By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shumti fëmijët në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shumti fëmijët në Kosovë
Ballina 1Lajme

Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shumti fëmijët në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 4:24 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Fëmijët në Kosovë kanë thënë se bullizim kryesisht ndodh në rrjetet sociale dhe në shkolla, sipas një ankete të realizuar nga organizata për të drejtat e fëmijëve, Save the Children Kosova.

Sipas anketës, Zërat e Rinj, 78 për qind e fëmijëve thanë se bullizimi është shumë ose mesatarisht i pranishëm në shkollën e tyre. E njëjta përqindje vlen edhe për TikTok-un, pasuar nga rrjeti tjetër social Snapchat me 57 për qind.

Të anketuarit po ashtu kanë thënë se bullizim ndodh edhe në Instagram (45 për qind) dhe Facebook (28 për qind) si hapësira ku bullizimi ndodh shpesh apo gjithmonë.

Anketa është realizuar në periudhën maj-qershor 2024 dhe në të kanë marrë pjesë 1.071 fëmijë në 16 komuna të Kosovës.

Fëmijët e anketuar ishin nga mosha 11 deri 17 vjeç, pra nxënës nga klasa e shtatë deri në të 11-tën.

Sipas anketës, 29 për qind e fëmijëve kanë raportuar se rrallë apo kurrë nuk ndihen të sigurt kur përdorin transportin publik gjatë natës.

“Ky shqetësim është më i theksuar te vajzat, ku 35 për qind shprehin këtë ndiejnë krahasuar me 19 për qind të djemve”, tha Save the Children.

Kjo organizatë ka kërkuar që në shkolla të ketë mekanizma më të fortë për të trajtuar menjëherë bullizimin dhe diskriminimin, duke ofruar “trajnime gjithëpërfshirëse për mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit që këto çështje të trajtohen së bashku”.

Po ashtu është kërkuar që të ketë siguri në internet dhe mekanizëm më të mirë mbrojtës për platformat sikurse TikTok dhe Snapchat, duke i “angazhuar kompanitë e teknologjisë, prindërit dhe mësimdhënësit në këtë përpjekje”.

Save the Children po ashtu kërkoi që institucionet të veprojnë me urgjencë për të përmirësuar sigurinë në transportin publik, veçmas gjatë natës, përmes masave më të mira të sigurisë, ndriçimit dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

Së fundi, në Kosovë janë raportuar disa raste të vetëlëndimeve të nxënësve të frymëzuar nga disa video në TikTok. Njohësit e fushës i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se institucionet duhet të gjejnë mekanizma efektivë për parandalimin e ndikimit të përmbajtjeve të dëmshme nga rrjetet sociale, duke rekomanduar ose kontrollin e shtuar apo ndalimin e qasjes në TikTok.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët

Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave shtetërore

Moti sot, i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

TAGGED: #Save the Children, #TikTok
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vendoset e gurthemeli i pishinës gjysmë olimpike në Obiliq

Kosova Times Kosova Times June 3, 2025
HRC para takimit me Putin mori një listë me pyetje të padëshirueshme
Delawie: BE-ja duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit
Në Afrikë, ka një shpërthim të një infeksioni vdekjeprurës të shkaktuar nga virusi Marburg
Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?