By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A i kanë shkelur “vijat e kuqe” Moska dhe Uashingtoni për Ukrainën?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A i kanë shkelur “vijat e kuqe” Moska dhe Uashingtoni për Ukrainën?
Ballina 2Rajon / Botë

A i kanë shkelur “vijat e kuqe” Moska dhe Uashingtoni për Ukrainën?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 7:02 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kievi është ankuar se po e mbron vetëm e penguar nga shumë vështirësi përballë një Rusie që po e përdor gjithë forcën e saj.

Derisa partnerët perëndimorë, sikurse Shtetet e Bashkuara, i kanë dhënë armë në vlerë miliarda dollarë, Ukrainës nuk i është lejuar t’i përdorë ato për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, ku makineria e luftës e Moskës u vendos për ta shmangur dëmtimin.

E gjithë kjo ndryshoi më 19 nëntor, në ditën e 1.000-të të luftës, kur Moska tha se Ukraina ka hedhur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në tokën ruse. Njoftimi erdhi pak kohë, pasi u raportua se Shtëpia e Bardhë ia dha dritën jeshile Kievit.

Administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi pastaj një ndryshim tjetër në politikën e saj të kamotshme, duke thënë më 20 nëntor se do ta furnizojë Kievin me mina kundër këmbësorisë, për t’i ndihmuar ta frenojë përparimin e forcave ruse në tokën ukrainase.

Rusia, ndërkohë, bëri ndryshime në politikat e veta. Presidenti Vladimir Putin e nënshkroi ndryshimin e doktrinës bërthamore të Rusisë, duke e ulur dukshëm pragun për përdorimin e armëve atomike nga Moska, në rast të ndonjë sulmi konvencional nga një armik.

Pyetje të pakëndshme

Ndryshimet e njëpasnjëshme në rregullat e fushëbetejës, të cilat Moska i kishte ndryshuar tashmë duke i shtuar mijëra trupave koreanoveriore rishtazi, për t’i rritur forcat e saj në jugperëndim të Rusisë, tani kanë bërë që analistët të bëjnë një sërë pyetjesh:

Pse po ndodh kjo tani, vetëm dy muaj para se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump – i cili ka pohuar se mund ta përfundojë luftën shpejt – të kthehet në Shtëpinë e Bardhë?

A po veprojnë me rrezik të panevojshëm dhe të pamatur Bideni apo Putini – ose të dy?

A mund të shpëtojnë vendimet e Uashingtonit “planin e fitores” të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky – i cili kërkonte leje për armët me rreze të gjatë për të goditur në zemër të makinerisë luftarake të Rusisë?

Dhe pyetja më e madhe – ajo që ndoshta e pengoi Uashingtonin t’ia jepte Zelenskyt lejen që kërkonte me ngulm – është nëse po shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore midis fuqive bërthamore?

Ekspertët janë të ndarë në mendime mbi atë se kush mund të jetë më i prirë të rrezikojë.

“Gjendja e tanishme e bën të tundohet për përshkallëzim”, shkroi në X Tatiana Stanovaya, themeluese e R.Politik, duke iu referuar potencialit të Rusisë për të përdorur armë bërthamore.

“Duke qenë se Trumpi nuk e ka marrë ende detyrën, një lëvizje e tillë nuk do të pengonte ndonjë nismë të menjëhershme paqeje, por përkundrazi mund ta forconte argumentin e Trumpit për dialog të drejtpërdrejtë me Putinin”, tha ajo.

Nikolai Sokov, ish-diplomat rus dhe negociator për kontrollin e armëve që tani punon në Qendrën e Vjenës për Çarmatim dhe Mospërhapjen të Armëve Bërthamore, e kundërshtoi këtë në X duke thënë: “Mendoj se, përkundrazi, Bideni papritmas ka shfaqur një [dëshirë] të madhe për të rrezikuar, pas dy vjetëve e gjysmë duke qenë i kujdesshëm ndaj tyre”.

Tani, shtoi ai, “Putini mund të ndihet i detyruar të reagojë, përndryshe Trump do ta përdorë këtë kundër tij”.

Por, kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë nëse lëvizjet e fundit nga Moska dhe Uashingtoni kanë rritur rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor, Keir Giles, ekspert mbi konfliktin gjeopolitik midis Perëndimit dhe Rusisë, tha: “Jo, aspak”.

Giles, autor i një libri të ri të quajtur “Kush Do ta Mbrojë Evropën”, tha se vendimi i SHBA-së për t’i dhënë Kievit leje për t’i përdorur armët me rreze të gjatë erdhi “shumë kohë pasi mund të kishin pasur ndikim maksimal” dhe “nuk është diçka për të cilën Rusia do të jetë vërtet e shqetësuar tani”.

Moska “do të vazhdojë të angazhohet në skena teatrale lidhur me doktrinën bërthamore, duke përfituar shumë nga to”, tha Giles.

Ndërkohë, Ukraina përballet me trupa ruse dhe koreanoveriore, të cilat synojnë ta rimarrin territorin në rajonin jugperëndimor të Kurskut në Rusi. Kapjet territoriale të ushtrisë ukrainase brenda Rusisë erdhën si rezultat i një inkursioni befasues në gusht, për të cilin Zelensky tha se do t’i jepte Kievit më shumë ndikim në negociatat e ardhshme.

Kievi po përpiqet gjithashtu ta parandalojë një sulm masiv nga trupat ruse në lindje të Ukrainës, të cilin disa vëzhgues e shohin si një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të katër rajoneve të Ukrainës, që Moska i ka aneksuar në mënyrë të paligjshme, dhe t’i përdorë ato në bisedime të mundshme për paqe.

Por, tani për tani, tha Giles, “nuk ka asnjë nismë nga Rusia ose Ukraina për të nisur bisedime”.

“Ukraina e di se kjo ka gjasa të jetë shumë më katastrofike për ta sesa vazhdimi i luftimeve, dhe Rusia e di se mund të nxjerrë shumë më tepër nga Ukraina sesa nëse e ngrin konfliktin në këtë kohë”, tha ai.

Shumica e vëzhguesve bien dakord se raketat me rreze më të gjatë veprimi të SHBA-së, furnizimi i të cilave është i kufizuar, nuk do ta ndryshojnë vetë rrjedhën e luftës.

Jack Watling, hulumtues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), me bazë në Britani, shkroi se zhvillimet “kanë të bëjnë më pak me dëmin” që raketat ATACMS të SHBA-së mund ta shkaktojnë.

Ka të bëjë “më shumë me atë se çfarë mund të mundësojnë ato, dhe nëse ofrimi i tyre është katalizator ehe për të tjerë, si Gjermania, për të ofruar mbështetje të ngjashme”, tha ai.

Asgjë për t’u shqetësuar

Sa i përket mundësisë që Rusia të hakmerret pas përdorimit të raketave amerikane nga Ukraina, Watling shkroi se “kjo natyrisht se nuk do të” çojë drejt një përgjigje bërthamore.

“Realiteti është se Rusia mund të përshkallëzojë në një sërë mënyrash për të imponuar kosto ndaj Perëndimit, nga sabotimet nënujore deri tek përdorimi i grupeve të veta përfaqësuese për ta trazuar tregtinë”, shkroi Watling.

Sam Greene, profesor në Institutin e Rusisë në King’s College London, u bëri thirrje “të gjithëve të marrin frymë lirshëm”.

“Fakti që Rusia publikoi një doktrinë të ndryshuar bërthamore në të njëjtën ditë që Ukraina hodhi për herë të parë raketa ATACMS përtej kufirit, është rezultat i menaxhimit të kujdesshëm të përshkallëzimit nga të dyja palët”, shkroi Greene në X më 19 nëntor.

“Mund të arrijmë përfundimisht në Luftën e Tretë Botërore, por ndoshta jo menjëherë”.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

TAGGED: #Rusia, #ShBA, #Vijat e kuqe, Ukraina
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata sekuestroi pasurinë dhe llogaritë e zëvendësministrit Ivanov dhe familjes së tij

Kosova Times Kosova Times April 25, 2024
Serbia po armatoset – Sa rrezik lufte ka në Ballkan
Vuçiqi kërcënohet pas reagimit ndaj atentatit të kryeministrit sllovak
Veselinoviqi jep deklaratë për akuzat se urdhëroi vrasjen e një inspektori, thotë Ministria serbe
Osmani në Akademinë ushtarake West Point: E nderuar me pritjen madheshtore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?