By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Harris: Biden është luftëtar, do ta përballojë këtë sfidë
May 19, 2025
Haradinaj:Tahiri e Topalli, intelektualë që u flijuan për lirinë e Kosovës
May 19, 2025
26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, asnjë i dënuar
May 19, 2025
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fituesi i befasishëm i presidencialeve në Rumani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Fituesi i befasishëm i presidencialeve në Rumani
Ballina 2Rajon / Botë

Fituesi i befasishëm i presidencialeve në Rumani

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 6:03 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Ekspertët e cilësuan një kandidat të ekstremit të djathtë si njërin prej favoritëve në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë dhe e parashikuan në balotazh me një politikan të njohur.

Ekspertët kishin dhe nuk kishin të drejtë. Është fakt që një kandidat i ekstremit të djathtë do të shkojë në balotazhin e 8 dhjetorit, por jo ai që ata dhe sondazhet parashikuan.

Calin Georgescu – 62 vjeç, inxhinier i bujqësisë dhe një i pavarur që mezi u regjistrua në zgjedhje – jo vetëm që doli më mirë seç pritej, por e fitoi rundin e parë të 24 nëntorit me rreth 22 për qind të votave.

Beteja për vendin e dytë, ndërkaq, u shndërrua në një dramë më vete.

Kryeministri i majtë, Marcel Ciolacu, nga Partia Social-Demokrate (PSD), ishte në garë të ngushtë me Elena Lasconin, një liberale properëndimore nga Unioni “Shpëtojeni Rumaninë”.

Me 99.9 për qind të votave të numëruara, ishte Lasconi, mbështetëse e zjarrtë e anëtarësisë së Rumanisë në NATO dhe BE, si dhe mbështetëse e zëshme e Ukrainës, e cila doli në vendin e dytë.

Zhgënjimi me kryeministrin e deritashëm

Për president të Rumanisë garuan 13 kandidatë.

Presidenti i këtij vendi ka mandat pesëvjeçar dhe ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse në fusha si: siguria kombëtare, politika e jashtme dhe emërimet në drejtësi.

Rumania do t’i mbajë edhe zgjedhjet parlamentare më 1 dhjetor, kur do të përcaktohen qeveria dhe kryeministri i ardhshëm i vendit.

Presidenti në largim i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, e përfundon mandatin e dytë pas një dekade në detyrë.

Për shumë votues, ai dhe Partia e tij Nacional-Liberale në pushtet kanë qenë një zhgënjim.

Iohannis u kritikua shumë për mungesën e tij figurative gjatë ngjarjeve të rëndësishme si pandemia e koronavirusit.

Shqetësimet e votuesve përfshinin edhe korrupsionin, inflacionin dhe gjendjen e sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit.

Presidenti aktual Klaus Iohannis.
Presidenti aktual Klaus Iohannis.

Një çështje tjetër është edhe konflikti në Ukrainën fqinje dhe mënyra sesi ai konflikt mund të ndryshojë me administratën e re në SHBA.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e mbështeti vazhdimisht Kievin, por presidenti i zgjedhur, Donald Trump, la të kuptohet se kjo mbështetje mund të kufizohet.

Rumania u bë një aleate e rëndësishme e Ukrainës, jo vetëm duke i ofruar trajnime dhe pajisje ushtarake, përfshirë edhe një sistem të mbrojtjes raketore – Patriot, por edhe duke luajtur rol kyç në transportin e grurit dhe mallrave të tjera bujqësore ukrainase në tregjet globale.

Pjesa më e madhe e meritave për qëndrimin proukrainas të Bukureshtit i takon presidentit aktual, Iohannis.

Fitorja e befasishme

Por, ishte fitorja e befasishme e Georgescut ajo që rrëmbeu titujt kryesorë të lajmeve.

Përpara zgjedhjeve, ekspertët u fokusuan në një figurë tjetër të ekstremit të djathtë.

Sondazhet e opinionit tregonin se George Simion, udhëheqës i Aleancës për Unitetin e Rumunëve (AUR) të ekstremit të djathtë, do të dilte në vendin e dytë apo edhe në të parin.

Analistët kishin pritur që Simion, një mbështetës i zëshëm i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Trump, të përballej me kryeministrin Ciolacu në rundin e dytë.

Simion bëri fushatë për ribashkim me Moldavinë, e cila këtë vit ia rinovoi ndalesën pesëvjeçare për të hyrë në këtë vend, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Për arsyet e njëjta, ai nuk lejohet të hyjë as në Ukrainën fqinje.

Georgescu ishte, gjithashtu, anëtar i shquar i AUR-it, që e kishte atë si zgjedhje të vetën për kryeministër. Por, ai u largua nga partia në vitin 2022 pas kritikave nga drejtuesit e lartë të AUR-it se qëndrimi i tij prorus dhe anti-NATO është i dëmshëm për imazhin e partisë.

Në një intervistë të vitit 2021, ai e cilësoi mburojën raketore balistike të NATO-s në Deveselu, në jug të Rumanisë, si “turp të diplomacisë”, duke pretenduar se aleanca ushtarake nuk do ta mbrojë asnjë anëtar të saj në rast të ndonjë sulmi rus.

Ai, gjithashtu, tha se Ion Antonescu, udhëheqës de facto i Rumanisë në Luftën e Dytë Botërore, i cili u dënua me vdekje për rolin e tij në Holokaustin e Rumanisë, dhe Corneliu Zelea Codreanu, udhëheqës i Gardës së Hekurt të para Luftës së Dytë Botërore – një prej lëvizjeve më të dhunshme antisemitike në Evropë – ishin heronj kombëtarë.

Georgescu ka doktoraturë në pedologji dhe mbajti poste të ndryshme në Ministrinë e Mjedisit të Rumanisë në vitet 1990.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2012, ai ishte përfaqësues për Rumaninë në komitetin kombëtar të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

Fushata në TikTok

Llogaria e Georgescut në TikTok ka 1.6 milion pëlqime.

Në të, ai ka të postuara video duke shkuar në kishë, duke bërë xhudo, duke vrapuar dhe duke folur në podkaste.

Vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve, ai nisi një fushatë në TikTok, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund ndihmës për Ukrainën.

Ai, gjithashtu, foli me skepticizëm për anëtarësinë e Rumanisë në NATO.

Mesazhet e tij antiperëndimore zënë vazhdimisht vend në mediat ruse, të drejtuara nga shteti, ose në mediat sociale që janë miqësore ndaj Kremlinit.

Pasi hodhi votën e tij, Georgescu shkroi në Facebook se ai votoi “për të padrejtët, për të poshtëruarit, për ata që mendojnë se nuk kanë rëndësi dhe në fakt kanë më shumë rëndësi… Vota është një lutje për kombin”.

Qëndrimet e tjera të tij përfshijnë mbështetjen e fermerëve rumunë, reduktimin e varësisë nga importet dhe rritjen e prodhimit të energjisë dhe ushqimit.

Simion tha se e uroi Georgescun dhe se është “shumë i lumtur që rreth 40 për qind e votave të rumunëve shkuan drejt opsionit sovran”.

Balotazhi i 8 dhjetorit do të ofrojë një zgjedhje të vështirë mes Georgescut dhe Lasconit.

You Might Also Like

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

TAGGED: #Celin Georgescu, #Rumania, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IKD: Neni për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kundërkushtetues

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Përplasja e tmerrshme e kamionit dhe autobusit në GJERMANI: 52 të plagosur, 10 në gjendje të rëndë (VIDEO)
Ditëlindja kthehet në tragjedi, reperi amerikan qëllohet për vdekje
Arteta i zhgënjyer me humbjen ndaj Aston Villa-s
Muharremi kritikon Vetëvendosjen: Komunikatat për fondet e BE-së janë të pasakta dhe të paqarta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?