By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kundërshtarët e Putinit protestojnë në Berlin kundër luftës në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kundërshtarët e Putinit protestojnë në Berlin kundër luftës në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Kundërshtarët e Putinit protestojnë në Berlin kundër luftës në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/17 at 5:11 PM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të Gjermanisë për të protestuar kundër luftës që nisi më 2022.

Protesta po mbahet teksa opozita po përballet me vështirësi që të vazhdojë të ketë ndikim, pasi lideri i shquar opozitar, Aleksei Navalny, vdiq në shkurt në rrethana ende të paqarta teksa po vuante një dënim me burg.

Po ashtu, opozita ruse për dekada të tëra është përballur me shtypje, e cila është përshkallëzuar që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, gjë që ka shtyrë shumë kritikë të Putinit të largohen nga Rusia.

Planifikohet që protestuesit të marshojnë drejt Ambasadës ruse, që gjendet pranë Portës së Brandenburgut.

Protesta është bashkëorganizuar nga kritikët e Kremlinit, Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza, të cilët së bashku u liruan nga burgjet ruse gjatë një këmbimi të të burgosurve në muajin gusht.

Bashkëorganizatore e protestës është edhe e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya.

“Marshi synon të bashkojë të gjithë ata që kundërshtojnë luftën agresive të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe shtypjen politike në Rusi”, thanë organizatorët përmes një deklarate.

Opozita tha se ata kanë tri kërkesa kryesore: “tërheqjen e menjëhershme” të trupave nga Ukraina, gjykimin e Putinit si “kriminel lufte” dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi.

Para protestës, në rrjetet sociale pati mospajtime nëse në protestë duhet të përdoret flamuri i Rusisë.

Në njoftimin për protestën ishin përdorur fotografi nga një tubim i vitit 2014 në Moskë, kur ishte protestuar kundër marrjes së Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Megjithatë, kritikët thanë se ngjyrat e Rusisë janë diskredituar nga lufta brutale që po zhvillon vendi kundër Ukrainës.

Derisa kjo nxiti debat muajin e kaluar, Yashin deklaroi se “diskutimet për flamujt errësojnë qëllimin e ngjarjes që ne duam të mbajmë në Berlin”.

Zyrtarët ukrainas dhe të tjerët para mbajtjes së protestës u shprehën skeptikë.

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksiy Makeev, kritikoi vendimin duke e cilësuar si “ecje pa dinjitet dhe pa pasoja” dhe duke shtuar se ilustron “dobësinë” e opozitës.

Makeev, në një shkrim të publikuar në gazetën Zeit, argumentoi se tri figurat opozitare nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur Kievin dhe për t’u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tyre për të protestuar në Rusi.

Edhe Vitsche, një shoqatë e ukrainasve që gjenden në mërgim në Gjermani, tha se ngjarja “ka dështuar të përçojë një mesazh të qartë” të mbështetjes.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

TAGGED: #Berlin, #Protestë, #Ukrainë, #Vladimir Putin
Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ferizaj triumfon ndaj Feronikelit 74, Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Osmani: Ende nuk dihet data e zgjedhjeve, do të ketë konsultime
15,000 njerëz u evakuuan në Dresden për shkak të bombës së Luftës së Dytë Botërore
Kurti flet me emisarin gjerman: Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv
Përfaqësuesja e vetme nga Evropa: Ana Brnabić në shoqërinë e “lakmueshme” në inaugurimin e Nicolas Maduro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?