By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot mot i vranët e me intervale me diell
January 28, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 28, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra
January 28, 2026
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Ballina 1Lajme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 10:19 PM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podujevë, janë regjistruar në raportin e policisë që nga janari i këtij viti. Trafiku i ngarkuar në këtë pjesë, paraqet vazhdimisht rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, posaçërisht gjatë orëve të natës.

Viktimat dhe të lënduarit do të mund të shmangeshin, po të respektoheshin standardet e kërkuara, thotë eksperti i trafikut rrugor, Nol Dedaj.

“Sigurisht se sinjalizimi me sa e vërejtëm është në mungesë dhe kjo na tregon neve se mungesa e sinjalizimit paraqet një nivel të rrezikshmërisë së lartë dhe thjesht mungesa e bajpasit për largimin e automjeteve të vogla prej punishteve paraqet një nivel të rrezikshmërisë së lartë”, tha Dedaj për RTK-në.

Ai tutje ka thënë se në dy kilometra të përshkruara bashkë me ekipin e RTK-së nuk panë asnjë shenjë të kufizimit të shpejtësisë, prandaj sipas tij niveli i rrezikshmërisë është i lartë.

“E shohim këtu se ku është rruga në ndërtim e sipër nuk janë shenjat gjatësore, të cilat duhen të jenë të ngjyrës së verdhë dhe që paralajmëron që punimet në rrugë ende nuk kanë përfunduar”, shtoi ai.

Në errësirë, posaçërisht kur ka reshje shiu e bore, është vështirë të dallohet rruga si pasojë e mungesës së dritave apo reflektorëve dhe sinjalizuesve të tjerë.

Përgjegjëse për vendosjen e shenjave të sinjalistikës, është kompania e cila po punon në këtë magjistrale.

Në këtë segment ka limit të shpejtësisë, por disa vozitës shihej se e tejkalonin parametrin e shpejtësisë dyfishe më shumë sesa ai që paraqitet.

Tejkalimi i shpejtësisë në trafik është dukuri e zakonshme, në veçanti në rrugët ku bëhen punimet.

Një kontroll më i madh i shpejtësisë në rrugët ku kryhen punimet, mund të parandalojë aksidentet dhe humbjen e jetës së njerëzve, thotë eksperti i trafikut rrugor.

You Might Also Like

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

TAGGED: #Mungesë sinjalizimi, #Rrezikshmëri, #Trafik
Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Peru, arkeologët zbulojnë vendin 600-vjeçar ku mendohet se sakrifikoheshin fëmijët

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
OFTK-ER-WCPT organizojnë mbledhjen e përgjithshme të Evropës në Prishtinë
Vdekje e dyshimtë në Obiliq, burri gjendet pa shenja jete në banesen e tij
Komuniteti mysliman i shqetësuar rreth nismës për Shtetin Bektashi
Ilir Meta – nga titan politik në burg për korrupsion
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?