By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hungaria do të vendosë sistem për mbrojtje ajrore pranë kufirit me Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hungaria do të vendosë sistem për mbrojtje ajrore pranë kufirit me Ukrainën
Rajon / Botë

Hungaria do të vendosë sistem për mbrojtje ajrore pranë kufirit me Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 12:38 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore në pjesën verilindore të vendit, për shkak se rreziku i përshkallëzimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë është “më i madh se asnjëherë më parë”, tha ministri hungarez i Mbrojtjes, Kristof Szalay-Bobrovniczky.

Të martën, presidenti rus Vladimir Putin e uli pragun për kryerjen e sulmit bërthamor si përgjigje ndaj ndonjë sulmi me armë konvencionale kundër Rusisë, pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë leje Ukrainës të hedhë raketa amerikane thellë brenda Rusisë.

Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për herë të parë të martën. Rusia e cilësoi këtë si përshkallëzim të madh.

“Ne ende besojmë se do të ketë paqe sa më parë, përmes diplomacisë, jo përmes luftës”, tha Kristof Szalay-Bobrovniczky, në një video të postuar në Facebook të mërkurën në mbrëmje.

“Megjithatë, për t’u përgatitur për të gjitha mundësitë, kam urdhëruar vendosjen në verilindje të vendit të sistemeve për mbrojtje dhe kontroll ajror, që i kemi blerë rishtazi”, tha ai pas një takimi me Këshillin e Mbrojtjes, i cili u mblodh nga kryeministri Viktor Orban, për të biseduar për zhvillimet në Ukrainë.

“Rreziku për përshkallëzimin e luftës Ukrainë-Rusi është më i madh se kurrë më parë”, tha ai.

Hungaria, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kufizohet me Ukrainën.

Ministri nuk tregoi hollësisht se cilat pjesë të sistemit për mbrojtje ajrore të Hungarisë do të vendosen në verilindje.

Ushtria e Hungarisë, e cila i është nënshtruar një programi modernizimi, bleu sisteme për mbrojtje ajrore, Mistral, nga Franca, vitin e kaluar. Më 2020, Hungaria u pajtua të blejë sisteme për mbrojtje ajrore, NASAMS, nga prodhuesit amerikanë dhe norvegjezë.

Ministri tha se disa njësite të ushtrisë hungareze janë në gatishmëri të lartë.

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

TAGGED: #Kristof Szalay-Bobrovniczky, #Polonia
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

E rëndë: Nëna vret vajzën e saj 10-vjeçare

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Një e treta e popullsisë së botës nuk bën mjaftueshëm ushtrime fizike
Amerika vendosi sanksione ndaj bashkëpunëtorit më të ngushtë të Orbanit. “Ai është i përfshirë në korrupsion”
Partia pro-ruse e Robert Ficos fitoi zgjedhjet në Sllovaki
Ja cili qytet shqiptarë është në listën e 50 qyteteve më të lehta për t’u ecur në botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?