“Përveç Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Akademisë së Forcave të Armatosura, dyert ndaj forcave të FSK-së i kanë hapur edhe njësi të tjera të FA-së, pasi në fushën e sigurisë Kosova dhe Shqipëria kanë shumë dimensione bashkëpunimi.

Ditët e fundit, pilotët e FSK-së nisën fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike”, thuhet nga Forcat Ajrore të-Shqipërisë.

Tutje theksohet  se ata, bashkë me teknikët e FSK-së, po asistohen nga instruktorët e Forcës Ajrore  të Shqipërisë për ruajtjen e reflekseve të fluturimit, aq i domosdoshëm për ekuipazhet .