By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të konsiderueshme përpara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të konsiderueshme përpara
Ballina 2Rajon / Botë

FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të konsiderueshme përpara

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 6:55 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, në përfundim të bisedimeve me autoritetet përgjatë 10 ditëve të fundit, misioni i Fondit Monetar ndërkombëtar, vlerësoi pozitivisht ecurinë e ekonomisë shqiptare. Sipas drejtueses së misionit Anke Weber “ecuria është rikthyer e fortë, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike. Prodhimi tani është shumë më i lartë se tendenca e tij para pandemisë falë një sektori turistik në lulëzim. Politikat e kujdesshme fiskale kontribuuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë lehtësuar disinflacionin”, deklaroi zonja Weber.

Fondi Monetar parashikon “një rritje reale të PBB-së prej 3.6 për qind në Shqipëri këtë vit, ndër më të lartat në Evropë. Rritja në periudhën afatmesme pritet të mbetet e qëndrueshme, në rreth 3½ për qind, ndërkohë që rreziqet ndaj perspektivës janë gjerësisht të balancuara”.

Misioni vlerësoi rritjen e prodhimit dhe uljen e borxhit publik. Megjithatë, sipas Fondit Monetar “pavarësisht nga tabloja optimiste makroekonomike, ka sfida të konsiderueshme strukturore”, duke vënë në dukje faktin se Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri, është vetëm sa rreth një e katërta e niveleve të BE, ndërkohë që vendi është prekur nga plakja e shpejtë dhe migrimi. Po ashtu, vlerësohet se “pavarësisht përparimit të konsiderueshëm, mangësitë në qeverisje përbëjnë pengesa për mjedisin e biznesit”.

Sa i takon sistemit financiar, misioni i FMN-së vëren se “rreziqet sistematike duken gjerësisht të përmbajtura, ka disa xhepa cenueshmërie, duke përfshirë rritjen e shpejtë të kreditimit për sektorin e pasurive të paluajtshme”.

Sipas misionit të FMN-së “tani është koha e duhur për të avancuar më tej në reformat e fokusuara në rritjen e produktivitetit duke nxitur integrimin në zinxhirët globalë të vlerës, duke hequr barrierat ndaj rritjes së fortë, si stimujt e taksave shtrembëruese, duke rritur aksesin në financa dhe duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin”. Fondi Monetar vlerëson se “vazhdimësia e investimeve në infrastrukture, krahas reformave të qeverisjes janë prioritetet kryesore” ndërsa vë në dukje se “zbatimi me sukses i kësaj axhende të thellë reformash do të siguronte që Shqipëria të jetë gati për të konkurruar në tregun e përbashkët, kur të anëtarësohet përfundimisht në BE”.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

TAGGED: #FMN, #Shqipëria
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca për atentatin ndaj Trumpit: Është sulm ndaj demokracisë

Kosova Times Kosova Times July 14, 2024
Zelensky: Trupat ukrainase po përparojnë në Donjeck
Chatgpt, aplikacioni që po e “frikëson” edhe Google-in
ShBA shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për targat
VV ende pa takim me Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?