By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë
January 18, 2026
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
January 18, 2026
Testohet droni kosovar `Skifteri K1`
January 18, 2026
Prishtina hap dyert për arkitekturën dhe bashkëpunimet ndërkombëtare
January 18, 2026
HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Ballina 2Rajon / Botë

Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 10:49 PM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, sipas sondazheve publike.

Megjithatë, Ciolacu, aktualisht kryeministër i shtetit, dukët se do të vazhdojë garën në rundin e dytë, dhe ka mundësi që kundërkandidate të ketë Elena Lasconin, nga Unioni për Ruajtjen e Rumanisë, parti e qendrës së djathtë.

Pas mbylljes së vendvotimeve, kompanitë e sondazheve e kanë renditur Ciolacun të parin me 25 për qind të votave, ndërsa Lasconin në vendin e dytë me 18 për qind.

Kandidati i pavarur Caiin Georgescu dhe George Simion, lider i të djathtës ekstreme, duket se kanë fituar 14-16 për qind të votave.

Në garën për president të shtetit kanë qenë 13 kandidatë.

Nëse asnjëri kandidat nuk fiton mbi 50 për qind të votave, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 dhjetor, mes dy kandidatëve të parë.

Rumania do t’i mbajë edhe zgjedhjet parlamentare më 8 dhjetor.

Ciolacu ka qenë vazhdimisht në krye të garës, edhe në sondazhet paraprake, për të zëvendësuar presidentin aktual të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe një dekadë në pushtet.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se dalja në zgjedhje ka qenë 52.4 për qind, që do të thotë se rreth 9 milionë shtetas rumunë kanë votuar.

Radhë të gjata janë raportuar nëpër qendrat e votimit në kryeqytetin rumun, Bukuresht, pak para mbylljes së vendvotimeve.

Lasconi ka qenë kandidatja e vetme për pozitën e presidentit që ka dalë kundër idesë që Ukraina t’i japë tokë Rusisë kur të diskutohet për paqe, me arsyetimin se një hap i tillë vetëm do të fuqizojë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nëse Ukraina dorëzon territor, Putin nuk do të ndalet”, ka thënë ajo.

Ne duhet t’i ndihmojmë Ukrainës që të fitojë këtë luftë”.

Ciolacu njihet si pro-evropian.

“Ne do të mbështesim thellimin e integrimit evropian për të mirën e njerëzve dhe do të kemi rol më aktiv në procesin e vendimmarrjes në nivel evropian”, ka thënë ai.

Rumania është aleate e rëndësishme për Ukrainën fqinje, pasi përveç ofrimit të ndihmës ushtarake, ajo ka luajtur rol kyç në transportimin e grurit ukrainas në tregjet globale.

Meritat më të mëdha për qasjen kaq pro-ukrainase të Bukureshtit, i shkojnë presidentit aktual, Iohannis.

You Might Also Like

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

Fondacioni Nobel: Çmimi Nobel për Paqe është i pandashëm nga laureati

TAGGED: #Marcel Ciolacu, #Rumani, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani përsëritë nevojën për heqjen e masave nga BE-ja, i quan të padrejta

Kosova Times Kosova Times March 12, 2025
Gutierrez-Kurtit: Të ndalen shpifjet dhe intimidimet ndaj gazetarëve
Horoskopi ditor për 18 korrik
Torres pas fitores ndaj Shqipërisë: Jemi një familje e bashkuar
Kurti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?