edhe Trumpi bëri zotime të ngjashme dhe e falënderoi Bidenin për ftesën. Trumpi nuk e kishte ftuar Bidenin pasi i kishte humbur zgjedhjet e vitit 2020.

“Faleminderit shumë”, tha Trump. “Politika është e vështirë. Dhe, në shumë raste, nuk është botë shumë e mirë. Por, sot është një botë shumë e mirë dhe unë e çmoj shumë”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se Biden dhe Trump patën një “takim përmbajtësor” për rreth dy orë në Zyrën Ovale.

Ajo shtoi në një konferencë për media se ata diskutuan për çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme dhe se Biden gjithashtu ngriti çështje të rëndësishme nga lista e detyrave të Kongresit, si financimi i Qeverisë dhe dhënia e fondeve për ndihma në raste katastrofash.

Biden gjithashtu ia përsëriti Trumpit se kalimi i pushtetit do të bëhet në mënyrë të rregullt dhe të qetë.

“Presidenti i zgjedhur ishte shumë i sjellshëm. Ai erdhi me një sërë pyetjesh. Kishte shkëmbim shumë të mira mes tyre. Kohëzgjatja e takimit mes tyre tregon se ata kishin bisedë shumë të thellë. Ne po i tregojmë popullit amerikan se si bëhet një kalim paqësor i pushtetit”, tha ajo.

Pjesë e takimit ishte edhe Susie Wiles, të cilën Trump e emëroi shefe të stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, si dhe Jeff Zients, shefi i stafit të Bidenit.

Biden theksoi në takim se mbështetja për Ukrainën është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, sepse një Evropë e fortë dhe e qëndrueshme nuk do të lejonte që Amerika të zhytej në luftë, u tha gazetarëve këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Trump është zotuar se do t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë, por pa shpjeguar se si do ta bënte këtë.

Trumpi fluturoi nga Florida dhe mbërriti në një bazë ushtarake afër Kongresit, ku u bashkua me miliarderin, Elon Musk, për një sesion mëngjesi me republikanët, pasi ai po përgatitet për një qeveri të unifikuar republikanësh dhe për pushtet të plotë.

Partia Republikane do të ketë kontrollin e Senatit dhe ka mundësi që të marrë edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Trump, i cili erdhi në Uashington për herë të parë pas fitores në zgjedhje, u tha ligjvënësve republikanë se “është shumë mirë të fitosh”.

“Dyshoj se do të garoj përsëri, nëse nuk ju nuk thoni se ai është i zoti dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Trump duke nxitur të qeshura në mesin e ligjvënësve.

Pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016, Trump u takua me presidentin Barack Obama në Zyrën Ovale dhe e quajti takimin “nder të madh”. Por, nuk vonoi shumë dhe ai filloi ta sulmonte Obamën, duke e akuzuar paraardhësin e tij – pa dhënë ndonjë dëshmi – për përgjim gjatë fushatës së vitit 2016.

Katër vjet më vonë, Trump kontestoi humbjen e tij në zgjedhje kundër Bidenit dhe vazhdon të pretendojë për manipulime zgjedhore që nuk ndodhën. Ai nuk e ftoi Bidenin, atëherë president i zgjedhur, në Shtëpinë e Bardhë dhe u largua nga Uashingtoni pa marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit.

Kjo ndodhi për hera të parë që nga koha kur Andrew Johnson nuk mori pjesë në betimin e Ulysses S. Grant 155 vjet më parë.

Biden këmbëngul se do të bëjë gjithçka që mundet për të bërë kalimin e pushtetit tek administrata e ardhshme e Trump sa më të qetë të jetë e mundur.

Kjo pavarësisht se kaloi më shumë se një vit duke bërë fushatë për rizgjedhje dhe duke e quajtur Trumpin kërcënim për demokracinë dhe vlerat thelbësore të kombit.

Biden u tërhoq nga gara në korrik dhe mbështeti nënpresidenten Kamala Harris për ta pasuar atë.

You Might Also Like

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

TAGGED: #Donald Trump, #Joe Biden
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ja sa fitoi Kroacia për vendin e tretë në Kupën e Botës

Kosova Times Kosova Times December 17, 2022
BE-ja nuk ra dakord për një ndalim të furnizimit të gazit nga Rusia
Heqja vizave, Çitaku: Debakël politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti
Lutfiu: Këtë vit janë pasivizuar 200 adresa të shqiptarëve në Luginë
Rusia do të shpenzojë një rekord prej 11 trilionë rubla për ushtrinë në vitin 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?