By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish-kancelarit gjerman dhe mikut te Putinit, Gerhard Schroeder, i bllokohet llogaria për shkak të marrjes së parave nga Gazprom
May 25, 2025
Sulmi më brutal ajror rus që nga fillimi i luftës. Reagimi i Amerikës ka mbërritur
May 25, 2025
Osmani nga SHBA: Kosova po forcon pozicionin si partnere euroatlantike
May 25, 2025
Gjuajtën me armë gjatë ahengjeve familjare, arrestohen dy burra në Ferizaj
May 25, 2025
Nxënësit që fituan garën në gjuhë gjermane ishin në rezidencë te ambasadori
May 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hajdari: Nuk kishte aferë me rezervat, ministria bëri punë të mirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hajdari: Nuk kishte aferë me rezervat, ministria bëri punë të mirë
Lajme

Hajdari: Nuk kishte aferë me rezervat, ministria bëri punë të mirë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 11:17 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Industrisë, e Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari në “RTK Prime” tha se nuk kishte asnjëherë aferë me rezervat shtetërore. Tha se Ministria që ajo drejton ka bërë punë të mirë që kanë blerë rezervat shtetërore.

“Shumë nga mendimet që janë dhënë prej shumë njerëzve janë që është thirrur kjo çështje aferë. Nuk ka të bëjë asgjë me aferë, ka të bëjë me një punë të mirë të ministrisë dhe ekipit të ministrisë që kanë blerë rezervën shtetërore, që kanë siguruar popullin e Kosovës në kohën më të vështirë kur ishin të ndaluara produktet bazë për hyrje në tregun tonë sepse filloi me luftën në Ukrainë”, deklaroi ajo derisa tha se nuk ka çfarë të shtojë më shumë sesa vendimet e Gjykatës së Apelit e Gjykatës Supreme.

“Nuk kam çka të shtoj më tepër. Ju keni parë vendimet e Gjykatës së Apelit e Supremes që konstaton që nuk ka pasur bazë që zyrtarët e ministrisë të burgosen derisa nuk është konstatuar një vepër penale dhe unë ia lë këtë drejtësisë të veprojë sipas ligjeve në fuqi sepse është një ligj për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar e një për Rezervën Shtetërore, e jam këtu për të përkrahur që e drejta të dal në dritë”, tha Hajdari në RTKprime.

Kur foli për intervistimin e saj, tha se është e gatshme për intervistim, sipas ligjeve në fuqi.

“E konkludoj që për zyrtarët e ministrisë flet vendimi i Gjykatës së Apelit e asaj Supreme. Sa i përket intervistimit tim, jam e gatshme për çdo intervistim sipas ligjeve në fuqi dhe pres që të zbatohet Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasfifikuar e Ligji për Rezervën Shtetërore dhe të tjera në fuqi dhe nuk më takon të shpalos më shumë për një sekret shtetëror”, theksoi ajo.

Hajdari tha se si ministre nuk ka qenë as e përfshirë në negocim, as në blerje, as në pranim, as në dorëzim.

“A jeni ju prokuror. Ju lutem mbylleni këtë temë sepse është çështje sekrete”, i tha Hajdari gazetarit.

“Se kur e mbyllë temën e vendosë unë”, i tha tutje Vishaj ministres që po e intervistonte.

“Sipas nenit 52 të Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar çdo dhënie e informacionit të pjesërishëm apo të plotë sekret është vepër penale”,  deklaroi Hajdari që tha se po e shfrytëzon të drejtën të mos i përgjigjet pyetjeve për këtë çështje.

Hajdari: Në tri vitet e fundit 41 mijë biznese të regjistruara

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në “RTK Prime” tha se vetëm për tri vitet e fundit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizeseve janë 41 mijë biznese të regjistruara. Derisa foli për javën e ndërmarrësisë tha se është një javë që shënon një festë për inivatorët që idetë e tyre kreative i sjellin në jetësim.

“Kur kam marr në fillim mandatin kam gjetur një shthurje të proceseve të Ministrisë së Industrisë ku politikbërja dhe ekzekutimi nuk ishin te strukturuara mirë dhe që nuk ekzistonin politika sektoriale për sektorin privat. Gjatë këtij mandati kemi hartuar strategjitë për industri, e para industriale me vizion deri në vitin 2030, Strategjia e Turizmit, dhe në proces është Strategjia për Investime, për Politikat Tregtare po ashtu dhe Strategjia për Inovacion e Ndërmarrësi. Të gjitha këto strategji dëshmojnë që sektori privat ka potencial të pashpalosur”, tha tutje ministrja në intervistë në RTK.

E pyetur se çfarë u ofron shteti atyre që duan të hapin një qendër inovative, tha se u ofron hapësirën, zgjeron hapësirën në investimet kapitale dhe shteti u ofron edhe skemat e përkrahjes përmes granteve.

“Tashmë kemi një skemë që ka përfunduar aplikimi, pritet edhe 100 inovator të vijnë në listën përfituese”, tha ajo.

Hjadari  foli edhe për kritikat e Odës Ekonomike të Kosovës, tha se Oda Ekonomike e ka për mision të kritikojë këtë qeveri.

“Nuk befasohem me deklaratat e tij sepse në kohën kur Kosova renditet në shumë raporte botërore si vendi më i sigurt për të investuar ai del me deklaratë se Kosova nuk ka siguri për të investuar”, tha ajo.

Hajdari tha se nuk ka politika fiskale në Ballkanin Perëndimor më të mira se në Kosovë.

“Po cilat janë politikat fiskale në Ballkanin Perëndimor se në Republikën e Kosovës kur ke një taksë korporatave vetëm 10 për qind. A duhet të gjitha të shkojnë në zero sipas kësaj perspektive, sipas Odës Ekonomike, apo duhet shteti të forcohet dhe të ketë një stabilitet për të bërit biznes”, tha ajo.

E pyetur se cila është marka më e njohur ndërkombëtarë që erdhi në Kosovë gjatë këtij mandati, ajo tha se sot erdhi marka e njohur ndërkombëtare suedeze “Volvo” që tha se në Kosovë solli veturën e parë në Ballkanin Perëndimor me një inteligjence artificiale që ofron më shumë siguri dhe mbrojte të ambientit. “Ardhja e një marke multikombëshe në Kosovë me traditë suedeze tregon shumë për vendin tonë sa i sigurt është”, tha ajo.

You Might Also Like

Kosova e Nigeria nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit në ekonomi

ZRRE takim me KEK, KEDS e KESCO për liberalizimimin e tregut të energjisë

Bordi i AKP-së miraton investimet rreth 1 milionëshe në Brezovicë

Rizvanolli njofton se po finalizohet skema e re mbështetëse për prodhuesit

Pepaj: Nuk do të lejojmë të abuzohet me çmime

TAGGED: #Rezervat shtetërore, #Rozeta Hajdari
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne

Kosova Times Kosova Times May 9, 2024
Fillojnë kontrollet për punëtorët e padeklaruar
Shkon ne dasmë, plagoset nga të shtënat
Flamenko, kinematografi, arkitekturë, gastronomi e shumë të tjera, në Javën Kulturore Spanjolle
Shkup: Fronti Evropian shpall nismën ‘Roja e Gjuhës’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?