By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si i përgjigjet inteligjenca artificiale fqinjeve per vendpushimet më të mira në rajon
August 3, 2025
Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
August 3, 2025
Gjykata Speciale jashtë mbikëqyrjes institucionale të Kosovës (Video)
August 3, 2025
Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë
August 3, 2025
Durmishi: Njëra urë mbi lumin Ibër gati, mbetet vetëm asfaltimi
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Republikanët optimistë se Trump do t`i japë fund luftës Rusi-Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Republikanët optimistë se Trump do t`i japë fund luftës Rusi-Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Republikanët optimistë se Trump do t`i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 10:58 AM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t`i dhënë fund konfliktit.

Ligjvënësit i thanë Shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se janë optimistë se zoti Trump mund ta arrijë qëllimin e tij.

Ligjvënësi republikan Mike Waltz, i cili u emërua nga zoti Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha Zërit të Amerikës se “presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se ai është përqendruar tek përfundimi i luftës dhe jo tek vazhdimi i saj”.

Zoti Waltz tha se edhe pse zoti Trump nuk foli mbi luftën në Ukrainë kur u takua me ligjvënësit të mërkurën, diskutimet mbi këtë çështje po ndodhin “nga ana tjetër”, por pa dhënë detaje mbi këtë.

Ligjvënësi republikan Mike Rogers, i cili shërben si kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se beson tek aftësia e zotit Trump për të negociuar një armëpushim.

“Pres që presidenti të negociojë një armëpushim përpara fundit të vitit”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Kur u pyet se si Shtetet e Bashkuara do të ushtronin presion ndaj Rusisë që ajo të ulë armët, ligjvënësi tha se “e kishte një ide, por nuk do të jepte detaje mbi të”.

Mediat amerikane njoftuan se javën e kaluar zoti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin ku i kërkoi atij të mos e përshkallëzonte luftën. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”. Kremlini nga ana tjetër tha se një telefonatë e tillë nuk ishte zhvilluar.

Ligjvënësi republikan Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka qenë një mbështetës i fuqishëm i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, i tha Zërit të Amerikës se zoti Trump dëshiron të ketë një “prani ushtarake shumë të fortë në Evropë”, si pjesë e përpjekjeve për parandalim, që përfundimisht do të çonte në një periudhë negocimi”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk beson se Ukraina aktualisht ndodhet në pozita të favorshme për negociata të suksesshme me Rusinë.

Moska dhe Kievi janë përfshirë në beteja të ashpra në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa është rritur pasiguria rreth asaj se si do të ndikojë në luftë presidenca e zotit Trump dhe nëse të dyja palët do të nxiten për negociata. Analistët thonë se të dyja palët po kërkojnë të rrisin territorin që kontrollojnë, përpara se të zhvillohen negociata.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion ndaj Rusisë që ajo të ulet në tryezën e bisedimeve, ligjvënësi republikan Tom Cole, i tha Zërit të Amerikës se “ata duhet të binden mbi atë se çfarë është në interesin e tyre më të mirë”.

Zoti Cole tha se lufta ka qenë një katastrofë për Rusinë, duke vënë në dukje se konflikti shtyu Suedinë dhe Finlandën t’i bashkoheshin NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të formuar në vitin 1949, për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik.

Ai tha se bisedimet në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë çuar ende në ndonjë plan përfundimtar për luftën Rusi-Ukrainë, por shtoi se “ka shpresë se Presidenti Trump mund ta çojë drejt fundit e me shpejtësi këtë konflikt në Evropë – konfliktin më të rëndë që ka përfshirë kontinentin që nga viti 1945”.

Zoti Trump nuk ka dhënë ende detaje se si do ta përmbushë premtimin e tij të fushatës për t’i dhënë shpejt luftës fund. Gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator zoti Trump tha se “mund të bëjë diçka që është e mirë të të dyja palëve”.

Kur u pyet në atë kohë nëse Ukraina duhet t’i dorëzonte Rusisë një pjesë të territorit të saj, për t’i dhënë fund luftës, zoti Trump tha se: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Nënpresidentja Kamala Harris tha gjatë fushatës elektorale se sugjerimet e kampit të zotit Trump për të krijuar një zonë të çmilitarizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, në vijat aktuale të betejës, “nuk janë propozime për paqe”.

“Ato janë propozime për dorëzim, gjë që është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha ajo.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Ukrainën dhe aleatët e saj në NATO të mërkurën se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për ta vendosur Ukrainën “në pozicionin më të fortë të mundshëm” në muajt e fundit të administratës së Presidentit Joe Biden.

“Presidenti Biden është zotuar të sigurohet që çdo dollar që kemi në dispozicion t’i dërgohet Ukrainës deri më 20 janar”, u tha zoti Blinken gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën.

Zoti Trump u tha gazetarëve në shtator se plani i tij për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë “nuk ishte dorëzimi”. “Ajo që është strategjia ime është të shpëtoj jetë”, tha ai.

You Might Also Like

Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

TAGGED: #Donald Trump, #Republikanët, #Rusia, Ukraina
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përmbyllet programi i bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës e Malit të Zi

Kosova Times Kosova Times March 29, 2024
Çfare na pret gjatë pushimeve ne Kosove: Publikohet parashikimi afatgjatë për verën
Macron thotë se diskutimet për Poloninë duhet të hapen në takimin e G20-ës
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Pensionisti i huaj që u kthye në Kosovë, shpresë për fëmijët në nevojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?