Kurse për Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci PDK tha se nuk mjafton as dorëheqja e as shkarkimi.

“Ndaj tij kërkojmë që të zhvillohen hetime penale, për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që vëllai i deputetes Fitore Pacolli ta përfitoj grantin. Dhe po ashtu të hetohet nëse ky përfitim është rezultat i varësisë zyrtare që ministri i bujqësisë ka në raport me kryetaren e komisionit parlamentar për bujqësi.”, tha ai.

Sipas tij përfitimin e këtij projektit nga vëllai i deputetes Fitore Pacollit po e mbrojnë zyrtarët më të lartë të shtetit.

“Zyrtarët më të lartë të shtetit po e mbrojnë me arrogancë dhe po heshtin për refuzimin të përkrahjes së aplikimit të znj. Fahrie Hoti, që është njëra prej heroinave të Krushës”, tha Mustafa.

Më tej, anëtari i Kryesisë së PDKsë ka folur edhe për ngutinë e aprovimit të buxhetit të vitit 2025, pa i dhënë deputetëve kohën e paraparë për të propozuar amandamentet e tyre.

“Tash po krijohet dyshimi i bazuar se në buxhetin 2025 kanë kurdisur përfitime të tilla për njerëzit e tyre, pavarësisht faktit se ky pushtet nuk do të jetë aty për ta zbatuar buxhetin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Në fund, Arben Mustafa ka thënë se tani kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet, ky pushtet edhe mund ti ikë përgjegjësisë për të dhënë llogari në Kuvendin e Kosovës, por nuk mund ti ikë llogaridhënies para qytetarëve më 9 shkurt, kur edhe do të marrin verdiktin e merituar për këto abuzime të njëpasnjëshme.