By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Ballina 2Rajon / Botë

Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 10:47 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë theksohet se ajo është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Evropë.

Sipas Raportit, për këtë arsye Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut.

Raporti i Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin vlerëson se “Shqipëria ka potencialin për të rritur qëndrueshmërinë e saj ndaj ndryshimeve klimatike” dhe për të shfrytëzuar mundësitë e reja ekonomike përmes investimeve dhe politikave strategjike, por “në mungesë të masave proaktive, dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë në 7 për qind Prodhimit të Brendshëm Bruto së saj”.

Rreth 95 për qind e bashkive shqiptare janë prekur dy dekadat e fundit nga këto fatkeqësi natyrore dhe klimatike, të cilat janë shpeshtuar dhe ashpërsuar, theksohet në Raport, të tilla si tërmeti në nëntor 2019, që ishte më i forti në 30 vjet.

Po ashtu, energjia dhe bujqësia janë̈ ndikuar ndjeshëm nga rreziqet klimatike për shkak të ndryshimit të ritmit të reshjeve, çka sjell thatësira me humbje të korrjeve në bujqësi dhe përgjysmim të prodhimit të energjisë elektrike, përmbytje, me humbje të mëdha në bujqësi dhe blegtori, thuhet në studim.

Sipas raportit, investimet në përshtatjen klimatike janë më se të domosdoshme dhe mund të mbështesin zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, ku nga investimet tek përshtatja klimatike mund të përfitohet 10 herë më shumë prej uljes së humbjeve, prej përfitimeve sociale e mjedisore dhe mundësive ekonomike më të shtuara.

Ekspertët e Grupit vlerësuan se me aspiratën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në uljen e varfërisë dhe në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me BE-në, duke u renditur mes vendeve me të ardhura të mesme e të larta.

Varfëria energjetike mbetet shqetësim dhe, sipas Raportit, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë̈ i përballon me vështirësi shpenzimet e energjisë̈.

Shqipëria mbështetet në energjinë e rinovueshme të hidrocentraleve, pohojnë ekspertët në studim, por ajo përballet me sfida në menaxhimin e burimeve të veta ujore për bujqësinë dhe për prodhimin e energjisë̈, sidomos pas përmbytjeve dhe thatësirave, që sollën ndryshimet klimatike.

Shqipëria po redukton varësinë nga burimet hidrike duke zgjeruar tregtinë rajonale të energjisë, veçanërisht me Kosovën, për të rritur sigurinë e saj energjetike dhe për të sjellë më shumë burime të rinovueshme, vlerëson Raporti.

Investimet, sipas ekspertëve, pritet të diversifikojnë sistemin energjetik, të përmirësojnë efikasitetin, duhet të reduktojnë varësinë nga importet, si dhe të elektrifikojnë transportin dhe sistemin e ngrohjes.

Raporti përshkruan edhe një udhërrëfyes të masave të nevojshme për kalimin e Shqipërisë drejt një modeli rritjeje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës.

Udhërrëfyesi për Shqipërinë e qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës, i përfshirë në Raport, propozon investime të shpejta për zbutjen e ndikimit të katastrofave, zhvendosjen drejt energjisë së rinovueshme për dekarbonizimin afatgjatë, reforma në financat publike për të mbështetur nismat mbi klimën dhe nxitur investimet private, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për të nxitur efikasitetin dhe inovacionin.

Grupi i Bankës Botërore pohoi se po punon me autoritetet shqiptare duke mbështetur projekte për ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme, përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

TAGGED: #Banka Botërore, #Shqipëria
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Podujevë: Përurohet biblioteka e re e qytetit

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Fotot e para të zjarrit në marinën në Medulin: Tymi fryn në të gjitha drejtimet, vendasit u hodhën në det, numri i anijeve të djegura u rrit në 22
Mblidhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës, diskutohet për situatën aktuale në sistemin gjyqësor
KFOR-i amerikan patrullon në veri
Kurti thirrje prokurorisë të bëjë më shumë për masakrën e Podujevës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?