By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i duan “të vetët”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i duan “të vetët”
Ballina 1Lajme

Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i duan “të vetët”

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 2:47 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Nëpërmjet komunikimit, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve!

Ky është slogani i fushatës për promovimin e punës së Policisë së Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri, e cila filloi më 13 nëntor në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës tha se u ka shpërndarë qytetarëve fletëpalosje informuese dhe se ata janë shprehur “të kënaqur me punën e policisë”.

Por, disa qytetarë nga veriu i Kosovës, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, mohojnë se janë të kënaqur me punën e policisë dhe theksojnë se “nuk kanë besim”.

Miodrag Milliqeviq, nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut, thotë se “injorimi i realitetit nga ana e policisë, tregon se sa e keqe është situata në terren”.

“Ankesat e shumta nga qytetarët duhet të jenë zile zgjimi për policinë, por edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës”, thotë Milliqeviq për Radion Evropa e Lirë.

Përndryshe, fushata e Policisë së Kosovës vjen pas pohimeve gjithnjë e më të shpeshta të qytetarëve dhe aktivistëve në veri, se policia “shkel të drejtat e njeriut” dhe, madje, ka edhe raste të “përdorimit të tepruar të forcës”.

Në fund të tetorit, dy policë të Kosovës u suspenduan me propozim të Inspektoratit Policor, për shkak të dyshimit se, më 26 tetor, kanë keqtrajtuar qytetarin e Mitrovicës së Veriut, Millosh Subotiq.

Për shkak të atij rasti, një grup i organizatave joqeveritare e ndërpreu bashkëpunimin me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, i cili mbikëqyr punën e Policisë në Kosovë.

Grupi u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike që ta adresojnë problemin e sjelljes së policisë në komunat në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës thotë se fushata për promovimin e punës së saj do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në të gjitha komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Qëllimi i saj thuhet se është “ndërtimi i besimit”.

Besim “vetëm nëse kthehen tanët”

Suzana nga Leposaviqi thotë se kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe besim, por thekson se situata në terren është ndryshe.

“E kanë tepruar. Policia speciale të kontrollon gjatë gjithë kohës në rrugë. Nuk mund të ndalosh askund”, thotë ajo.

Zorani nga Leposaviqi thotë se nuk ka bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve dhe se këta të fundit, shpeshherë, ndihen “të kërcënuar” nga vetë policia.

“Ne nuk jemi mendjelehtë, e dimë se çfarë është ligji, por duhet të na trajtojnë pak më ndryshe”, thotë ai.

Për të ndryshuar situata, Zorani thotë se është e nevojshme që në mesin e policëve në veri të Kosovës, të ketë më shumë nga komuniteti serb.

“Le të vijnë njerëzit tanë, të punojnë njerëz që janë nga ky vend, që e njohin popullin dhe mentalitetin. Është e gjitha psikologji – në njëfarë mënyre”, thotë ai.

Edhe Suzana thotë se besimi në Policinë e Kosovës mund të kthehet vetëm nëse pjesëtarët e komunitetit serb kthehen në radhët e saj.

“Ashtu siç ishte më parë… Le të kthehen edhe gjyqtarët tanë. Atëherë, mund të kemi më shumë besim”, thotë ajo.

Mbi 500 policë nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, në kuadër të tërheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe të makinave.

Në atë kohë, dorëheqje dhanë edhe punonjësit e drejtësisë dhe të administratës lokale.

Ndërkohë, në mes të shtatorit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, por, një gjë e tillë, sipas deklaratave të autoriteteve të Kosovës, nuk është e mundur kur bëhet fjalë për policët.

“Ne i kemi pritur ata zyrtarë rreth 30 ditë për t’i rishikuar potencialisht vendimet e tyre. Kjo nuk ka ndodhur. Ne kemi vazhduar me punën tonë të përditshme. Kemi vazhduar me proceset e rekrutimit të pjesëtarëve [të rinj] të komunitetit serb”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 24 shtator.

Ai shpjegoi se kthimi i policëve që janë larguar nga pozitat e tyre, tani nuk është i mundur, pasi ligjet në fuqi nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Policia e Kosovës: Po mundohemi të krijojmë besim

Nga Policia e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se, aktualisht, në veri janë 68 policë nga komuniteti serb dhe se njësitë në terren janë multietnike.

Shtojnë se janë të kënaqur me reagimin e qytetarëve ndaj promovimit të punës së policisë në veri, por se janë të vetëdijshëm se ka edhe kritikë.

“Ne po mundohemi t’ua bëjmë me dije qytetarëve se duhet të kenë besim në Policinë e Kosovës”, thotë Erduan Baliq, nga Policia e Kosovës e Rajonit të Veriut.

Ai thekson se policia është në shërbim të të gjithë qytetarëve në veri të Kosovës dhe se ligjet duhet të zbatohen kudo – pa përjashtim.

“Policia po relativizon pakënaqësitë e qytetarëve”

Milliqeviq, nga organizata joqeveritare Aktiv, thotë se besimi në Policinë e Kosovës është në nivel shumë të ulët dhe se këtë e ka treguar edhe hulumtimi i kësaj organizate “Analiza e trendeve”.

“Janë të shumta ankesat për punën dhe sjelljen e policisë, për trajtimin e komuniteteve pakicë, për sjelljet e pahijshme. Ky është realiteti dhe këtë na e thonë drejtpërdrejt qytetarët”, thotë ai.

Sipas tij, hulumtimi i sektorit joqeveritar duhet të jetë bazë për policinë nëse vërtet dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me qytetarët e veriut, e jo “t’i relativizojë” ankesat.

“Nëse duam të flasim realisht për rritjen e besimit, policia duhet t’i shikojë të gjitha aspektet e pakënaqësisë së qytetarëve dhe, në bashkëpunim me ta, të dalë me modalitete përgjithësisht të pranueshme”, thotë Milliqeviq.

Aktiv është një nga pesë organizatat e shoqërisë civile që, për shkak të sjelljes së policisë, e ndërpreu bashkëpunimin me EULEX-in deri në publikimin e raportit për procedurën hetimore në rastin e Millosh Subotiqit, qytetarit të Mitrovicës së Veriut, i cili tha se është rrahur nga policia.

Milliqeviq thotë se kanë vendosur të ndërmarrin një hap kaq radikal, sepse rasti i Subotiqit është “pika që ka mbushur gotën e pakënaqësive në tre vjetët e fundit”.

“Ne nuk kemi pasur reagim adekuat ndaj brutalitetit të policisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë ai.

Milliqeviq kujton se, dy vjet më parë, ai personalisht ka pësuar një formë të dhunës nga njësia speciale e Policisë së Kosovës. Ai thotë se Inspektorati Policor i Kosovës ia ka dorëzuar rastin Prokurorisë, por prej saj, deri më sot, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Nëse të gjitha këto raste, përfshirë edhe timin, do të hetoheshin deri në fund, do të krijohej së paku një shkallë pak më e lartë besimi”, thotë ai.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka thënë më herët REL-it se është në dijeni për ankesat e qytetarëve nga komuniteti serb në veri të Kosovës, lidhur me punën e policisë, dhe se është duke bashkëpunuar ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ajo ka thënë, po ashtu, se është duke bërë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve, që rastet t’i raportojnë në Inspektorat, nëse mendojnë se policia nuk i trajton siç duhet.

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

TAGGED: #Policia e Kosovës, #Veri
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takoi ekspertët e Ballkanit Perëndimor, i njoftoi me rezultatet e qeverisjes

Kosova Times Kosova Times April 6, 2023
Lirohet gazetarja e REL-it, Alsu Kurmasheva, në këmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit
Barcelona, klubi më i mirë i futbollisteve
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Zgjedhjet e jashtëzakonshme solucion i vetëm për dalje nga kriza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?