By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
December 28, 2025
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
December 28, 2025
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
December 28, 2025
Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut
Rajon / Botë

Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 11:48 AM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka përsëritur thirrjet për zgjerimin e “pakufishëm” të programit bërthamor ushtarak të vendit për, siç tha, t’i luftuar kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, tha të hënën agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut.

Në një konferencë me zyrtarët e ushtrisë të premten, Kimi e dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta përditësuar strategjinë e përbashkët me Korenë e Jugut për mbrojtje bërthamore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak trepalësh me Jugun dhe Japoninë.

Ai e përshkroi këtë bashkëpunim si “NATO-ja aziatike” e cila po i rrit tensionet dhe destabilitetin në rajon.

Kimi e kritikoi Shtetet e Bashkuara edhe pse po e mbështesin Ukrainën, e cila po e lufton pushtimin nga Rusia.

Ai madje tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë po e përdorin Ukrainën si “trupa elitare” për të kryer luftë kundër Moskës dhe për ta zgjeruar ndikimin ushtarak të SHBA-së, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Në muajt e fundit, Kimi e ka bërë prioritet forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Uashingtoni, Seuli dhe Kievi thonë se më shumë se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, për ta përkrahur Kremlinin në luftë kundër Ukrainës, dhe se një pjesë e tyre janë përfshirë në luftime në Kursk, rajonin rus në kufi me Ukrainën.

Kim ende nuk e ka pranuar drejtpërdrejt se është duke e furnizuar me mjete ushtarake dhe trupa Rusinë, për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.

Kimi e ka përdorur luftën e Rusisë në Ukrainë si shpërqendrim për ta përshpejtuar zhvillimin e ushtrisë së tij të armatosur me armë bërthamore, e cila tani disponon sisteme të ndryshme me armë bërthamore që kanë si objektiv Korenë e Jugut dhe raketa balistike ndërkontinentale që ka mundësi ta arrijnë SHBA-në.

You Might Also Like

Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

Bullgaria hyn në Eurozonë, i thotë lamtumirë levit

I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë

TAGGED: #Arsenali bërthamor, #Kim Jong Un
Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kush është Lockbiti, grupi zhvatës digjital që po kryen krime kibernetike?

Kosova Times Kosova Times November 14, 2023
Kompany: Bayerni synon ta fitojë Champions League
Ish-kryeministri italian lavdëron Kurtin, Kosovën e cilëson të rëndësishme për të ardhmen e BE-së
Trump hoqi sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor
Dy miq të Putinit morën nënshtetësinë finlandeze duke anashkaluar procedurën ekzistuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?