By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Ballina 1Lajme

Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 10:09 PM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megjithatë intensiteti i punimeve nga ajo që shihet nuk duket se është i lartë. Madje, rrethrrotullimi i madh i paraparë të ndërtohet në fshatin Bardhosh, është larg përfundimit.

Për këtë, banorët që jetojnë afër rrugës thonë se në këtë gjendje ajo po paraqet rrezik. E aq më shumë për nxënësit e këtij fshati, kur shkolla është afër.

Jo fort larg Bardhoshit një tjetër problem po e përcjell kompaninë, e shumë më shumë drejtuesit e automjeteve që i bien këndej.

Shembja e gurëve të mëdhenj në këtë segment rrugor po u paraqet problem atyre.

Madje, ka raste kur disa prej qytetarëve kanë kaluar në momentin e shembjes së dheut në këtë pjesë.

“Nafaka që janë ndal kerret dhe i kanë vërejtë, se ethet më kan hi kur e pash t’u rrëqit guri prej nalti”, tha Jakup Sfarça.

E në fshati Lupç, paraditen e së shtunës makineria ende nuk ishte e ndezur.

Një pjesë e magjistrales që kalon përmes këtij fshat ende nuk i është dhënë asnjë dorë asfalt.

Disa prej atyre që banojnë aty, fajtor i bëjnë vetë banorët për këtë gjë.

“Banorët vet kanë faj, lypin çmim marramendës për shpronësime. Për veti e kemi o burrë”, tha i zhgënjyer Shemsi Kameri, banor i fshatit Majac.

E ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu pranon se në disa segmente ka intensitet të ulët të punimeve, por që sipas tij disa prej tyre lidhen me shtyllat elektrike.

“Dy urat në Vranidoll, ura tjetër në Bardhosh kanë ngecje sepse nuk po mund të zhvillohen punimet për shkak të shtyllave që janë nga KEDS-i. Ne kemi pas takim së fundmi me KEDS-in dhe po pres që këto ditë do t’i eliminojnë ato probleme dhe do të vazhdohet me punime”, tha ministri Aliu.

Ndonëse , ishte thënë se përfundimi i zgjerimit të magjistrales Prishtinë – Podujevë do të ndodhë brenda 425 ditësh, një gjë e tillë nga ajo që shihet në terren nuk është as afër. E deri atëherë, qytetarët do të vazhdojnë të udhëtojnë në gjendje të vështirë.

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

TAGGED: #Ankesa, #Aytetarët, #Ngecje, #Rruga Prishtinë-Podujevë
Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

685 euro për shtatë ditë skijim: Ky është resorti më i lirë evropian i skijimit për vitin 2026

Kosova Times Kosova Times December 18, 2025
Nga epoka e artë në krizë: Nëntë vende që humbën pasurinë e tyre
Lavrov vjen në BE në dhjetor, për herë të parë që nga viti 2022
U vendos gurthemeli i objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore
Kremlini po rekruton spiunë në Norvegji nën maskën e Shoqërisë Gjeografike Ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?