By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trumpi hesht, Ukraina debaton
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Trumpi hesht, Ukraina debaton
Ballina 2Rajon / Botë

Trumpi hesht, Ukraina debaton

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 9:39 AM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Donald Trump, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, nuk ka paraqitur ende një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, gjatë fushatës zgjedhore, ai siguroi se do mund t`i jepte fund luftës “brenda 24 orëve”. Sipas raportimeve të mediave, diskutimet për këtë janë duke u zhvilluar në ekipin e tij

Siç raportoi së fundmi Wall Street Journal (WSJ), duke cituar tri burime të afërta me Trump, një nga planet do të kërkonte që Ukraina të pranonte të mos bashkohej me aleancën e mbrojtjes të NATO-s për të paktën 20 vjet. Në këmbim, Uashingtoni do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë për të penguar Federatën Ruse nga sulme të mëtejshme.

Sipas WSJ, të gjitha propozimet përfshijnë “ngrirjen” e luftës, që do të nënkuptonte pushtimin e rreth 20 për qind të territorit ukrainas nga Rusia. Duke cituar burimet e veta, gazeta The Telegraph shkroi se si pjesë e planeve të tij, Trump mund t’u bëjë thirrje trupave evropiane dhe britanike të sigurojnë një zonë tampon prej 1,300 kilometrash midis ushtrive të Ukrainës dhe Federatës Ruse.

“Ukrainasit mish për top”

Ndërkohë, në Ukrainë, nuk përjashtohet më që SHBA të imponojë skenarë të papranueshëm në vend pas ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë, që mund të çojë në një “pushtim të ngadalshëm” të Ukrainës nga Rusia pas “ngrirjes së luftës”. “Është qesharake të lexosh iluzionet optimiste se si Trump do t’i tregojë vendin Rusinë, do të furnizojë me armë dhe do t’i japë fund luftës”, shkruan një përdoruese me pseudonimin “Dragonfly” në rrjetin social X. “Kam ndjesinë se tashmë kemi humbur. Me fitoren e tij në zgjedhje, metoda e tij është marrëveshje me një agresor, një terrorist, një vrasës masiv dhe një kriminel lufte.

Përdoruesja e Facebook-ut Oksana Lysiak gjithashtu shpreh moskuptim. “Gjëja kryesore që njerëzit nuk duan të kuptojnë – ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë – është se Putini nuk i do ukrainasit nga dashuria vëllazërore apo diçka e tillë, por si mish për top dhe milingona punëtore për një sulm ndaj bastionit evropian”.

Gazetari ukrainas Andrij Herasym shprehet me frikë në Facebook: “Trump do të thotë se e ka ‘vënë në rregull’ gjithçka. Ai do të ndalojë financimin e Ukrainës dhe më pas do të thotë se e gjithë përgjegjësia e mëtejshme i takon Evropës. Në fund të fundit, Ukraina është pjesë e Evropës.”

Oleksiy Kopytko, një ekspert ushtarak dhe ish-këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, thekson: “Opcioni më i mirë për ne është: Evropa vetëdijësohet dhe fillon të financojë në mënyrën e duhur mbrojtjen e saj.” Kjo do të thotë se Evropa duhet t’i japë Ukrainës mbështetje të drejtë financiare për “haraçin e lartë” dhe për të ndaluar Rusinë. Në fund të fundit Japonia dhe Koreja e Jugut bëjnë të njëjtën gjë. Vetëm pak ditë më parë, Japonia njoftoi një tjetër paketë ndihme ushtarake. Kjo do të krijonte bazën e një uniteti transatlantik, që i përshtatet vizionit të Trumpit, sipas Kopytko.

“Me makinë llogaritëse në dorë”

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës, Volodymyr Ohrysko, bëri thirrje për një kthesë në qëndrime: “Për disa në Perëndim, heqja e problemeve në kurriz të Ukrainës është mënyra më e mirë për zgjidhje. Cinikët rreth Trumpit do ta inkurajojnë atë të marrë këtë opsion, sepse është më i lehtë . Por ne duhet ta kthejmë këtë ideologji në një drejtim tjetër dhe t’i themi Trumpit: “Shiko, ne ofrojmë gjëra që janë të dobishme për ty, do të bësh dhjetëra e qindra miliarda dollarë duke forcuar Ukrainën.” tha Ohrysko për transmetuesin ukrainas NV.

Sipas mendimit të tij, Ukraina duhet të marrë iniciativën dhe t’i shpjegojë qartë Trumpit, “me makinë llogaritëse në dorë”, se për çfarë bëhet fjalë, kjo përpara inaugurimit të tij: që ndihma për Ukrainën do të nënkuptonte një rritje të fondeve që mbeten në SHBA për shkak të kontratave të mbrojtjes.

Kurse Ihor Reyterovych nga Universiteti Taras Shevchenko në Kyivv shpreson se Trump do të ndihmojë në përfundimin e luftës dhe ta bëjë këtë me kushte të drejta. “Dy të tretat e votuesve të tij mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Nëse Trump i bën lëshime Rusisë, kjo do të shihet jashtëzakonisht negativisht, madje edhe nga kolegët e partisë së tij”. “Ne kemi një të ardhme me opsione të ndryshme dhe secili skenar mund të ndryshojë në çdo kohë. E vetmja gjë që i bashkon është se Trump dëshiron patjetër t’i japë fund luftës. Ju e dini që duhet të ketë një kompromis, por deri ku shkon ai kompromis. është ende e paqartë”, sipas Rejteroëytsch.

Rritet gatishmëria për negociata

Ndërkohë, për shkak të përkeqësimit të situatës në frontin e luftës dhe burimeve gjithnjë e më të pakta, një pjesë e madhe e ukrainasve po ndryshojnë gradualisht qëndrimin në lidhje me negociatat me Rusinë. Kjo u konfirmua nga një studim i Qendrës Kërkimore Kyiv Razumkov në shtator. Në vjeshtën e vitit 2023, 21 për qind e të anketuarve mbështetën negociatat me Rusinë. Këtë vit tashmë është 35 për qind. Megjithatë, siç theksojnë sociologët, shumica relative prej 48 për qind janë ende kundër negociatave. /dw/

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

TAGGED: #Donald Trump, Ukraina
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj për buxhetin për vitin 2023: Buxhet i varfërimit

Kosova Times Kosova Times November 17, 2022
Kane tregon çfarë i tha Bellingahm para se të ekzekutonte penalltinë
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthcare”
Ja çfarë diskutuan ministrat e jashtëm kinez dhe rus
Zgjatet orari i parkingut në qendër të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?