By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore
January 23, 2026
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani bisedon me Hovenierin për ndryshimet në administratën amerikane pas fitores së Trumpit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani bisedon me Hovenierin për ndryshimet në administratën amerikane pas fitores së Trumpit
Ballina 1Lajme

Osmani bisedon me Hovenierin për ndryshimet në administratën amerikane pas fitores së Trumpit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/14 at 7:59 PM
Kosova Times Published November 14, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane, pasi Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA javën e kaluar.

Zyra e Osmanit njoftoi se ky ishte një takim i rregullt i presidentes me ambasadorin amerikan, i cili është i pari mes tyre prej se Trumpi fitoi zgjedhjet më 5 nëntor.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike bipartizanë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Osmani tha në takim se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë “ekzistenciale” dhe se shpreson se edhe me administratën e re të presidentit të zgjedhur Trump, do të vazhdojë bashkëpunimi i “shkëlqyeshëm” dhe se ajo do të vazhdojë ta ketë në vëmendje Kosovën.

Fitorja e republikanit Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA ka sjellë paqartësi edhe në Kosovë.

Njohësit politikë në Kosovë dhe të huaj, kanë shprehur qëndrime të ndara për ndikimet që kjo administratë do të ketë mbi Kosovën.

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha javën e kaluar për Radion Evropa e Lirë se është optimist se Trump sjell një “mundësi pozitive për Kosovën dhe rajonin”.

Por, për Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin “as edhe një gjë pozitive” për Ballkanin nuk mund të vijë nga kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë mandatit të parë të Donald Trump si President i SHBA-së (2016-2020), administrata e tij u përqendrua fuqimisht në atë që e quajti “normalizim ekonomik” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 2020, Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Trump, nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.

Synimi kryesor, sipas kësaj administrate, ishte që bashkëpunimi ekonomik t’i vendoste “në plan të parë përfitimet e qytetarëve, duke i ulur tensionet politike në rajon”.

Gjithashtu, në administratën e parë të Trumpit ka pasur disa zyrtarë, si këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e “korrigjimeve territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

Pranohet në prova intervista e Kilajt në rastin `administrimi i drejtësisë`

Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve

Peci dhe kreu i KFOR-it flasin për ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët

Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale

Gërvalla: Marrëdhëniet me Turqinë forcojnë paqen dhe dialogun në rajon

TAGGED: #Jeff Hovenier, #Vjosa Osmani
Kosova Times November 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

IKShPK-ja apelon që fëmijët ta marrin vaksinën e fruthit

Kosova Times Kosova Times January 25, 2024
Pendarovski viziton Kosovën
Këshilli Prokurorial i Kosovës merr disa vendime të rëndësishme
Policia shqiptoi 2.456 gjoba trafiku për 24 orë
Manuali i Kremlinit se si propagandistët duhet të përmbledhin vitin 2022
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?