By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Degradimi i Prevallës, Prokuroria në aksion për ta parandaluar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Degradimi i Prevallës, Prokuroria në aksion për ta parandaluar
Ballina 1Lajme

Degradimi i Prevallës, Prokuroria në aksion për ta parandaluar

Kosova Times
Last updated: 2024/11/17 at 10:37 AM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Degradimi i mjedisit dhe ndërtimet pa leje në Prevallë të Prizrenit, kanë qenë cak i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë këtyre ditëve, janë realizuar dy aksione të ndara, ku janë sekuestruar tre ekskavatorë dhe një kamion të cilët u kapën në terren.

Prevalla e Prizrenit njihet si pikë turistike, por edhe si lokacion që mosha e tretë e shfrytëzon për klimën që ka, pasi mendojnë që ndikon në shëndetin e tyre.  Në fillim të javës, vizitorët janë të rrallë në këtë anë.

“Ne vijmë për shëndet tonin, për frymëmarrjen, të gjitha sendet po i kemi ma mirë. Ç’do vit vijmë nga tri javë rrimë, nga 21 ditë”, thekson Sahadete Makshana, vizitore.

Vizitori, Zenel Makshana thekson se përpara ka qenë më mirë.

Para shumë dekadave në këtë vend nuk kishte ndërtime, por tani Prevalla është kthyer në një fshat me ndërtime luksoze të betonit, që mendohet se e kanë degraduar ambientin në këto anë.

Duke parë këtë gjendje, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së mjedisit, Planifikimit hapësinorë dhe Infrastrukturës, po e mbikëqyrin këtë teren, ndërsa pak ditë më parë kanë sekuestruar edhe disa makineri të rënda që janë vërejtur duke degraduar mjedisin.

“Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe  inspektorë të Ministrisë së mjedisit, ka zhvilluar dy aksione të ndara kundër degradimit të mjedisit. Gjatë këtyre dy aksioneve të ndara, janë sekuestruar tre ekskavator dhe një kamion, si mjete të kryerjes së veprës penale, mjete të cilat po degradohej mjedisi në këtë pjesë. Po ashtu lidhur me këtë është iniciuar edhe rast të veprës penale ( Ndërtim pa leje) nga neni 359 të kodit penal të Republikës së Kosovës”, tha Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren

Mehmeti ka theksuar se për personat përgjegjës, Prokuroria po i merr të gjitha veprimet procedurale në drejtim të lëshimit të urdhrit të përkohshëm ndalues.

Po ashtu, Prokuroria thekson se ka përkushtim maksimal në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme që e degradojnë ambientin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në ruajtjen e mjedisit.

Operatorët ekonomikë që zhvillojnë aktivitetin në Prevallë, nuk kanë dëshirë të komentojnë për këto raste.

You Might Also Like

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Banorët e një rruge në Fushë Kosovë ankohen për kundërmim

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Gjate 24 orëve te fundit zhduken tre persona
Një pije kefiri me 3 përbërës pihet para se të shkoni në shtrat, humb kilogramët në vetëm 7 ditë
Llapi transferon mbrojtësin e Vushtrrisë
Borrell nesër në takim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?