By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec
Ballina 1Lajme

Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 10:24 PM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Në 110 hektarë tokë bujqësore në mes të fshatrave Kramovik-Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, pritet të ndërtohet Parku Solar.

Në këto hapësira disa vjet më parë banorët e kësaj zone kishin hapur puse për të siguruar ujë të pijshëm. Por tani puset duhet të mbulohen për t’i hapur rrugë realizimit të projektit.

“Në fshatin Guri i Kuq para luftës, para viteve 98-99, ç’do banor i këtij fshati ka menduar që në mënyra të ndryshme të bëjë sigurimin e ujit të pijshëm dhe atëherë nuk është menduar që do të vijnë panelet solare e do të intervenohet diçka nga pushteti”, tha Maliq Fetahu- banor i zonës.

“Marrëveshjen e kemi bërë për me ju vendos kacat e mi mbulu ato, edhe mos me shku më, vetëm kur të kemi nevojë ne me i thirrë ata e me i shiku puset, përndryshe, na kanë thënë se nuk keni të drejtë me shku te ato puse. Të nevojshme i kemi, me qato furnizohemi”, tha Qamil Braha, banor i zonës.

Megjithatë, Ilaz Mustafa e vlerëson Parkun Solar si diçka pozitiv.

“Investim shumë i mirë për gjeneratat e reja, njerëzit që kanë aftësi punësohen”, tha ai.

E përfaqësuesi i fshatit Guri i Kuq, Drilon Mustafa, thotë se ka një marrëveshje të brendshme mes investitorit dhe banorëve.

“Ky ujë është i shfrytëzueshëm vetëm për ujitjen e parqeve, sepse fshati furnizohet nga KRU Gjakova, do të thotë për nevoja elementare të pijes ne e kemi ujin. Edhe qytetarët i kemi informuar që brenda këtyre hapsirave ku do të vendosen panelet nuk do të ketë qasje më për banorët”, tha Drilon Mustafa.

Pas këtyre marrëveshjeve mes operatorit ekonomik dhe banorëve, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se është në kontakt me investitorin.

“Deri në shkurt të vitit 2025, ai duhet ta rregullojë dokumentacionin, pëlqimet, lejet, kushtet nëpër institucionet kompetente, ndërsa nga marsi i vitit 2025, 21 muaj sipas kontratës ka afat për ta përfunduar investimin. Mirëpo mos të harrojmë faktin se ‘Orllati Grup’ e ka një zotim që 12 muaj, që do të thotë në mars të vitit 2026 ta përfundojë komplet investimin”, tha Latifi.

Sipas të parit të Rahovecit, në nivel lokal ka ngelur vetëm vendimi i ridestinimit të tokës ku do të vendosen panelet solare, nga tokë bujqësore në atë ndërtimore, të cilin sipas tij sapo të vijë në kuvend do ta miratojnë me kohë.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

TAGGED: #Panele, #Parku Solar në Rahovec
Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Paraburgim njëmujor për S.R., i dyshuar për dhunën dhe sulmet në Zveçan

Kosova Times Kosova Times January 15, 2026
Të paktën 20 të vdekur nga stuhitë që goditën disa pjesë të SHBA
ShBA vendos veton për një projektrezolutë për armëpushim në Gazë
Plani amerikan për Gazën u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve me 182 vota pro
Horoskopi ditor për 13 maj 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?