By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria rrit prodhimin e ullirit, por me sfida tregu i vajit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria rrit prodhimin e ullirit, por me sfida tregu i vajit
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria rrit prodhimin e ullirit, por me sfida tregu i vajit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 7:47 PM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Shqipëria është një vend mesdhetar që njihet për prodhimin e ullirit dhe vit pas viti fermerët po, rrisin sipërfaqet e kultivuara. Ekspertë thonë se këtë vit prodhimi i ullirit është më i mirë se viti i shkuar, me gjithë pasojat e ndryshimeve klimatike, me një verë të thatë. Por sipas specialistëve tregu i vajit të ullirit vazhdon të përballet me mjaft sfida dhe niveli eksporteve mbetet ende i ulët.

Në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Vlorë kultivues dhe përpunues të ullirit po ndjekin ekspertët që flasin për kultivarët autoktonë dhe vlerësimin e vajit të ullirit në Shqipëri.

Aktualisht sezoni i vjeljes së ullinjve dhe të prodhimit të vajit në vend është në pikën më të lartë.

“Ky vit është më i mirë se viti i shkuar për sa i përket prodhimit”, thotë Meno Besimaj që drejton këtë qendër.

“Sivjet pritet të jenë mbi 120 mijë tonë ullinj që do të thotë që të konvertuar do të rrisin prodhimin e vajit, pavarësisht se rrezja e vajit nuk është në sasinë që ka qenë vitin e kaluar për shkak të luhatjeve që kanë pësuar temperaturat dhe të stresit që krijoi bima e ullirit prej thatësirës. Kapaciteti i prodhimit këtë vit është i mirë dhe të gjitha fabrikat janë me kapacitet të plotë këto ditë”, tregon ai.

Ndërkohë ndryshimet klimatike kanë ndikuar këtë vit tek ulliri, sipas specialistit Adhurim Lazaj.

“Ky vit pason vitin 2023 me prodhimtari të ulët dhe ulliri e ka të theksuar prodhimi periodik ku një vit prodhon më shumë se viti tjetër. Ky vit pritet të ishte “viti i plotë”, tek ulliri por për shkak të kushteve klimaterike, veçanërisht në kohën e lulëzimit, nuk arriti të ketë prodhimin e pritshëm, por përsëri, krahasuar me vitin e kaluar prodhimi i ullirit kokërr është më i lartë”, thotë ai.

Sipas vlerësimeve paraprake të kësaj qendre prodhimi pritet të shkojë këtë vit në mbi 120 mijë tonë ullinj nga 117.618 tonë ullinj që ishte, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vitin 2023.

Këtë vit vaji i ullirit tregtohet nga fermerët apo nga fabrikat 8 deri në 10 dollarë për litër nga 5-6 dollarë për litër që ishte vitin e shkuar.

Fermerët këtë vit janë më të kënaqur, pasi çmimi i vajit është më i lartë krahasim me vitet e shkuara, thotë zoti Besimaj.

Një nga faktorët që po ndikon çmimin e rritur të vajit është rritja e kostos së vjeljes së ullinjve, pasi fuqia punëtore është e pakët për shkak të emigrimit në shumë zona, thotë më tej zoti Besimaj.

“Mungesa e fuqisë punëtore do të thotë që është rritur edhe vlera e ditës së punës. Rreth 30% të kostos së prodhimit të ullirit e përbën vetëm vjelja. Pavarësisht se vjelja e ullirit po bëhet e mekanizuar, pasi tani ka shumë shkundës ulliri me bateri dhe me energji apo me naftë dhe me benzinë por përsëri krahu i ri i punës është larguar dhe pjesa më e madhe është e detyruar që ullinjtë ti mbledhin dhe kuptohet ka një rritje të kostos së vjeljes”, thotë ai.

Ndërsa sipas specialistit të ullirit Adhurim Lazaj duhet bërë kujdes në gjithë procesin nga vjelja deri te prodhimi i vajit.

“Shqipëria, thotë ai, nuk pretendon të konkurrojë në tregun global të vajit të ullirit me sasi, pasi ka sipërfaqe të vogla me ullinj krahasuar me vendet e rajonit si Greqia, Italia apo Spanja, por synon të konkurrojë me cilësinë e vajit”, thotë ai.

“Që të marrim cilësi maksimale duhet ta vjelim në kohë, duhet të jetë momenti nga vjelja deri në përpunim sa më i shkurtër. Mundësisht brenda katër orëve ulliri nga vjelja duhet të shkojë të përpunohet. Nëse sasitë e ullirit të vjelë i mbajmë me ditë, fillon dekompozimi dhe që këtu nis e prishet vaji.”

Ndërsa zoti Besimaj thotë se ka ende shumë punë për të bërë sidomos drejt marketingut dhe paketimit të vajit të ullirit për të depërtuar në tregun rajonal.

“Fabrikat tona janë të gjitha fabrika të reja të kohës së fundit. Janë dy lloje të fabrikave që i ka Italia dhe Spanja, por duke qenë se ne jemi futur vonë në këtë punë i kemi më të reja dhe janë shumë cilësore. E vetmja, gjë që ne nuk e kemi ende të normalizuar është pjesa e depozitimit, e ambalazhimit, e etiketimit dhe kjo është pjesa e marketingut që nuk e bëjnë të gjitha fabrikat. Në 20 fabrika që ne kemi inspektuar ditët e fundit vetëm dy fabrika e kanë pjesën e grumbullimit, të marketimit dhe të çertifikimit të vajit të ullirit”, thotë ai.

Ndërsa Armando Lamaj që merret me prodhimin e vajit të ullirit prej gati 5 vite në zonën e Drashovicës në Vlorë thotë se klima bëri të vetën këtë vit duke ulur prodhimi për këtë zonë.

Zoti Lamaj përpunon ullinjtë e komunitetit të zonës, por synon që të përfshihet edhe në tregtimin e vajit të ullirit jashtë vendit.

“Me sa po shohim ne po avancon tregu i vajit të ullirit për jashtë. Edhe cilësia e vajit ishte shumë e mirë këtë vit. Sivjet e kam në plan të përfshihem në tregun jashtë të vajit të ullirit dhe do të nisim procedurat e certifikimit.”

Zoti Lamaj thotë se përpunuesit e vajit kanë nevojë për mbështetje nga shteti, pasi kanë kosto të rritura duke filluar nga energjia elektrike që punojnë fabrikat, te kosto e grumbullimit të prodhimit tek fermerët dhe rritja e kapaciteteve ruajtëse të vajit.

Sipas të dhënave doganore Shqipëria eksportoi në nëntë muajt e parë të këtij viti rreth 2400 tonë vaji ulliri, ndërsa gjatë vitit të shkuar u eksportuan në total rreth 6100 tonë vaj ulliri.

Eksportet e vitit të shkuar u lidhën veçanërisht me një sasi stoku të vajit të ullirit të krijuar gjatë vitit 2022 i cili u eksportua drejt Italisë pas një marrëveshje mes të dy vendeve.

Sipas vlerësimeve paraprake të të qendrës kombëtarë të ullirit në Vlorë këtë vit prodhimi i vajit të ullirit pritet të shkojë në Shqipëri në rreth 25 mijë tonë, ndërsa gjatë vitit 2023 u prodhuan në nivel kombëtar rreth 20 mijë tonë vaj ulliri.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

TAGGED: #Shqipëri, #Ulliri, #Vaji
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Nabërgjani i ripërtërirë është në pritje të drejtësisë

Kosova Times Kosova Times May 1, 2024
QUNT-i dhe BE-ja takim me Kryeministrin për heqjen e qarkullimit të Dinarit
Haradinaj: Senatori Lieberman ishte se i fuqishëm i luftës sonë të drejtë
ShBA dhe Koreja e Veriut ende pa komunikim për ushtarin që kaloi kufirin
Osmani: Kosova e njeh dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale e luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?