By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse
November 23, 2025
Këto kube çokollate janë shumë të shijshme dhe mund t’i hani para ose pas një stërvitjeje në vend të një kokteje proteinash
November 23, 2025
Pjekja e preferuar e së dielës për 4 persona
November 23, 2025
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
November 23, 2025
Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritet numri i fëmijëve me diabet, kërkohen kushte me të mira për trajtim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Rritet numri i fëmijëve me diabet, kërkohen kushte me të mira për trajtim
Ballina 1Shëndetësi

Rritet numri i fëmijëve me diabet, kërkohen kushte me të mira për trajtim

Kosova Times
Last updated: 2024/11/14 at 10:14 PM
Kosova Times Published November 14, 2024
Share
SHARE

Vetëm gjatë një dite rreth 70 persona më diabet kërkojnë ndihmë mjekësore, kurse brenda vitit rreth 15 mijë pacientë.

Kështu kanë bërë me dije për Radio Kosovën nga Klinika e Endokrinologjisë në QKUK me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, teksa prindërit e fëmijëve me diabet në Kosovë apelojnë te Ministria e Shëndetësisë që të krijojnë kushte më të mira për trajtimin e diabetit.

Ndonëse në Kosovë nuk kemi të dhëna të sakta se sa persona vuajnë nga diabeti, endokrinologët thonë se ka rritje të rasteve. Diabeti është një sëmundje kronike e që karakterizohet me çrregullim të metabolizmit. Kështu ka thënë për Radio Kosovën endokrinologu Agron Spahia, i cili tha se ekzistojnë disa tipa të diabetit, por dy janë më kryesorët : Diabeti  i tipit 1 dhe Diabeti tip 2. Ai thotë se shifrat në botë janë shqetësuese për sa u përket personave me diabet.

“Të dhënat e fundit epidemiologjike janë mjaft shqetësuese sa i përket numrit të pacienteve me diabet si dhe paraqitjes së rasteve  të reja me sëmundjen e sheqerit. Ç’do i dhjeti banor në gjithë botën, me siguri edhe tek ne në Kosovë, meqenëse nuk kemi të dhëna të sakta  është i prekur  nga sëmundja e sheqerit. E që brenda njëzet viteve  pritet që ky numër i pacienteve të rritet ne shtatëqind milion njerëz në mbarë botën”, ka thënë Spahiu.

Në Ditën Botërore të Diabetit, prindërit e fëmijëve me diabet në Kosovë apelojnë institucionet shëndetësore, gjegjësisht Ministrinë e Shëndetësisë, që të ofrojnë kushte më të mira për trajtim të diabetit për fëmijët, pasi thonë se sëmundja e diabetit ka një kosto të lartë.

“Shpenzimet që kanë të bëjnë më diabetin janë të mëdha. Senzoret  që i blejmë për monitorimin e sheqerit për djalin tonë, një senzor kushton 70 euro dhe zgjatë vetëm  14 ditë,  ndërsa për një muaj na duhen me shumë, që na kushtojnë  140 euro vetëm për senzor pa i përfshire shpenzimet e tjera. Në Ditën Botërore të Diabetit i bëj thirrje institucioneve  që këta fëmijë, që janë të këtij vendi,  duhet t’u zgjatët dora e ndihmës nga ana e shtetit  sepse këta fëmijë  janë fëmijë të këtij vendi dhe do të kontribuojnë për këtë vend”, kanë thënë prindërit.

Në Ditën Botërore të Diabetit endokrinologët apelojnë që të ketë kujdes të shtuar me matjen e sheqerit në gjak.

Ata bëjnë me dije se rrezikshmëria më e madhe e diabetit është që personat me këtë sëmundje të mos diagnostikohen në gjendje të komplikimit akut që ndryshe thirret ketoacidozë diabetike dhe kjo gjendje sipas mjekëve, është e rëndësishme që të parandalohet e sidomos të moshat e reja.

You Might Also Like

Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Gastroenterologët paralajmërojnë se ky ushqim, i preferuari i shumë njerëzve, shkatërron shëndetin e zorrëve

Ekipi i neurokirurgjisë i shpëton jetën 48-vjeçares pas një operacioni 7-orësh

Sallahu: Pasuria që s’përputhet me të ardhurat do të konfiskohet

TAGGED: #Diabet, #Fëmijët
Kosova Times November 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Katër komunat e veriut janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kosova Times Kosova Times March 20, 2024
Kurti bëri homazhe në Kompleksin e Martirëve në Çikatovë të re
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Francës
Pllenkoviq: Beogradi nuk ka dhënë shpjegim për dëbimin e diplomatit kroat
Konjufca: Kadare, enciklopedia më e plotë e identitetit shqiptar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?