By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kritikohet shqyrtimi i buxhetit me procedurë të shpejtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kritikohet shqyrtimi i buxhetit me procedurë të shpejtë
Ballina 1Lajme

Kritikohet shqyrtimi i buxhetit me procedurë të shpejtë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 9:41 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Kanë kaluar dy ditë kur Kuvendi e miratoi në lexim të parë projektbuxhetin e viti të ardhshëm. Por, organizatat që e monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës kanë kritika për pushtetin. Thonë se nuk ishte e nevojshme që me kaq shpejtësi të votohej buxheti i shtetit në lexim të dytë, veçanërisht duke theksuar kohën e shkurtër që, sipas tyre, u është dhënë deputetëve për ndryshimet e mundshme të amendamenteve.

Monitoruesit e Kuvendit thonë se vazhdimi i praktikës së votimit me procedurë të shpejtuar, të projektligjit mbi ndarjet buxhetore është i dëmshëm.

Pas miratimit në lexim të parë të buxhetit të shtetit për vitin 2025, mazhoranca votoi njëzëri që shqyrtimi i dytë i projeksionit buxhetor të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Deputetët kanë afat deri nesër t’i dorëzojnë propozimet e amendamenteve.

Për organizatat që monitorojnë punën e Kuvendit, vazhdimi i praktikës së votimit me procedurë të shpejtuar, të projektligjit mbi ndarjet buxhetore është i dëmshëm.

“Kjo qasje i pamundëson komisioneve parlamentare që të organizoj dëgjime buxhetore organizatat e linjës dhe të marrë nga ata info pse duhet të këtë shtim apo reduktim të buxhetit, në këtë mënyrë, votimi i buxhetit po shndërrohet në një shabllon ku deputetët e shumicës nuk marrin parasysh propozimet e opozitës dhe në raste as të vet deputetëve të tyre, nëse këto bien ndesh me strukturën buxhetore si të tillë”, tha Eugen Cakolli, Instituti Demokratik i Kosovës.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se praktika e shqyrtimit të buxhetit me shmangie nga afatet procedurale, të parapara me rregulloren e Kuvendit, sipas tij, është praktikë e dëmshme, është praktikë e keqqeverisjes dhe është praktikë jodemokratike.

Ai kritikoi edhe mospërfshirjen e amendamenteve të propozuara më herët nga opozita parlamentare.

“Asnjë amendament i opozitës parlamentare nuk është miratuar, nuk u përkrah, as miratuar nga shumica parlamentare dhe as nga ministri i financave”, tha Jakaj.

Projektbuxheti për vitin 2025 në vlerë mbi 3.6 miliardë eurosh, pritet të votohet në lexim të dytë më 21 nëntor.

You Might Also Like

Basha: Keqardhje për mungesën e kuorumit në Kuvend

Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Basha tha se seanca mbetet e hapur, ndërpret diskutimet

EULEX prezanton Raportin e Monitorimit të Drejtësisë 2025

Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

TAGGED: #Buxheti 2025
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Taxhikistani i këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë për në Rusi

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Tkurrja e konsumit, bie volumi i mallrave të përpunuara në porte, por rritet ndjeshëm transporti i pasagjerëve
Turistët vizitojnë Luginën e Vdekjes për ta përjetuar të nxehtin rekord
Rriten çmimet e produkteve ushqimore
Apel për qytetarët nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Mos bini pre e mashtrimeve në platforma të komunikimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?