By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep shumë të drejta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep shumë të drejta
Ballina 1Lajme

Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep shumë të drejta

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 9:24 AM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Kosova nuk ka nevojë të ketë asnjë asociacion brenda saj, sepse Kushtetuta e Kosovës jep shumë të drejta për minoritetet, nëse krahasojmë përqindjet e tyre. Kështu thotë bankieri shqiptaro amerikan, Richard Lukaj, duke theksuar se Kosova duhet të investojë më shumë që t’ua rikujtojë çdo ditë, zyrave vendimmarrëse në SHBA dhe në Evropë, se shqiptarët në Kosovë janë autoktonë, dhe se Kosova tashmë ka dhënë shumë për të tjerët.

Richard Lukaj është themelues dhe drejtues i Bank Street Group në Nju Jork, me një përvojë mbi 20 vjet në Investime Bankare. Lukaj ka qenë edhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe është njohës i mirë i zhvillimeve edhe në Kosovë dhe në rajon. Në një intervistë për Radio Kosovën, Lukaj sugjeron edhe subjektet politike në Kosovë për ulje tensionesh në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Kosova ka mbi 90% të popullatës shqiptare dhe ka bërë kompromise që janë pjesë të eksperimentëve. Kjo shpeshherë humbet në diskutim me ndërkombëtarët, sepse shpeshherë ata nuk e kuptojnë që shqiptarët kanë qenë dhe janë në Kosovë, edhe faktikisht shqiptarët, me krejt atë çfarë iu ka ndodhur, i kanë aprovuar të gjitha, për t’iu shërbyer minoriteteve. Kështu thotë Richard Lukaj, një filantrop shqiptaro amerikan, themelues dhe drejtues i Bank Street Group në Nju Jork.

Ish Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan thotë se hapësira e minoriteteve garantohet me Kushtetutë edhe më shumë se sa janë ata në përqindje.

“E kanë rritur nivelin e pjesëmarrjes së tyre edhe më shumë se sa iu ka takuar me përqindje. Kjo është një gjë që ne duhet vazhdimisht ta përmendim. Ne nuk kemi nevojë për Asociacione, derisa Kushtetuta vetë e jep mënyrën se si me qeveris çdo organ lokal që mund të krijohet. Por, nëse dëshirojnë me qenë superfuqi, mbi Kushtetutën e Kosovës, atëherë jemi në një debat tjetër… Këtu besoj se Kosova mund të investojë më shumë, sidomos duke afruar disa profesionistë që të jenë përfaqësues dhe zëra që flasin përditë në zyret kryesore këtu në Amerikë ose në Evropë. Të rrisë kapacitetet e ambasadave, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por, është shumë e rëndësishme që të merren profesionistë të ndryshëm që t’i përfaqësojnë këto me projekte konkrete. Kushdo që vjen në pushtet në Kosovës, unë besoj se mundet ta rrisë këtë kapacitet…”, tha ai për Radio Kosovën.

Lukaj thotë se Kosova është ende shtet i ri dhe nganjëherë bën edhe hapa mbrapa, duke e ilustruar këtë me progresin që arrin një qeveri dhe nuk ia transferon tjetrës pas një procesi zgjedhor.

“Kjo na pengon si popull, jo vetëm në Kosovë por edhe në vende të tjera në rajon, më shumë se asgjë tjetër. Duhet ta kuptojmë se në detyrën e shërbimit të popullit, atë që kemi arritur, duhet ta vazhdojmë. Kur populli ta ka dhënë përgjegjësinë e ke për detyrë që t’ia japësh atë mundësi e atë shërbim atyre që vijnë pas teje. Kjo është një gjë që na ka penguar shumë”, shtoi ai.

Meqë Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve të reja, Lukaj sugjeron të gjithë liderët e partive politike që të krijojnë unitet për Kosovë dhe jo të përçahen aq shumë sa bëhet dëm i përgjithshëm.

“Partitë politike duhet të kuptojnë, siç ndodh edhe këtu në Amerikë, sepse në SHBA me gjithë tensionet, nuk iu intereson askujt individi, të gjithë e duan Amerikën, të ardhmen e saj se si do të vazhdojë, të gjithë e duan Amerikën të suksesshme, të gjithë e duan Amerikën të ketë aftësitë e duhura, marrëdhëniet e duhura, lidhjet strategjike të duhura, etj, etj. Kurse në Kosovë është përçarja aq e ashpër, sa që njerëzit pak a shumë duken sikur janë armiq të Kosovës… Aq shumë e duan humbjen e një partie tjetër që edhe dëm me i bë shtetit nuk i pengon. Këto gjëra kalojnë limitin e normalitetit dhe besoj se nuk jam duke thënë diçka të re…Të fitojë kush të fitojë, por çështja jonë shqiptare, nuk duhet të jetë kurrë në pikëpyetje“, tha Lukaj.

Richard Lukaj është themelues dhe drejtues i Bank Street Group LLC, njohës shumë i mirë i zhvillimeve ekonomike dhe jo vetëm. Ka bërë disa investime dhe përkrahje të projekteve edhe në Kosovë. Por thotë se pjesëmarrja e diasporës, ku e përfshinë edhe vetën e tij, është ende e vogël. Në Kosovë, tash për tash, ai e sheh si pengesë të madhe, çështjen e besueshmërisë të cilën e konsideron në nivelin e ulët ende.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

TAGGED: #Asociacioni i komunave me shumicë serbe, #Kosova, #Richard Lukaj
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Protestuesit hebrenj sulmojnë Kullën Trump në Manhatan. 98 te arrestuar

Kosova Times Kosova Times March 14, 2025
Kearns pas deklaratave të Vuçiqit: Britania urgjent të fokusohet në Ballkan
Chollet: Marrëveshja përfundimtare do të kërkojë zgjedhje të vështira dhe guxim politik
Sekretari i shtypit i Navalny konfirmoi vdekjen e tij
BIK: Detyra për fëmijë kundër festimit të Vitit të Ri, “gabim që nuk duhet përsëritur”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?