By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë
January 22, 2026
FFK mohon se është dënuar nga UEFA
January 22, 2026
Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama
January 22, 2026
Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani
January 22, 2026
Rrezik orteku në Brezovicë, ShKShMK apelon për kujdes maksimal
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO
Ballina 2Rajon / Botë

Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 8:02 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se emëroi ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker për postin e ambasadorit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në NATO. Zoti Trump ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj aleancës perëndimore.

Me anë të një deklarate, presidenti i zgjedhur tha se zoti Whitaker është “një luftëtar i fortë dhe patriot besnik” i cili “do të sigurojë avancimin dhe mbrojtjen e interesave të Shteteve të Bashkuara”, si edhe do “të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s dhe do të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit”.

Përzgjedhja e zotit Whitaker si përfaqësues i vendit në NATO është e pazakontë, duke pasur parasysh përvojën e tij si jurist dhe jo në politikën e jashtme.

Zoti Whitaker, një ish-prokuror në shtetin e Ajovas, shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm në Detyrë nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019, në fazat e fundit të hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Më herët, ai kishte qenë shef i personelit të Prokurorit të parë të Përgjithshëm të zotit Trump, Jeff Sessions, përpara se të zgjidhej për të zëvendësuar shefin e tij pasi zoti Sessions u shkarkua në mes të pakënaqësive mbi vendimin e tij për t’u tërhequr nga hetimi për Rusinë.

Zoti Whitaker e mbajti postin për disa muaj, derisa William Barr u konfirmua si prokuror i përgjithshëm në shkurt 2019. Ai ka qenë një kritik i zjarrtë i çështjeve penale federale kundër zotit Trump, të cilat mesa duket do të mbyllen pas fitores së tij në zgjedhje, sipas një praktike të Departamentit të Drejtësisë sipas së cilës presidentët në detyrë nuk mund të akuzohen për vepra penale.

Zoti Whitaker ka përdorur paraqitjet e rregullta në Fox News për t’iu bashkuar republikanëve të tjerë, duke denoncuar atë që ata pretendojnë se është politizimi i Departamentit të Drejtësisë gjatë katër viteve të fundit.

Presidenti i zgjedhur Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës transatlantike.

Sipas klauzolës për mbrojtjen reciproke që parashikohet nga neni 5 i NATO-s, një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë anëtarëve të saj, konsiderohet si një sulm kundër të gjithë anëtarëve.

Në fillim të këtij viti, zoti Trump tha se kur ishte president, ai paralajmëroi aleatët e NATO-s se “do të inkurajonte” Rusinë “të bënte çfarëdo që të donte” ndaj vendeve që nuk e përmbushin detyrimin e buxhetit të NATO-s, ndërsa shtoi sulmet ndaj ndihmës së huaj dhe aleancave historike ndërkombëtare

You Might Also Like

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

TAGGED: #Ambasador, #Donald Trump, #Matthew Whitaker, #NATO
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Mish qengji: 10 receta me shije të mrekullueshme, nga makaronat te suvlaki

Kosova Times Kosova Times January 22, 2026
Kryetari i Tuzit kërkon mbështetje për kulturë dhe arsim
Besa mposht Trepçën
Rama: Fillojmë një rrugëtim të ri për sigurinë dhe rendin në kryeqytet
Biden kundërshton komentet se raketat që ranë në Poloni nuk ishin ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?