By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti: OKB e shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Raporti: OKB e shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kosovë
Lajme

Raporti: OKB e shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 11:11 AM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Në një raport të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së drejtuar Këshillit të Sigurimit përshkruhen shqetësime të rënda për të drejtat e njeriut që prekin komunitetin serb në Kosovë. Në këtë raport të datës 14 tetor 2024, përmenden veprime të njëanshme të autoriteteve të Prishtinës, keqfunksionim institucional dhe masa kufizuese shoqërore dhe ekonomike, që kanë cenuar të drejtat e serbëve të Kosovës.

Veprimet e autoriteteve sollën tension dhe mosbesim

“Autoritetet e Prishtinës ndërmorën një sërë veprimesh që kanë ndikuar në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë”, thuhet në raport ku përmendet edhe reagimi i gjerë ndërkombëtar që dënuan veprimet e njëanshme të Prishtinës zyrtare. Ndër shkeljet kryesore përmenden “cenimi i të drejtave bazë, ndërprerja e shërbimeve jetësore, kufizimi i lirisë së lëvizjes, shpronësimet e pronave dhe shkeljet e të drejtave fetare dhe kulturore”. Të gjitha këto thuhet se kanë “kontribuar në tensione dhe mosbesim ndër komunitetet e prekura”.

Raporti dokumenton veprime të njëanshme nga autoritetet e Prishtinës ku siç thuhet “kanë çuar në mbylljen e institucioneve të financuara nga Serbia” , dhe në këtë mënyrë kanë vështirësuar jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë. Po ashtu ngitet shqetësimi për veprime të mundshme kundër institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë, duke nënvizuar nevojën urgjente për të mbrojtur të drejtat ekonomike dhe shoqërore të këtyre komuniteteve.

Pengesa në jetën e përditshme

Në raport përmendet edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës BQK, përmes së cilës u ndalua përdorimi i Dinarit të Serbisë në Kosovë, duke e përcaktuar Euron si valutën e vetme për përdorim. “Kufizimet mbi mallrat serbe dhe mbyllja e zyrave postare serbe në komunat veriore kanë detyruar banorët e prekur të kalojnë linjat administrative për të siguruar shërbime esenciale, si tërheqja e pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale”, thuhet në raport. Aty theksohet se “këto veprime jo vetëm që pengojnë jetën e përditshme dhe të drejtat socioekonomike të të prekurve, por gjithashtu rrezikojnë përparimin dhe stabilitetin kolektiv”.

Në raportin e OKB-së tërhiqet vëmendja edhe për disa pretendime mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të lidhura me zbatimin e ligjit. Aty përmendet arrestimi i katër të rinjve serbë nga Mitrovica e Veriut, ku thuhet se “ata janë keqtrajtuar duke iu mohuar edhe kujdesi shëndetësor”.

Rrezikim i stabilitetit

Në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së përmendet edhe masa e  autoriteteve të Prishtinës ku “janë shpronësuar mbi 100 parcela toke në Zubin Potok dhe Leposaviq”, për projekte infrastrukturore pa konsultim lokal, duke ndikuar ndjeshëm të drejtat pronësore të serbëve të Kosovës. “Këto masa të përshkruara pa konsultim dhe transparencë të mjaftueshme, konsiderohen si rrezikim i stabilitetit dhe besimit në qeverisje”.

Raporti i OKB-së po ashtu thekson se “mediet serbe mbeten të kufizuara në Kosovë, duke bërë që gazetat e shtypura serbe të jenë të paqas’shme”. “Kjo kufizon qasjen e serbëve të Kosovës ndaj lirisë së shprehjes dhe informacionit, duke i penguar ata të ndjekin lajme dhe përmbajtje kulturore relevante”.

Në përfundim të këtij raporti, përmendet “nevoja urgjente për dialog dhe bashkëpunim”, dhe kërkohet të ndërmerren masa për të garantuar të drejtat e komuniteteve jo-shumicë, veçanërisht të serbëve të Kosovës, duke promovuar paqen dhe stabilitetin rajonal.

Kurti: Vendosim sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij pati thënë se “qeveria e tij është duke vendosur sundim të ligjit dhe rendit publik, si dhe duke siguruar paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”. 

Por Bashkimi Evropian,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, disa herë gjatë këtij viti përmes deklaratave janë shprehur të zhgënjyera me veprimet e pa koordinuara të qeverisë së Kosovës në veri të vendit. Një reagim i tillë i ashpër ishte pasi qeveria e Kosovës në dy operacione të ndara mbylli tetë filiale të Postës së Serbisë në Kosovë dhe disa komuna paralele serbe. “Veprimet e pa koordinuara i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe dëmtojnë emrin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”, pati thënë në një reagim ambasada amerikane në Prishtinë./DW

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia Rrugore bën bilancin: 61 drejtues mjetesh të arrestuar, 168 leje drejtimi të pezulluara

Kosova Times Kosova Times August 18, 2024
Ja pse po ju bien flokët dhe mënyra më e lehtë për ta parandaluar atë
Prezantohet master plani për rigjenerimin e Kodrës së Trimave
KQZ merr disa vendime, miraton edhe planin e sigurisë për zgjedhjet lokale
Osmani nga Krusha e Madhe: Fati intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?