By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Ballina 2Rajon / Botë

Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 10:56 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

“Problemi kryesor në dialog dhe përparimi drejt BE-së janë ngadalësia e qeverive në Beograd dhe Prishtinë dhe mungesa e vendimeve të vështira”. Këtë e vlerësoi për RTK Thomas Countryman, ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit. Ai nuk pret ndryshime të mëdha në Ballkanin Perëndimor as pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-ve. Sipas tij, problemi kryesor qëndron në mungesën e reformave dhe vullnetit politik të të dyja palëve.

Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën, Thomas Countryman, vlerësoi për Radio Televizionin e Kosovës se nuk sheh ndryshime të mëdha në Ballkanin Perëndimor pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-ve. Problemi kryesor, sipas tij, qëndron në ngadalësinë e qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

“Sinqerisht, nuk mendoj se zgjedhja e Donald Trump-it do të sjellë ndryshime të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Problemi thelbësor nuk qëndron tek BE-ja apo Uashingtoni, por tek qeveritë në Beograd dhe Prishtinë, të cilat nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përmirësuar dialogun apo përparimin drejt BE-së. Për shembull, qeveria e Serbisë mirëpret zgjedhjen e zotit Trump, duke besuar në një simpati më të madhe për pozitën serbe. Por, unë nuk jam i bindur se qeveria e Serbisë është e gatshme të marrë vendime të vështira”, thotë ai.

Sipas Countryman, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd, vendimet e vështira lidhen me reformat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, një gjyqësor të pavarur, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit.

“Unë nuk shoh që qeveria serbe të ndërmarrë hapa seriozë në këto fusha,” thekson ai.

Ish-diplomati amerikan Countryman nënvizon se ndryshimet në Ballkanin Perëndimor nuk ndodhin shpejt.

“Edhe pse me çështjet e Ballkanit merrem herë pas here gjatë 40 viteve të fundit, mund të them se asgjë nuk ndodh shpejt. Nuk pres ndryshime radikale. Nuk ndjek detajet e politikës së brendshme të Kosovës, por është fakt se qeveria në Prishtinë është shumë e ndjeshme ndaj çështjeve të brendshme”, deklaron ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

Si shembull, ai përmendi çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që, siç tha ai, ka implikime kushtetuese për Kosovën.

“E kuptoj që kjo është një çështje e vështirë dhe që ka implikime kushtetuese për Kosovën, por nuk mund të pranoj se nuk ka mundësi për të diskutuar se si të realizohet kjo në një mënyrë domethënëse, pa cenuar Kushtetutën e Kosovës”, thotë  Countryman.

Duke folur për perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Countryman thekson rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, por nuk është optimist se qasjet e të dyja palëve do të ndryshojnë shpejt.

“Asgjë nuk do të ndodhë shpejt. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm, dhe implementimi i saj, duke respektuar të drejtat e Kosovës të përcaktuara në marrëveshjet e deritanishme, duhet të jetë prioritet për qeverinë e Serbisë. Megjithatë, nuk jam optimist se ndonjëra palë do të ndryshojë shpejt qasjen e saj”, thekson ish-diplomati amerikan.

Countryman konkludon se përparimi në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës kërkon përkushtim dhe vendime të guximshme nga të dyja palët, çka aktualisht mungon.

You Might Also Like

Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja

Putini mori kontrollin personal të Akademisë Ruse të Shkencave

Putin shkarkon shefin e forcave tokësore

BBC: Irani punëson grupe kriminale për vrasje në Perëndim. Ne i kemi parë dokumentet.

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

TAGGED: #Marrëveshja e Ohrit, #Thomas Countryman
Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Sport

Incident në ndeshjen Prishtina-Peja, tifozët sulmojnë lojtarët e Pejës

Kosova Times Kosova Times September 11, 2022
Putini është më i fuqishëm se kurrë në moshën 72-vjeçare… Rusia do të shembet dhe mund të keqësohet kur të vdesë
Statistikat, Bayerni në 11 vitet e fundit kurrë kaq larg vendit të parë
NYT: Pjesët e avionëve me vlerë miliona dollarë u importuan në Rusi duke anashkaluar sanksionet
Peevski e goditi edhe Sorosin. Kisha Bullgare prane asaj ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?