By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë
June 1, 2025
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë
June 1, 2025
Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë
June 1, 2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK
June 1, 2025
Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Ballina 2Rajon / Botë

Rumania mban zgjedhjet presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 10:09 AM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat mund të përballin një kandidat nacionalist të krahut të djathtë me kryeministrin aktual të majtë në rundin e ardhshëm.

Trembëdhjetë kandidatë po garojnë për pozitën e presidentit të këtij shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Këto janë vetëm zgjedhjet e para në të cilat do të votojnë rumunët brenda pak ditësh.

Rezultatet e këtyre proceseve nuk do të përcaktojnë vetëm politikën e brendshme, por edhe atë të jashtme, përfshirë mundësinë e zbehjes së mbështetjes së Rumanisë për Ukrainën, teksa lufton pushtimin rus në shkallë të plotë.

Kur do të mbahen zgjedhjet?

Të parat janë zgjedhjet presidenciale. Presidenti në shkuarje i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis e përfundon mandatin e dytë dhe një dekadë në pushtet.

Rundi i parë mbahet më 24 nëntor, dhe nëse asnjëri kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët e parë në listë do të përballen në rundin e dytë të 8 dhjetorit.

Ndërkohë, Rumania do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare, më 1 dhjetor, datë në të cilën shënohet Dita Kombëtare.

Prioritetet kryesore

Oana Popescu-Zamfir, drejtore e Qendrës për Fokus Global, me seli në Bukuresht, përmend fillimisht që “Rumania do të përballet me dy realitete të rëndësishme në vitin tjetër: kërcënimin e një jostabiliteti më të theksuar në rajon dhe në botë, sidomos në kontekstin e ardhjes së [presidentit të zgjedhur amerikan, Donald] Trump në Shtëpinë e Bardhë”.

Së dyti, ajo vlerëson se “rreziku i thellimit të krizës ekonomike dhe financiare është i madh, marrë parasysh normat e deficitit buxhetor dhe shkallën e inflacionit”.

Çfarë është me rëndësi për votuesit?

Ekonomia dhe korrupsioni duket se janë në krye të listës së prioriteteve për votuesit.

“Për votuesit kanë rëndësi kushtet e jetesës, ulja e inflacionit, dhe deficiti buxhetor, që është ndër më të lartit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Popescu-Zamfir.

Për ata ka rëndësi edhe “shmangia e masave shtrënguese që potencialisht mund të jenë shumë të rrepta”.

Korrupsioni, qoftë në sektorin publik apo atë privat, e ka dëmtuar rëndë Rumaninë.
Korrupsioni, qoftë në sektorin publik apo atë privat, e ka dëmtuar rëndë Rumaninë.

Rumania është goditur nga norma të larta të inflacionit në vjetët e fundit.

Më 2022, shkalla e inflacionit ka qenë 13.8 për qind, ndërsa më 2023 shifra ka rënë në 10.4 për qind, sipas të dhënave të Institutit rumun të Statistikave.

Më 2024, kjo shifër është përmbi 5 për qind, një rënia e konsiderueshme, por sërish më e larta në mesin e vendeve të bllokut evropian.

Korrupsioni, qoftë në sektorin publik apo atë privat, e ka dëmtuar rëndë Rumaninë.

Në sektorin shëndetësor publik, dhënia e ryshfetit për të takuar mjekun, apo për të marrë trajtim mjekësor, është diçka që dyshohet se ndodh shpesh, pavarësisht përpjekjeve për të kufizuar këtë praktikë.

Lëvizjet në politikë të jashtme

Ndonëse dominojnë shqetësimet për çështje të brendshme, votuesit shqetësohen edhe për politikë të jashtme, sidomos për luftën e Rusisë në Ukrainë, fqinjën e Rumanisë, dhe se si do të ndikojë ndërrimi i administratës amerikane në këtë konflikt.

“Kërcënimi për jostabilitet rajonal dhe luftë përbën po ashtu shqetësim. Votuesit shikojnë me kujdes qasjet e kandidatëve kur është fjala për Ukrainën, Rusinë, Trumpin dhe orientimin euro-atlantik”, ka thënë Popescu-Zamfir, duke shtuar se votuesit janë të fokusuar edhe në qasjen e kandidatëve presidencialë për të drejtuar shtetin në rast të ndonjë përshkallëzimi tensionesh me Rusinë.

Rumania është aleate e rëndësishme për Ukrainën, të cilës i ka ofruar trajnim, pajisje ushtarake, përfshirë sistemet për mbrojtje ajrore, Patriot, si dhe i ka ndihmuar për të transportuar grurin ukrainas dhe mallrat tjera bujqësore drejt tregjeve globale.

Meritat për këtë qasje të madhe pro-Ukrainës i shkojnë presidentit aktual, Iohannis.

Për NATO-n, Rumania është aleate e rëndësishme në krahun lindor, pasi aleanca e ka aty bazën më të madhe ushtarake për atë pjesë.

https://youtu.be/TBhEKjLniSw

Ndonëse pa ndonjë rol të madh ekzekutiv, pozita e presidentit në Rumani është e rëndësishme kur vjen fjala për çështje të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

Një president në Rumani mund të kundërshtojë të nominuarin për kryeministër dhe emërimet në sektorin gjyqësor.

Kush ka më shumë shanse për fitore?

Në debatet presidenciale është vërejtur mungesa e kryeministrit rumun, njëherësh lider i Partisë Social-Demokrate, Marcel Ciolacu, si dhe e ish-kryeministrit të qendrës së djathtë, Nicolae Ciuca, i cili udhëheq Senatin Rumun, dhe ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës me partinë e Ciolacut.

Mungesa e Ciolacut është arsyetuar nga familjarët me faktin se ai prin në sondazhe.

Sipas tyre, ai është në krye të listës së 14 kandidatëve për pozitën e presidentit.

Sondazhet tregojnë këtë renditje pavarësisht faktit që Ciolacu është përballur me akuza se ka gënjyer për lidhjet me një kompani të patundshmërisë, çka pati rritur thirrjet që kërkonin dorëheqjen e tij.

Në rast të mbajtjes së rundit të dytë, Ciolacu mund të përballet me Simionin, ka sugjeruar Popescu-Zamfir.

Kryeministri aktual, Marcel Ciolacu prin në sondazhe.
Kryeministri aktual, Marcel Ciolacu prin në sondazhe.

“Social-demokratët po llogarisin që Simion të arrijë në rundin e dytë, sepse ashtu njerëzit do të votojnë më pas kundër Simionit si sinonim i fitores së të djathtës ekstreme”, ka thënë Popescu-Zamfir.

Sipas saj, shumë rumunë besojnë se një fitore e Simionit nënkupton që shteti do të udhëhiqet sipas një stili dhe ideologjie të ngjashme me atë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, “që do të thotë kundër Perëndimit, pro-Rusisë, stil autokratik, konservator, dhe që mund të kufizojë liritë dhe të drejtat civile”.

Partia Social-Demokrate pritet të prijë edhe në zgjedhjet parlamentare të 1 dhjetorit, mirëpo pritet të ketë problem në formim të kabinetit qeveritar, ka thënë analistja Veronica Anghel në një postim në llogarinë e saj në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Pavarësisht se si do të jetë rezultati, “Rumania duhet të ecë përpara politikisht, dhe të shtrëngojë rripin sa u përket politikave ekonomike dhe fiskale, për t’u përballur me deficit dhe inflacion”, ka thënë Popescu-Zamfir.

Ndërkohë, sipas analistes, Bukureshti duhet të synojë “bashkëpunim me administratën Trump teksa i ndihmon Ukrainës, sa më shumë që është e mundur”. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë

Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës jep dorëheqjen pas sulmit vdekjeprurës që vret 12 ushtarë

Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra

Sulm i madh ukrainas në të gjithë Rusinë: “Bombarduesit rusë digjen masivisht”

Sulmues të maskuar sulmojnë një pub në Rivierën e famshme spanjolle, vrasin dy britanikë

TAGGED: #Rumania, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Policia urdhëron shpërndarjen e protestuesve pas përleshjeve në UCLA

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Tifozët në ethe para ndeshjes finale për Kupën e Botës
Në prill merret vendimi, s`dihet a do të ketë ulje të tarifave të energjisë
Mehaj pret në takim 25 ushtaret e reja të FSK-së: Janë në gjendje të vdesin për atdheun
Begaj merr progres-raportin e KE-së: Fazë e re për integrimin e vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?