By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku në Podujevë: energjia juaj është zemra e LDK-së, së bashku do të sjellim ndryshimin e madh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku në Podujevë: energjia juaj është zemra e LDK-së, së bashku do të sjellim ndryshimin e madh
Lajme

Abdixhiku në Podujevë: energjia juaj është zemra e LDK-së, së bashku do të sjellim ndryshimin e madh

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 10:21 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar “Turneun e Ndryshimit” në qytetin e Podujevës, një nga bazat e rëndësishme të partisë, duke theksuar se kjo komunë ka një rol kyç në udhëheqjen e ndryshimeve që po ndodhin në Kosovë. Gjatë një takimi emocionues me mbështetësit e tij, Abdixhiku tha se Podujeva është shumë më tepër se një qytet që pret ndryshimin, ajo është lideri i ndryshimit.

“Podujeva nuk e pret ndryshimin të vijë – ajo donë ta udhëheqë atë!” – tha Abdixhiku duke nënvizuar angazhimin dhe motivimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të këtij rajoni për të mbështetur transformimin që LDK-ja po kërkon ta sjellë. Ai falënderoi doktorin Ekrem Hyseni, kryetarin e degës së LDK-së në Podujevë, për përkushtimin dhe mbështetjen e tij, duke e quajtur këtë takim një moment të rëndësishëm për të gjithë Lidhjen.

Në një atmosferë plot entuziazëm, Abdixhiku foli për energjinë dhe shpresën që lëshon Podujeva, duke theksuar se ky qytet është i gatshëm të udhëheqë ndryshimin që i nevojitet Kosovës. “Prapa dorështrëngimeve të shumta, buzëqeshjeve plot shpresë, dhe thirrjeve tuaja të njëzëshme shkëlqen dëshira e zjarrtë për ndryshimin e madh që do ta sjellim bashkë,” u shpreh ai.

Ai gjithashtu vlerësoi ecurinë e “Turneut të Ndryshimit” që ka përshkuar shumë qytete të Kosovës, duke e cilësuar momentum-in e Lidhjes Demokratike të Kosovës si të pamohueshëm dhe të padiskutueshëm. “Nga Prishtina në Viti, nga Peja në Shtime, e sonte këtu në Podujevë – momentumi i Lidhjes është i pamohueshëm! Është i padiskutueshëm!” theksoi Abdixhiku, duke shtuar se ky turne është më shumë se një fushatë politike – është një lëvizje që ka marrë jetë dhe që është mbështetur nga qytetarët që duan ndryshim të vërtetë.

Në mes të kësaj energjie dhe motivimi, ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është e bashkuar rreth një vizioni të qartë dhe të fuqishëm për të ardhmen e Kosovës, ku rinia ka mundësi të realizojë ëndrrat e saj dhe ku secili qytetar jeton me dinjitet. Abdixhiku beson se ky vizion është më shumë se një ide, por një qëllim që do të realizohet së bashku me qytetarët.

“Ky turne nuk është vetëm një tubim politik, por një lëvizje që po rritet çdo ditë,” u shpreh ai, duke shtuar se LDK-ja është mbështetur nga idealet dhe ëndrrat e qytetarëve që duan një Kosovë më të mirë.

Në fund, Abdixhiku i bëri thirrje qytetarëve të Podujevës dhe të gjithë Kosovës që më 9 shkurt të bashkohen dhe të jenë pjesë e ndryshimit të madh që po vjen. “Me 9 shkurt, le të bashkohemi edhe një herë si kurrë më parë për Kosovën që duam. Me 9 shkurt – BËHU NDRYSHIMI!” përfundoi ai, duke mbushur audiencën me energji dhe besim për të ardhmen.

Ky takim në Podujevë u shoqërua me pasionin e qytetarëve, të cilët janë të vendosur të luajnë një rol kyç në transformimin e Kosovës, duke mbështetur vizionin e Lumir Abdixhikut dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

TAGGED: #Lumir Abdixhiku, #Podujevë, #Turneu i ndryshimit
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti takoi homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen

Kosova Times Kosova Times January 18, 2024
Çeku: Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre
Ministria ruse tha se kishte tërhequr trupat nga prapa Dnieper pa humbje! – A është e mundur?
Osmani uron Emiratet e Bashkuara Arabe me rastin e Ditës Kombëtare
Mjeku shqiptar për vrasjen e shtatzënës: Vetëm 7 minuta kohë për të shpëtuar foshnjën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?