By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Finalizohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Finalizohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
Sport

Finalizohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 11:57 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Në Ndërtesën e Qeverisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim të përbashkët përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë. Temë qendrore e diskutimit ishin përgatitjet dhe hapat e mëtutjeshëm për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Në këtë takim u kumtua lajmi për finalizimin e Projektligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, i cili do të procedohet për votim në mbledhjen e radhës të Qeverisë.

Sipas këtij projektligji, Komiteti Organizativ do të udhëheqë me projektin më të madh sportiv në historinë e Republikës së Kosovës. Ai do të përbëhet nga ministra të Qeverisë, përfaqësues të Kuvendit të Republikës, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e Kryeministrit në cilësinë e kryesuesit të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare, Prishtina 2030.

Kryeministri Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani falënderuan Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e treguar.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive, kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë.

Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen në disa komuna të vendit tonë dhe në qytetin e Durrësit të Republikës së Shqipërisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

TAGGED: #Finalizohet projektligji, #Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

QKRMT: Mbi 1600 personave iu njihet statusi si viktima të dhunës seksuale

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
Ai godet me thikë nënën e tij që i mohon paratë për krak
Nagavci u bën thirrje komunave të mos pranojnë kuadër tjetër në pozitat e lejuara për psikologë
Nxënësit e shkollës speciale në Yekaterinburg poshtërohen, rrahen dhe përdhunuohen
NI:”Politika dritëshkurtër e Bidenit në Ballkan”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?