By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Shëndetësi

Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 11:16 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Ekspertët e shëndetit thonë se ecja është një mënyrë e lehtë për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, për të forcuar gjendjen fizike dhe për të parandaluar sëmundjet. Doktoresha amerikane Sarah Eby thotë se njerëzit duhet të shtojnë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ushtrimeve të tyre fizike, duke përfshirë ushtrime si ngritja e peshave, apo joga për një shëndet të mirë.

Ndërsa ecja nuk është ushtrimi i vetëm që njerëzit duhet të bëjnë, sipas mjekëve ajo është një hap i parë i madh drejt një jete më të shëndetshme.

“Nuk keni nevojë për asnjë pajisje dhe nuk keni nevojë për të paguar për një anëtarësim në palestër. Ecni dhe përfitimet janë të mëdha”, thotë Sarah Eby, eksperte e mjekësisë sportive nga organizata jo qeveritare ‘General Mass Brigham’.

Ecja mund të ndihmojë në përmbushjen e rekomandimit të dhënë nga autoritetet e shëndetit publik, që të rriturit të bëjnë të paktën 2 orë e gjysmë aktivitet fizik, me intensitet të moderuar, çdo javë.

Kjo ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut, demencës, depresionit dhe shumë llojeve të kancerit.

Ecja gjithashtu është një ushtrim i lehtë për trupin, ndërsa forcon zemrën dhe mushkëritë.

“Nga pikëpamja e përfitimeve shëndetësore, 150 minuta aktivitet aerobik çdo javë mund të sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, rrezik më të ulët të sëmundjes së arterieve koronare, goditjes në tru, hipertensionit, diabetit, si dhe shumë lloje të kancereve. Ecja ndihmon për uljen e ankthit, depresionit dhe përmirëson gjumin. Mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes nga Alchajmeri dhe demencat e tjera”, thotë doktoresha Eby.

Megjithatë, ajo shton se ecja nuk është tërësisht e mjaftueshme pasi nuk forcon muskujt.

“Përveç ecjes, ne rekomandojmë dy ditë ushtrime për forcimin e muskujve. Kjo mund të jetë ngritje e peshave apo diçka e ngjashme”, thotë doktoresha Eby.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e kockave të grave në moshë.

Ekspertët rekomandojnë shtimin e aktiviteteve të tilla të paktën dy herë në javë duke shkuar në palestër, si dhe bërja e ushtrimeve që përmirësojnë fleksibilitetin si joga.

Një çështje që përmendet shpesh është nëse është e mjaftueshme bërja e 10 mijë hapave në ditë?

Pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për këtë synim, i cili filloi në kuadër të një fushate marketingu të viteve 1960, në Japoni. Ekspertët, megjithatë, theksojnë se ky është vetëm një udhëzim.

“Ne të gjithë kemi dëgjuar për bërjen e 10,000 hapave në ditë. Kjo u nxit nga një fushatë reklamuese në vitet 1960 që mbijetoi në mendjen e njerëzve pavarësisht se nuk është vërtet e bazuar në ndonjë zbulim shkencor”, shpjegon doktoresha Eby.

Vendosja e një objektivi kohor mund të jetë gjithashtu e dobishme. Doktoresha Eby sugjeron 150 minuta në javë, të ndara në 30 minuta ecje në ditë.

“Në këtë mënyrë, kjo është një shëtitje e shpejtë 30 minutëshe, pesë ditë në javë dhe me këtë keni treguar kujdes ndaj vetës”.

Gjatë motit të keq, njerëzit mund të ecin në ambiente të mbyllura si qendrat tregtare apo duke përdorur pajisjet për ecje dhe vrapim në palestër.

Me kalimin e kohës dhe përgatitjen fizike, mund të shpejtohet ritmi i të ecurit, ose duke ecur në rrugë të përpjeta.

Ecja me miqtë, ose me kafshët shtëpiake, si qentë, është një mënyrë tjetër motivimi për të ecur.

Një tjetër mundësi është t’i bashkohesh një klubi. Grupe të tilla gjenden gjithandej Shteteve të Bashkuara që synojnë të ndihmojnë njerëzit të arrijnë qëllimet e tyre të ecjes. /Associated Press/

You Might Also Like

Pse këtë lëng duhet konsumuar të gjithë njerëzit në moshë?

A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup

Pse njerëzit po bëjnë më pak seks sot sesa 30 vjet më parë: Problemi është tek…

Zbulohet sekreti i një figure perfekte – ushqimi i zakonshëm nga frigoriferi shkrin kilogramët më shpejt se një dietë

15 mijë pacientë me diabet trajtohen çdo vit në Klinikën e Endokrinologjisë

TAGGED: #Ecja, #Shëndeti
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dinamo i Kievit nuk i dërgon futbollistët për t’u stërvitur në Serbi

Kosova Times Kosova Times July 22, 2023
Macron u ofron evropianëve raketa bërthamore
Restauranti më i mirë në botë Noma do të mbyllet për rishpikje në fund të vitit 2024
Supremja e vlerëson të bazuar ankesën e PDK-së kundër vendimit të PZAP-së
Shefi i EULEX-it dënon sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potoka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?