By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrezik orteku në Brezovicë, ShKShMK apelon për kujdes maksimal
January 22, 2026
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen
January 22, 2026
Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…
January 22, 2026
Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë
January 22, 2026
Bislimi: Arritëm funksionalizimin e Komisionit për të Pagjeturit
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë brenda një viti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë brenda një viti
Ballina 2Rajon / Botë

Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë brenda një viti

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 12:32 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer për herë të shtatë prej dhjetorit të kaluar, duke lëshuar lavë nga një çarje e madhe.

Shpërthimi nisi me pak paralajmërime të mërkurën pak para mesnatës dhe e krijoi një çarje rreth 3 kilometra të gjatë. Megjithatë, kjo çarje vlerësohet më e vogël sesa ajo nga shpërthimi i fundit në gusht, tha Zyra Meteorologjike e Islandës.

“Ky është paksa më i vogël sesa shpërthimi i kaluar dhe shpërthimi që ndodhi në maj”, tha Magnus Tumi Gudmundsson, profesor i gjeofizikës, i cili e vëzhgoi nga ajri shpërthimin e këtij vullkani.

Derisa ky shpërthim nuk përbën rrezik për transportin ajror, autoritetet kanë paralajmëruar për emetime të gazit përgjatë pjesëve të gadishullit, përfshirë në afërsi të qytezës Grindavik.

Shpërthimet e vazhdueshme vullkanike në afërsi të Grindavikut, e cila ka 3.800 banorë dhe ndodhet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Reikjavik, kanë shkaktuar dëme ndaj infrastrukturës dhe pronës dhe i kanë detyruar shumë prej banorëve të zhvendosen për sigurinë e tyre.

“Grindaviku nuk është në rrezik, sepse nuk duket se kjo çarje do të zgjerohet, edhe pse gjithçka mund të ndodhë”, tha Magnus Tumi.

Banorët e rreth 50 shtëpive u evakuuan menjëherë, pasi agjencia për mbrojtje civile lëshoi alarmin, raportoi transmetuesi shtetëror RUV.

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

TAGGED: #Vullkani, Islandë
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Kosova Times Kosova Times August 3, 2025
Garnacho fiton Çmimin e FIFA-s “Puskas 2024”
Një aeroplan u rrëzua në Serbi. Një person vdiq
Imazhet satelitore konfirmojnë: Rusët humbën të paktën 130 automjete të blinduara
Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?