By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë
June 1, 2025
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë
June 1, 2025
Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë
June 1, 2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK
June 1, 2025
Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Faleminderit që nuk më keni harruar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Faleminderit që nuk më keni harruar!
Opinion

Faleminderit që nuk më keni harruar!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 8:48 AM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Shkaku i komplikimeve shëndetësore, pas një kohe relativisht të gjatë po kthehem përsëri me shkrime dhe analiza politike. U ktheva jo për të mbështetur një subjekt apo kritikuar një tjetër, por, për t’ju shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve kudo që ndodhen në shtetet evro-erëndimore.

Reflektimi në kohën e duhur, shëron plagët e së kaluarës

Ditëve të fundit kam menduar dhe kam reflektuar shumë, aq shumë sa nuk kam menduar në të kaluarën!

I parashtrova vetes pyetjen; Kush isha dje dhe kush jam tani?!

Sikurse dje, edhe sot e përgjithmonë do të jem zë besnik i qytetarëve (mërgimtarëve) të vendit tim të sunduar më përbuzje dhe pamëshirshëm nga politikanët e papërgjegjshëm.

Do të jem gardian i përhershëm i interesave të popullit dhe ushtarë besnikë i atdheut tim.

Duke e menduar të kaluarën, në mendjen time shkaktohet një zhurmë e madhe dhe e pashpjegueshme, përnjëherë më kthehen të gjitha kujtimet si një vullkan që donë të shpërthejë në sipërfaqe!

Në mendje më shpërfaqen ata që kanë qenë e nuk janë sot, më shpërfaqen ata që kam takuar e nuk i takoj më, më shpërfaqen ata që kanë shkuar nga kjo botë dhe nuk do të kthehen më!

Në mendjen time shkaktojnë zhurmë të madhe të gjithë ata për të cilët bëra shumë e ma kthyen me të keq, u bën bukëpërmbysës dhe tradhtar!

Pas kësaj zhurme të madhe në trurin tim, fillova të gjykoj veten pse ju dhashë aq shumë hapësirë këtyre njerëzve pa i njohur mirë?!

Ajo që kam dhënë me atë që kam marrë është e pakrahasueshme apo e barabartë me zero!

Fillova t’i analizoj betejat e humbura dhe ato të fituara!

Në këtë përllogaritje më dolën shumë fitore, por edhe një humbje e madhe-koha!

Koha është humbja më e madhe të cilën nuk mund ta kthejë pas. Dhe pikërisht kjo është ajo që ma trazon shpirtin e nuk më lë të qetë në këtë jetë!

Kot e gjykojë veten për naivitetin!

Për shkak se kjo erdhi si rezultat i sinqeritetit dhe besueshmërisë, virtyt që e ka çdo njeri i ndershëm dhe dinjitetshëm i kësaj bote!

I kujtojë edhe ditët e trishta kur mbeta i vetmuar pa asnjë njeri të vetëm afër vetes!

Por në zemër i mbajë edhe ditët e lumtura dhe të hareshme i rrethuar me miq e familjarë që më kanë ndihmuar të ngrihem në ditët më të vështira.

Jam mësuar të rrëzohem dhe të ngrihem, të qajë dhe buzëqesh, të zhgënjehem dhe të ëndërroj, por asnjëherë të humbash shpresat dhe të dorëzohem në përballje me sfidat e jetës.

Forcën e gjejë tek guximi i prindit tim, kurse motivin tek dashuria e pakufishme për atdheun dhe vendlindjen, tek dashuria e madhe për familjen dhe rrethin shoqërorë, prandaj edhe nuk dorëzohem asnjëherë.

Monotonia më mërzit, më vret shpirtin, prandaj kam hequr dorë prej saj shumë kohë më parë. Kjo më ka ndihmuar për të qenë njeri normal dhe i relaksuar, i qetë me veten time dhe i dobishëm për vendin dhe qytetarët (mërgimtarët)!

Urrejtjen dhe xhelozin asnjëherë nuk i kam pranuar, që në moshë të re i kam tretur në humnerën e pakthim, prandaj ndjehem mirë kur i shohë sukseset e miqve dhe të familjarëve. Mburrem dhe krenohem me ta.

Nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh unik dhe i veçantë

E falënderojë Zotin për dhuntinë e intuitës dhe të mendimit pozitiv, të reflektimit dhe qetësisë shpirtërore.

I falënderoj të gjithë ata që ishin dhe janë gjithmonë pranë meje, në radhë të parë familjen time, e cila është e shenjtë dhe e pakrahasueshme me askë dhe me asgjë në këtë jetë.

Familja janë pasuria më e madhe jetësore, prania e të cilëve ndihet si afër ashtu edhe nga larg.

Disa objektiv jetësor e kanë krijimin e pasurisë dhe ngritjen në karrierë biznesore apo politike!

Për mua as njëra dhe as tjetra, e zgjodha familjen dhe atdheun si dy gjërat më të çmuara në këtë jetë!

Fati e deshi që tri dekada t’i kalojë larg atdheut dhe familjarëve!

Përderisa ëndrra për kthim në atdhe është dëshirë që vlon si vullkan në shpirtin tim, shpërndarja e familjarëve në vende të huaja jo vetëm që e trazon, e copëton shpirtin tim!

Pa u realizuar ëndrra ime gjithçka mbetet e i mangët dhe i pakuptimtë në këtë jetë!

Edhe pse i rrethuar me shumë miq, disa afër e disa larg, disa prej tyre të vërtetë dhe të gatshëm për të qenë afër meje në çdo kohë, për t’më dhën dorën për t’u ngritur përsëri!

Kur të takohem me miqtë e vjetër më bëhet sikur koha ka ndaluar, por thinjat në flokët e mi e thonë të vërtetën e kohës së shkuar!

Faleminderit të gjithëve që nuk më keni harruar!

You Might Also Like

Zgjedhjet janë kontratë me qytetarin-nuk janë lojë bixhozi

“Sulmet e inteligjencës ruse ndaj Serbisë – një përpjekje e qëllimshme për destabilizim”

Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

Zgjedhjet e jashtëzakonshme solucion i vetëm për dalje nga kriza

VETTING i thellë në drejtësi dhe alternativë e re politike për shtetin e Kosovës

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan udhëton në një nga avionët më të shtrenjtë në histori, hidhini një sy atij luksi…

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Kurti thotë se është konfirmuar se “policët u kidnapuan brenda territorit të Kosovës”
Kurti: Bekim Berisha-Abeja, një nga luftëtarët më të fuqishëm dhe kreativ
Shqipëri – Çeki, shiten të gjitha biletat
Një i vdekur e katë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?