By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A i ka rritur gjasat për përdorimin e armëve bërthamore ndryshimi i doktrinës së Kremlinit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A i ka rritur gjasat për përdorimin e armëve bërthamore ndryshimi i doktrinës së Kremlinit?
Ballina 2Rajon / Botë

A i ka rritur gjasat për përdorimin e armëve bërthamore ndryshimi i doktrinës së Kremlinit?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 4:19 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Associated Press

Dokumenti katërvjeçar e ka një titull burokratik dhe të butë: “Parimet Themelore të Politikës Shtetërore për Mbrojtje Bërthamore” – por, përmbajtja e tij është drithëruese, posaçërisht pas ndryshimeve të reja.

E njohur më mirë si doktrina bërthamore e Rusisë, versioni i përditësuar i së cilës u nënshkrua të martën nga presidenti Vladimir Putin, ajo shpjegon rrethanat që ia lejojnë atij ta përdorë arsenalin bërthamor të Moskës, i cili është më i madhi në botë.

Versioni i ri e ul pragun e përdorimit të armëve bërthamore dhe i jep Moskës mundësinë për t’u përgjigjur me armë të tilla në rast se Rusia sulmohet nga një vend i mbështetur nga një fuqi bërthamore. Kjo mundësi ka të ngjarë ta përfshijë edhe përdorimin e raketave amerikane, ATACMS, nga Ukraina për ta sulmuar tokën ruse – gjë që, sipas Moskës, ka ndodhur të martën kur gjashtë raketa e goditën rajonin e Brianskut.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se sulmet e tilla ka mundësi të jetë shkaktar i një përgjigje në bazë të doktrinës së ndryshuar.

Çfarë është doktrina bërthamore e Rusisë?

Versioni i parë i saj u nënshkrua nga Putini në vitin 2020, dhe ai e miratoi versionin më të fundit të martën, tha Kremlini. Doktrina përcakton rastet kur Rusia mund ta përdorë arsenalin e saj bërthamor.

Prej se Rusia e pushtoi Ukrainën në vitin 2022, Putini dhe zyrtarë të tjerë të Kremlinit e kanë kërcënuar shpesh Perëndimin me arsenalin e saj bërthamor. Por, kjo nuk i ka frenuar aleatët e Kievit t’i japin Ukrainës armë të avancuara në vlerë miliarda dollarë, disa, prej të cilave janë përdorur për ta goditur tokën ruse.

Dokumenti i përditësuar i përshkruan armët bërthamore si “mjet frenimi”, duke theksuar se përdorimi i tyre është “veprim ekstrem dhe i detyrueshëm”.

Doktrina thekson se Rusia “i bën të gjitha përpjekjet e nevojshme për ta kufizuar kërcënimin bërthamor dhe për ta parandaluar përkeqësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore që mund të çojnë në konflikte ushtarake, duke përfshirë ato bërthamore”.

Një frenim i tillë bërthamor synon ta ruajë “sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, ta frenojë agresorin e mundshëm ose, “në rast të një konflikti ushtarak, ta parandalojë përshkallëzimin e armiqësive dhe t’i ndalojë ato në kushte të pranueshme për Federatën Ruse”, thuhet në dokument.

“Frenimi bërthamor ka për qëllim të garantojë që çdo kundërshtar i mundshëm të kuptojë pashmangshmërinë e ndëshkimit në rast të agresionit kundër Rusisë dhe aleatëve të saj”, thuhet në të.

Derisa është formuluar në përgjithësi për ta shmangur vendosmërinë e prerë për përdorimin e armëve bërthamore dhe për bërë Perëndimin të ndihet i pasigurt për reagimin e Moskës, versioni i modernizuar i dokrtinës përshkruan kushtet në të cilat Putini mund të përdorë sulmin bërthamor si përgjigje ndaj një sulmi konvencional.

Ndryshimet në doktrinë janë përgatitur për muaj të tërë, dhe nuk është rastësi që njoftimi i së martës për versionin e ri vjen dy ditë pas vendimit të Uashingtonit për ta lejuar Ukrainës t’i përdorë raketat me rreze të gjatë për sulme thellë brenda Rusisë. Ka shumë muaj që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është duke i vlerësuar rreziqet e një përshkallëzimi të tillë.

Çfarë e nxit përgjigjen bërthamore të Rusisë?

Doktrina thotë se Moska mund t’i përdorë armë bërthamore “si përgjigje ndaj përdorimit të armëve bërthamore dhe të armëve të tjera të shkatërrimit masiv” kundër Rusisë apo aleatëve të saj, si dhe “në rast të ndonjë agresioni” kundër Rusisë dhe Bjellorusisë me armë konvencionale që e “kërcënojnë sovranitetin dhe/apo integritetin e tyre territorial”.

Çdo agresion kundër Rusisë nga një fuqi jobërthamore me “pjesëmarrjen apo mbështetjen e një fuqie bërthamore” do të shihet si “sulm i përbashkët” kundër Rusisë, sipas doktrinës.

Armët bërthamore, sipas doktrinës, mund të përdoren në këto skenarë:

Nëse pranohen informata të besueshme për lëshimin e raketave balistike drejt Rusisë apo aleatëve të saj.

Nëse armët bërthamore apo armët e tjera të shkatërrimit masiv e godasin tokën e Rusisë apo të aleatëve, ose nëse përdoren për t’i goditur njësitet ushtarake apo objektet e Rusisë jashtë vendit.

Nëse ndikimi i një armiku ndaj objekteve të rëndësishme ushtarake apo qeveritare ruse mund ta minojë kapacitetin për përgjigje hakmarrëse bërthamore.

Nëse agresioni kundër Rusisë apo Bjellorusisë, i cili përfshin armë konvencionale, përshkallëzohet në kërcënim kritik ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial.

Nëse pranohen informata të besueshme për nisjen apo lëshimin e avionëve strategjikë dhe taktikë, raketave lundruese, hipersonike, dronëve apo mjeteve të tjera fluturuese dhe kalimit të tyre brenda kufirit rus.

Presidenti mund t’i njoftojë liderët ushtarakë dhe politikë të vendeve të tjera, apo organizatat ndërkombëtare “për gatishmërinë për përdorimin e armëve bërthamore”, apo se ai ka vendosur tashmë t’i përdorë ato.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

TAGGED: #Armët bërthamore, #Doktrina e re bërthamore e Rusisë
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shumë rrëfime, pak të dhëna për mungesën e produkteve mjekësore në veri

Kosova Times Kosova Times October 11, 2023
Presidentja Osmani dekretoi 15 gjyqtarë me mandat fillestar
Kurti dhe Vitia vizituan Klinikën e Gjinekologjisë
Dita Ndërkombëtare e Romëve
Sulmohet me dron Kursku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?