By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Schieder: Shqipëria po e merr seriozisht rrugën drejt BE-së
October 31, 2025
Dita Botërore e Qyteteve
October 31, 2025
Evropa duhet të ndërhyjë për të mbyllur boshllëkun prej 100 miliardë dollarësh për Kievin, paralajmëron paneli amerikan
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Ballina 2Rajon / Botë

E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 7:18 PM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Aleatët e NATO-s po përgatiten për marrëdhënie transatlantike potencialisht të trazuara pas fitores së zgjedhjeve presidenciale amerikane nga republikani Donald Trump. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Presidenti Trump vuri në pikëpyetje rëndësinë e NATO-s dhe qortoi vazhdimisht aleatët se kishin dështuar të shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen. Por siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, shumë vende evropiane po i bëjnë jehonë thirrjeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake përballë kërcënimit nga Rusia

Këtë javë, zyrtarët amerikanë morën pjesë në hapjen e një baze amerikane në Poloni për mbrojtjen nga raketat balistike, që ishte planifikuar të hapej në vitin 2008. Varshava zyrtare e vlerësoi angazhimin e treguar nga presidentët amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë një garantues i sigurisë së Polonisë, si dhe të gjithë aleancës së Atlantikut të Veriut”, deklaroi presidenti polak.

Fjalë të ngrohta për Uashingtonin, por nën sipërfaqe ka shqetësime mbi angazhimin e presidentit të ardhshëm amerikan lidhur me sigurinë e Evropës. Në vitin 2017, zoti Trump e cilësoi NATO-n si “të vjetruar” dhe kritikoi vazhdimisht aleatët e aleansës.

“Njëzet e tre nga 28 vendet anëtare ende nuk po, paguajnë atë që duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk është e drejtë për taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai gjatë mandatit të parë, në maj të viti 2017.

Në takimin e NATO-s të vitit 2018, aleatët thanë se zoti Trump kërcënoi se do t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga aleanca nëse vendet evropiane nuk do të rrisnin shpenzimet ushtarake. Në atë kohë zoti Trump pretendoi se pati sukses.

“Të gjithë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm angazhimet e tyre. Ata do të rrisin shpenzimet në ato nivele që nuk i kanë menduar kurrë më parë”, deklaroi zoti Trump në atë kohë.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale zoti Trump shkaktoi sërish tronditje për NATO-n.

“Një nga presidentët e një vendi të madh më pyeti: ‘Zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: ‘Nuk keni paguar? Ai tha: ‘Jo’. Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Ju duhet të paguani, ju duhet të paguani faturat tuaja.”

Aleatët e NATO-s mund të përballen me një trysni të re për të shpenzuar më shumë kur zoti Trump të marrë detyrën, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.

“Nuk jam aq i sigurt se mund të flasim për një kërcënim ekzistencial për NATO-n, si në vitin 2018. Por mund të them se ai do të kërkojë marrëveshje të vështira. Jo vetëm për të arritur pak a shumë objektivin e shpenzimeve ushtarake, por ndoshta për të pëgatirur terrenin për rritjen e shpenzime me 2.5 ose 3% gjatë takimit të ardhshëm të NATO-së që mbahet në qershor në Hagë”, thotë ai.

Një qasje e tillë ka të ngjarë të mirëpritet nga shumë shtete evropiane, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Aleatët e frontit lindor si Polonia, për shembull, por edhe vendet baltike dhe madje edhe vendet nordike tani po e shohin këtë si një gjë të mirë. Por unë mendoj se ka ende disa shqetësime në të gjithë aleancën kur flitet për shpenzimet që mund të minojë besueshmërinë e mbrojtjes kolektive”, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.

Zoti Trump ka emëruar Matthew Whitaker si kandidat për postin e ambasadorit amerikan në NATO. Në një deklaratë me shkrim, zoti Trump thekson se Whitaker “do të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s” – dhe se ai “do t’i japë përparësi Amerikës”. Emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati.

You Might Also Like

SHBA-të do të zvogëlojnë forcat në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki duke filluar nga muaji i ardhshëm pas lëvizjes në Rumani

Samiti Trump-Putin anulohet pasi Moska i dërgoi një memo Uashingtonit

Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s

Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Donald Trump, #NATO
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtari amerikan që dezertoi në Korenë e Veriut u akuzua për dezertim

Kosova Times Kosova Times October 20, 2023
Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon deklaratat e deputetit Muja
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kjo pije pastron sinuset, lehtëson kollën dhe forcon imunitetin
Kompania Apple në shkelje të rregullave të BE-së për teknologjinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?