By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lumnimi i dy martirëve të Kishës në Shqipëri dhe Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lumnimi i dy martirëve të Kishës në Shqipëri dhe Kosovë
Ballina 2Rajon / Botë

Lumnimi i dy martirëve të Kishës në Shqipëri dhe Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 8:43 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Mesha solemne dhe riti i Lumnimit të dy martirëve të rinj të kishës katolike në Shqipëri dhe Kosovë, Don Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, u mbajt sot në Katedralen e Shën Shtjefnit në qytetin e Shkodrës në prani të Ipeshkvijve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë si dhe një numri të madh të besimtarëve, brenda dhe jashtë katedrales.

Riti i Lumnimit të Don Gazullit dhe Atë Paliq u kryesua nga i dërguari i posaçëm i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, Eminenca e Tij Kardinal Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve.

Arqipeshkvi Shkodër-Pultit, Imzot Angelo Massafra tha gjatë fjalës së tij se, Don Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq kanë dëshmuar me jetën e tyre se vazhdojnë t’i japin lavdi Hyut.

“Sot, nga Shqipëria e vogël, në mbarë kishën dhe para mbarë botës, Krishti është dëshmuar edhe një herë me forcën e martirizimit. Martirë të rinj të Lumë u bashkuan me 38 të Lumët e vitit 2016, ndërsa mbetet gjithnjë e hapur lista e burrave dhe grave që edhe sot, me jetën e tyre vazhdojnë t’i japin lavdi Hyut duke ushqyer fenë dhe guximin e popullit të krishterë”.

Lumnimi i martirëve Don Gjon Gazulli nga Shqipëria dhe At Luigj Paliq nga Kosova e çon në 40 numrin e martirëve të kishës, shpallur të Lumë nga Ati i Shenjtë. Tetë vite më parë, më 5 nëntor të vitit 2016, po në Shkodër, u shpallën të Lumë 38 martirët e parë të kishës në Shqipëri, të cilët i qëndruan përndjekjes nga regjimi komunist i kohës, duke u martirizuar në mbrojtje të besimit të tyre fetar.

Don Gjon Gazulli u lind në Dajç të Zadrimës në vitin 1893. Studioi në Itali, Francë dhe Austri dhe u shugurua meshtar në vitin 1919. Si kundërshtar i vendosur i qeverisë së Mbretit Zog, ai kundërshtoi qëndrimin që mbahej ndaj Dukagjinit, Pukës dhe Mirditës. Për këtë arrestohet dhe dënohet me varje në vitin 1926.

Ndërsa Atë Luigj Paliq u lind në Janjevë të Kosovës në vitin 1879. Studioi në Itali dhe u shugurua meshtar në vitin 1901. Shërbeu në Kosovë, në famullinë e Pejës, të Gllogjanit si dhe në Gjakovë dhe Arqipeshkvinë e Shkodrës. U martirizua në Janosh, afër Gjakovës, në mars 1913, pasi nuk pranoi të bëhej prift ortodoks.

Gjatë ritit të Lumnimit, arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra i kërkoi Prefektit të Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve Kardinal Marcello Semeraro që t’i përcjellë Papa Françeskut mirënjohjen për vlerësimin që ai i ka bërë martirëve të kishës dhe popullit shqiptar.

“ Duke falënderuar Hyun, i cili nëpërmjet martirëve tanë na dha shembullin e qëndrimit të fortë dhe deri në vdekje, ju lutem t’i paraqisni Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, mirënjohjen tonë për dhuratën që t’i numërojë ndër të Lumët shërbëtorin e Hyut, Luigj Paliq dhe shërbëtorin e Hyut, Gjon Gazullin”.

You Might Also Like

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

Axhenda ndërkombëtare

Zjarr në një dyqan në Meksikë. Më shumë se 20 të vdekur

TAGGED: #Atë Luigj Paliq, #Don Gjon Gazulli, #Lumnimi
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia i zë në flagrancë tre persona duke prerë dru në malet e Jezercit

Kosova Times Kosova Times July 20, 2024
Propaganda ruse anashkalon sanksionet e BE-së duke përdorur faqet pasqyruese
Zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në fillim të Pranverës
Fillojnë konsultimet ruso-amerikane në Stamboll
Osmani: Autorët e sulmit ndaj KFOR-it ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?