Sipas vendimit të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në 38 komuna të Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

“Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së:  Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Qendrat e Votimit, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/qendrat-e-votimit/

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Tutje theksohet se përmes të njëjtës platformë elektornike, deri më 26 dhjetor 2024 qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.