By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë
November 23, 2025
‘Mbi 120 trupa ruse në Venezuelë’: Budanov thotë se gjenerali Makarevich po udhëheq misionin e Moskës
November 23, 2025
SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë
November 23, 2025
Pse nuk duhet të lani kurrë rroba në 40 gradë
November 23, 2025
Gastroenterologët paralajmërojnë se ky ushqim, i preferuari i shumë njerëzve, shkatërron shëndetin e zorrëve
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonasja Radmilla Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Maqedonasja Radmilla Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s
Ballina 2Rajon / Botë

Maqedonasja Radmilla Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2024/11/19 at 1:50 PM
Kosova Times Published November 19, 2024
Share
SHARE

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake.

NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme.

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte.

Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti.

Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.

Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

Disa zyrtarë të NATO-s, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonimë, thanë për Radion Evropa e Lirë se ekzistonte një dëshirë e fortë që këtë pozitë ta merrte dikush nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe ajo t’i takonte një gruaje.

Ndër kandidatët e tjerë ishin ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Maria Gabriel, ish-presidentja e Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, dhe Olivera Injac, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në Malin e Zi nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Shekerinska do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jashtë Bashkimit Evropian. Aktualisht, ajo është nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë.

Roli kryesor i zëvendësit të sekretarit të Përgjithshëm është ta zëvendësojë kreun dhe t’i kryesojë takimet e 32 ambasadorëve në Këshillin Veri-Atlantik dy herë në javë, ose në çdo takim urgjent, përfshirë edhe Këshillin NATO-Ukrainë.

You Might Also Like

‘Mbi 120 trupa ruse në Venezuelë’: Budanov thotë se gjenerali Makarevich po udhëheq misionin e Moskës

SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë

Axhenda ndërkombëtare

Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve

Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri

TAGGED: #Radmilla Shekerinska, #Zëvendëssekretare e NATO-s
Kosova Times November 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turqia arreston 99 anëtarë të dyshuar të IS-it

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Srebrenica para votimit në OKB: Duam paqe dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja
Parlamenti ukrainas riemërtoi më shumë se 300 toponime
Rusia bombardon bazën ushtarake të Ukrainës në Herson
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?