By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trupat ukrainase kapin dhjetëra të burgosur rusë në betejat e kundërsulmit të Pokrovskut
September 12, 2025
Trump thotë se po humbet durimin me Putinin
September 12, 2025
Perspektiva e padukshme e gazësjellësit rus për Kinë
September 12, 2025
Autoritetet bjelloruse konfiskojnë pasaportat e të burgosurve politikë të liruar
September 12, 2025
Betimi i Ministres “Diella” bëhet dilemë kushtetuese!
September 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Swica: ShBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Swica: ShBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Ballina 1Lajme

Swica: ShBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 7:46 PM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara po përpiqet ta ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë së ripërtritshme në kohën kur Kosova ka filluar përpjekjet për të diversifikuar burimet e saj të energjisë elektrike, e cila kryesisht përftohet nga qymyri dhe ndërkohë që po kërkon forma alternative të ruajtjes dhe prodhimit të energjisë. Specialistja për Tregtinë Ndërkombëtare pranë Departamentit amerikan të Tregtisë i tha Zërit të Amerikës se ky institucion së fundmi fto përfaqësues të sektorit publik dhe privat nga Kosova për të krijuar kontakte me kompanitë amerikane për të parë nëse ato janë të interesuara për ët investuar në Kosovë për prodhimin e energjisë së pastër.

Zëri i Amerikës: Zonja Swica, Departamenti amerikan i Tregtisë priti në Shtetet e Bashkuara një delegacion zyrtarësh nga Kosova për një program që përqendrohet në bashkëpunimin në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe për tranzicionin e Kosovës drejt prodhimit të energjisë së pastër. A mund të na tregoni më shumë për këtë program?

Justyna Swica: Programi SABIT është pjesë e Departamentit të Tregtisë të Shteteve të Bashkuara dhe ky program ka një traditë gati 35 vjeçe. Qëllimi kryesor i tij është të sjellë zyrtarë dhe profesionistë të nivelit të mesëm dhe të lartë në Shtetet e Bashkuara për dy javë. Gjatë kësaj kohe, ata kanë mundësinë të takohen me kolegët e tyre nga sektorët përkatës në qeveri, pastaj shoqata dhe me sektorin privat. Përmes këtyre takimeve, ata krijojnë lidhje të vlefshme dhe mësojnë për praktikat më të mira nga kjo industri. Së fundmi, ne pritëm një delegacion nga Kosova, të përqendruar në fushën e energjisë së pastër.

Zëri i Amerikës: Njëri prej qëllimeve të programit është të krijohen lidhje ndërmjet investitorëve amerikanë dhe shteteve përkatëse. A ishte ky një prej synimeve dhe si përputhet kjo me strategjinë e përgjithshme të angazhimit të qeverisë amerikane në Kosovë?

Justyna Swica: Përputhet plotësisht. Financimi i programeve tona bëhet nga Departamenti i Shtetit, por zyra jonë është pjesë e Departamentit të Tregtisë, që do të thotë që fokusi ynë është tregtia. Departamenti i Tregtisë ka një angazhim të gjatë në Kosovë për çështjet e energjisë së ripërtritshme dhe ky program i forcon më tej këto synime. Kosova së fundmi ka miratuar disa ligje të cilat janë të favorshme për energjinë e ripërtëritshme. Ne shpresojmë që do t’iu mundësojë kompanive amerikane që të prezantojnë teknologjitë dhe shërbimet e tyre në tregun e Kosovës.

Zëri i Amerikës: A ka ndodhur një gjë e tillë gjatë vizitës së delegacionit?

Justyna Swica: Po, në fakt shumica e takimeve të pjesëmarrësve këtu u bënë me kompanitë në sektorin privat. Vizita e parë që bëmë ishte në Kaliforni, ku ata morën pjesë në RE+, aktivitetit më të madh për prodhimin e energjisë së pastër në Amerikën Veriore. Ata patën rastin të vizitojnë seancat teknike, të takohen me mbi 1,300 kompani të pranishme dhe të marrin pjesë në konferencën me mbi 40,000 pjesëmarrës. Ishte një mundësi shumë e madhe për të krijuar kontakte. Si pjesë të programit ata patën rastin të vizitojnë një fermë të prodhimit të energjisë elektrike përmes turbinave të erës. Pjesëmarrësit gjithashtu takuan autoritetet komunale për të mësuar se si qytetet i menaxhojnë programet e energjisë së ripërtritshme. Por një pjesë e madhe e kësaj vizite ishin takimet me kompani të energjisë dhe inxhinierisë, kompani konsulencash dhe kompani të energjisë nga sektori privat për të kuptuar se si funksionojnë këtu dhe për të takuar kompani dhe individë të cilët janë shumë, shumë të interesuar të krijojnë partneritete dhe të investojnë në Kosovë.

Zëri i Amerikës: A paraqet ky sektor dhe tregu i Kosovës interesim për investitorët amerikanë?

Justyna Swica: Patjetër. E pamë këtë në veçanti kur dërguam delegacionin në Ajova për vizitë dhe sigurisht që e dini për marrëdhëniet shumë të veçantë që Ajova ka me Kosovën. Delegacioni u mirëprit dhe ne pamë interesim të madh nga shumë kompani amerikane atje për të punuar dhe për partneritet me pjesëmarrësit nga Kosova. Ata panë mundësi të mëdha bashkëpunimi të cilat nuk do të ndodhnin pa këtë vizitë të pjesëmarrësve nga Kosova.

Zëri i Amerikës: Njëri prej investimeve më të mëdha në sektorin e energjisë në Kosovë për kalimin drejt energjisë së pastër, janë sistemi i baterive akumuluese. A është diskutuar ky investim në takimet e zyrtarëve të Kosovës me kompanitë amerikane dhe Departamentin e Tregtisë?

Justyna Swica: Po, kjo ishte çështje shumë aktuale. Që kur i filluam programet e përqendruara në energjinë e pastër në vitin 2022 – dhe deri tani, kemi realizuar shtatë të tilla në zona të ndryshme gjeografike, kjo çështje ka pasur një rëndësi të madhe. Edhe me delegacionin nga Kosova u bë e njëjta gjë. Të gjitha seancat teknike në Kaliforni që ishin të përqendruara tek bateritë akumuluese dhe pjesëmarrësit e programit tonë u angazhuan për të kërkuar takime me ta.

You Might Also Like

Reçica kujton fillimin e rezistences duke nderuar deshmoret e Ferizajit

Haradinaj pas pezullimit të Dialogut Strategjik:Kosova në ditët më të errëta

ZKA: Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë u zvarritë gati 5 vite

Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar për pezullimin e dialogut strategjik

Abdixhiku: Është koha të bashkohemi, të ndërtojmë shtetin që meritojmë

TAGGED: #Energji e pastër, #Kosova, #ShBA
Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Disa ndërmarrje nuk pranojnë monedha në vlerë prej 2 euro|Video

Kosova Times Kosova Times January 24, 2023
Kremlini hedh poshtë raportimet se gruaja e Assadit ka kërkuar divorc
Horoskopi ditor për 2 dhjetor
Qorrolli: Reforma në sistemin prokurorial synon forcimin e pavarësisë
Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?