By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çmimet e importit më të larta në tre mujorin e dyte se sa nje vit me pare
August 27, 2025
Bloomberg: Xi Jinping ka nisur spastrimin më të madh ushtarak të udhëheqjes kineze që nga koha e Maos
August 27, 2025
Aliyev tha në një intervistë se ushtria ruse ” pushtoi” Azerbajxhanin në vitin 1920
August 27, 2025
Hetimet rreth Nord Stream: Zhytësja e famshme, specialist i eksplozivëve…
August 27, 2025
Basha: E çmoj lart luftën e UÇK-së, raportimi është i rremë
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FFK reagon pas vendimit të UEFA-së: Do të apelojmë rastin në CAS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > FFK reagon pas vendimit të UEFA-së: Do të apelojmë rastin në CAS
Ballina 1Sport

FFK reagon pas vendimit të UEFA-së: Do të apelojmë rastin në CAS

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 9:18 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Federata e Futbollit të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të UEFA-së që i dha fitoren në tavolinë Rumanisë ndaj Kosovës, me rezultat zyrtare 3-0.

“Sot, pas ankesës sonë të bazuar në fakte për përdorimin e thirrjeve raciste, ksenofobe dhe gjuhës së urrejtjes nga tifozët rumun gjatë ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, UEFA ka marrë vendimin për të dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë prej 128,000 eurosh dhe një ndeshje pa shikues. Për FFK-në dhe lojtarët e Kombëtares tonë ky vendim është një konfirmim i arsyeshmërisë së veprimeve tona kundër thirrjeve raciste dhe mesazheve provokative politike kundër Kosovës. Për këtë, Rumania është dënuar me një vlerë totale prej 80,000 eurove. Ky vendim arsyeton në plotni veprimet tona, dhe jemi krenarë që Kombëtarja jonë e vlerësoi saktë situatën kur vendosi të lërë fushën në shenjë proteste ndaj këtyre thirrjeve raciste, mesazheve provokuese politike dhe sjelljeve të tjera diskriminuese. Ky vendim konfirmon se Kosova ka ngritur një standard të ri për mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit në futbollin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pavarësisht kësaj, sipas këtij njoftimi, FFK nuk është dakord me vendimin për t’i hequr Kosovës tri pikë në tavolinë dhe për ta shpallur rezultatin 3-0 në favor të Rumanisë. Për këtë vendim, FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, duke vazhduar të mbrojë të drejtën dhe integritetin e Kombëtares sonë.

“FFK tashmë ka dorëzuar një kërkesë formale për të marrë vendimin e plotë nga UEFA, për të patur qasje të plotë në të gjitha detajet dhe arsyetimet ligjore që kanë çuar në këtë vendim dhe pas pranimit të vendimit të plotë, ne do të përdorim çdo shkallë tjetër të apelimit që kemi në dispozicion për të kundërshtuar heqjen e pikëve, e cila nuk reflekton drejtësinë dhe nuk pasqyron përpjekjet tona për të mbrojtur vlerat sportive. Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin kosovar, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format e tij. Lojtarët tanë treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar.

Tutje në këtë njoftim thuhet se FFK mbetet e përkushtuar të mbrojë interesat e lojtarëve dhe të komunitetit tonë sportiv, duke vendosur standarde të reja për drejtësi dhe respekt në sport. Ne falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të na bashkohen në këtë betejë për barazi dhe dinjitet.

You Might Also Like

Një 58-vjeçar humb jetën pasi bie në hapësirën e ashensorit  në Ferizaj

Kurti:Dokumentimi i krimeve ekonomike në luftë i shërben kujtesës kolektive

Vdes një person në vetaksident në rrugën Prishtinë – Pejë

Liburn Aliu jep dorëheqje, shkak zgjedhja e Bashës si kryeparlamentar

Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit

TAGGED: #FFK, #UEFA
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KEK: Rekrutimi, pjesë e përpjekjeve për ulje të papunësisë

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Kurti priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it
Partia pro-ruse e Robert Ficos fitoi zgjedhjet në Sllovaki
Lodhje dhe zhgënjim teksa ushtarët e Ukrainës vazhdojnë luftën
Escobar: Kërkuam të shtyhet për 10 muaj vendimi për targat, por s’morëm garanci nga Kurti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?