By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Laboratorët e ushqimit luajnë rol në sigurinë e ushqimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Laboratorët e ushqimit luajnë rol në sigurinë e ushqimit
Ballina 1Shëndetësi

Laboratorët e ushqimit luajnë rol në sigurinë e ushqimit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 10:18 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Ekspertët të veterinarisë dhe të ushqimit po vlerësojnë se laboratorët e testimeve ushqimore në vend luajnë rol të rëndësishëm në sigurinë e ushqimit, duke evituar shumë sëmundje në popullatën e vendit.

Që nga paslufta në vendin tonë me analiza të produkteve ushqimore merret laboratori i ushqimit dhe veterinarisë, i cili vepron në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Krahas laboratorëve të tjerë, Laboratori ‘Food and Farm Lab’, i hapur rishtas në Kosovë, për analiza mikrobiologjike dhe kimike dhe laboratorët e tjerë ua kanë lehtësuar punën bujqve në vend. Deri para pak kohësh analizat e dheut për kultivimin e produkteve bujqësore, bujqve u është dashur t’i bëjnë në laboratorë jashtë vendit, nga- se deri tash nuk pasur një laborator të këtillë në Kosovë për vlera të PH-së.

Sahit Ademi, banor i fshatit Pozharan të Vitisë, i cili kultivon kërpudha dhe lule, thotë për emisioni ‘Toka’ në RTK se deri më tash testimet e dheut i kishte kryer në Zvicër. “Deri më tash testimet e dheut për kërpudha e lule i kam bërë në Zvicër, falë këtij laboratori, i cili është hapur në Kosovë, analizat i kam bërë këtu. Hapja e këtij laboratori në vend pos kohës që e ka shkurtuar për analiza, ndikim ka edhe çmimi shumë më i ulët se sa atje ku i kemi bërë deri më tash”, thotë Ademi.

Gresa Bislimi, shefe e departamentit të mikrobiologjisë në laboratorin ‘Food and Farm Lab’, thotë se në këtë laborator të mikrobiologjisë bëhen gjithsejtë 18 metoda, prej të cilave nëntë janë për ushqim. “Këto analiza janë kualitative dhe kuantitative, testohen llojet e baktereve, bëhet numërimi i baktereve kualitative dhe kuantitative”, thotë Bislimi.

Në anën tjetër, menaxheri kualitetit në këtë laborator, Trpe Ristovski, thotë se ky laborator është i pari i certifikuar me standarde ndërkombëtare në vendin tonë, i njohur në Kosovë dhe në botë. Ai thotë se punën për të përfunduar këtë proces e kanë filluar dy vite më parë pasi këto akreditime kërkojnë kohë dhe investime në trajnime të personelit.

“Ne kemi dy departamente në laborator, atë të analizave mikrobiologjike dhe kimike. Mbulojmë shumicën e analizave të parametrave që kërkohen me rregullore të Kosovës. Të gjitha kërkesat ushqimore, kërkesat e sektorit të bujqësisë, të importit dhe eksportit të kompanive që merren me ushqim të njerëzve dhe ushqim të kafshëve po ashtu.  Ne jemi të akredituar për më tepër se 70 metoda analitike, mirëpo në raste kur kërkohen analiza që nuk kryhen në laboratorin tonë, ne kemi marrëveshje dhe bashkëpunime me laboratorë jashtë vendit, pra ato mostra i dërgojmë jashtë vendit dhe I gjithë procesi është i organizuar prej anës tonë deri te kthimi i rezultatit”, thotë Ristovski për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Ai thotë se kohëzgjatja e analizave është brenda standardeve ndërkombëtare. “Kohëzgjatja e analizave varet nga lloji i analizave dhe parametri që kërkohet të analizohet nga ana e klientëve. Të gjitha kryhen brenda standardeve dhe rregulloreve ndërkombëtare. Qëllimi ynë krahas analizimit të ushqimit është që të vetëdijesohen qytetarët për rëndësinë e ushqimit të sigurt dhe cilësorë në tryezat e tyre, e po ashtu që ushqimet që po plasohen në treg të jenë të sigurta dhe cilësorë nga ana mikrobiologjike dhe kimike. Tani ne po kemi probleme të shumta me përdorim të pakontrolluar të pesticideve dhe antibiotikëve dhe këto analiza janë të rëndësishme për sigurinë e qytetarit ”, thotë ai.

E drejtuesja e laboratorit të ushqimit me certifikim ndërkombëtarë, Liza Marevci, thotë se laboratorët e ushqimit luajnë rol në sigurinë e ushqimit tonë duke evituar shumë sëmundje të mundshme. Ajo shton se ky laborator me certifikim ndërkombëtar krahas rritjes së cilësisë së ushqimit te qytetarët është edhe një mundësi e mirë për bizneset për certifikim ndërkombëtar të ushqimit tashmë në Kosovë.

Ndërkohë që nga paslufta në vendin tonë me analiza të produkteve ushqimore merret laboratori i ushqimit dhe veterinarisë, i cili vepron në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kujtim Uka, shef laboratorit të ushqimit dhe veterinarisë në AUV, thotë se në këto ambiente kryhen analizat e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve.

Ai thotë se vetëm në qumësht testohen rreth 20 mijë mostra që merren nga fermerët. Derisa në përgjithësi edhe nga importi numri i testimeve shkon në 35 mijë. Sa i përket videove që kohëve të fundit janë lansuar në internet rreth matjes së cilësisë së produkteve që tregtohen në vendin tonë, Uka thotë se matësit që përdoren në këto raste, janë joprofesional dhe jo të saktë dhe nuk mund të nxjerrin rezultat të përafërta rreth cilësisë së produkteve që i masin .

Ai shton se sfidë për sektorin e kontrollimit të ushqimit është numri jo i mjaftueshëm i inspektorëve, stafi i punëtorëve në laborator dhe përditësimi i pajisjeve për analiza. Me laboratorin e hapur rishtazi, në vendin tonë për momentin janë 4 laboratorë që merren me testim të ushqimit të njerëzve dhe kafshëve. Duke pasur parasysh nevojat, Uka thotë se ka vend për hapjen edhe të laboratorëve të tjerë. Ai shton se bashkëpunimi i laboratorëve shtetërorë me ata privatë është i mirëseardhur.

Ndërkaq, Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës ‘Konsumatori’ thotë se testimi ndërkombëtar i ushqimit, rrit besimin te qytetarët për artikuj ushqimorë të shëndetshëm. Krahas kontrollit të ushqimit nga AUV, Kaçaniku thotë se si qytetarë duhet të jemi vigjilentë për rritje të cilësisë së ushqimit.

Laboratori që kryen testime ndërkombëtare, Kaçaniku thotë se përmbush edhe një kriter të rëndësishëm, atë të inspektimit të mirëfilltë, në rast të paraqitjes së problemeve me ushqim.

You Might Also Like

Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës

Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Protestohet sot kundër padrejtësisë, në Hagë

Kina raporton 8,000 raste të sëmundjes chikungunya, ndërsa virusi i përhapur nga mushkonjat përhapet në të gjithë botën

TAGGED: #Laboratorë, #Siguria e ushqimit
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës në pritje? Këto katër data mund ta vënë në plan të dytë

Kosova Times Kosova Times November 27, 2023
BE-ja i kërkon Izraelit të zhbëjë vendimin për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor
Rusia kërkoi një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të heqjes së mandatit të Milorad Dodik
Gazetarët e Associated Press Mstislav Chernov dhe Evgeny Maloletka morën çmimin Pulitzer për raportimin nga Mariupol
E nxorën me dhunë nga lokali, Prokuroria kërkon hetime për keqtrajtimin e vajzës së mitur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?