By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat dhe përdorimi i inteligjencës artificiale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mediat dhe përdorimi i inteligjencës artificiale
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat dhe përdorimi i inteligjencës artificiale

Kosova Times
Last updated: 2024/11/14 at 10:52 PM
Kosova Times Published November 14, 2024
Share
SHARE

Një studim i Qendrës për transparencë dhe informim të lirë mbi nevojën e ngritjes së kapaciteteve në mediat audiovizive për përdorimin e inteligjencës artificiale në pajtim me standardet etike dhe profesionale të gazetarisë, u paraqit sot në Universitetin e Shkodrës në prani të studentëve të gazetarisë.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, studimi nxjerr në pah faktin se televizionet në Shqipëri janë në hapat e parë të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe se redaksitë, gjatë përdorimit të saj, duhet të marrin parasysh etikën në fushën e gazetarisë.

Studimi i Qendrës për transparencë dhe informim të lirë, mbështetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, analizon edicionet e lajmeve në 9 televizione në Shqipëri, duke arritur në përfundimin se gatishmëria për përdorimin e inteligjencës artificiale është ende e ulët, në masën 25 për qind.

Ndërkohë, thotë drejtuesi i qendrës, Sami Neza, mediat perëndimore kanë avancuar në përfshirjen e AI gjatë përgatitjes së lajmeve dhe përshtatjes së kodeve të etikës, që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në ndërtimin e lajmeve.

“Redaksitë televizive në përgjithësi janë ende të papërgatitura për përdorimin e inteligjencës artificiale. Kur themi të papërgatitura kjo nuk do të thotë se nuk kanë njohuri, por nuk kanë ende këto objektiva dhe nuk kanë ndërtuar strategji në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale. Kjo është shumë e rëndësishme sepse, përpara se t’a përdorësh AI-në duhet të jesh shumë i qartë se ku do ta përdorësh dhe për çfarë do ta përdorësh”.

Studimi thekson faktin se, gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti, janë regjistruar vetëm 4 raste të përdorimit të AI në ndërtimin e lajmeve.

Drejtuesi i Qendrës për transparencë dhe informim të lirë, Sami Neza, thotë se inteligjenca artificiale pritet të ndikojë gjithnjë e më shumë edhe në prodhimet televizive në Shqipëri, duke paraqitur njëherazi edhe sfida për gazetarët, sidomos në lidhje me etikën, besueshmërinë dhe integritetin e gazetarisë.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për mediat audiovizive që të përforcojnë kodet e etikës në mënyrë që të përballojnë zbatimin e inteligjencës artificiale, ose të përballojnë ato probleme që lindin përgjatë përdorimit të inteligjencës artificiale sidomos në çështjet e lajmeve, pasi dihen disa problematika që prodhon përdorimi i inteligjencës artificiale në newsroom siç është njëanshmëria, disinformimi, keqinformimi, lajthitja e AI-së për shkak se nuk ka informacionin e duhur”.

Për drejtuesin e departamentit të letërsisë dhe komunikimit në Universitetin e Shkodrës, Arben Prendin, duke patur parasysh përvojat e mediave perëndimore, është e rëndësishme përgatitja që në Universitet e brezit të ri të gazetarëve me përdorimin e Inteligjencës artificiale, përparësitë dhe rreziqet që paraqet ajo.

“Sidomos në programin gazetari dhe komunikim kjo lëndë do të ishte mjaft e dobishme dhe pjesë e formimit të veçantë të studentëve të këtij programi. Po, besoj se lënda e inteligjencës artificiale duhet të futet masivisht në programin e bachelor-it madje edhe në programet master dhe duhet të jetë një mundësi më shumë për specializimin e studentëve në mënyrë që ata, këtë instrument të fuqishëm, t’a përdorin në të gjitha punët dhe projektet e tyre në fushën e gazetarisë”.

Sipas studimit, në fazën e tanishme asnjë televizion në Shqipëri nuk është i përgatitur plotësisht për përdorimin e inteligjencës artificiale, ndërsa dy prej tyre janë të vonuar. Sporadike, sipas studimit, janë edhe nismat e vetë reporterëve apo grafistëve në këtë fushë.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

TAGGED: #Inteligjencë artificiale, #Mediat
Kosova Times November 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: Tejet i rrezikshëm zhgënjimi i ShBA-ve dhe aleatëve ndërkombëtarë me Qeverinë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 28, 2022
Bajrami: Për shkak të çmimeve të larta një shoqni e zhytur në borxhe
LDK mobilizon strukturat e saj në vend dhe mërgatë
Krasniqi pas fitores: Faleminderit populli im, faleminderit Prishtinë
Si ndodhi njohja e Palestinës nga Franca: Izraeli ushtroi presion të fortë dhe kërcënoi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?