By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit, shpreh mirënjohje
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i reagojnë Muratit për Specialen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i reagojnë Muratit për Specialen
Ballina 1Lajme

KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i reagojnë Muratit për Specialen

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 10:51 AM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, të bërë dje për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Më këtë rast, KPK dhe ZKPSH kërkojnë që bartësit e funksioneve qeveritare të jenë të kujdesshëm, të përmbajtur dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në reagimin e Sistemit Prokurorial.

Në këtë njoftim thuhet se puna dhe veprimet e prokurorëve të shtetit, përfshirë këtu Prokurorinë Speciale, janë objektive, profesionale, të bazuara në ligj, prova dhe fakte.

“Andaj, tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara”, thuhet në këtë reagim.

KPK dhe ZKPSH thonë se e mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në ‘luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë’.

Kujtojmë se ministri Hekuran Murati i ka quajtur shpifje e propagandë deklarimet e opozitarëve për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara. Shefi i financave të shtetit këtë e ka quajtur luftë ndaj Qeverisë Kurti.

Ai është shfaqur shumë kritik edhe karshi Prokurorisë Speciale për çka ka thënë se nuk është e interesuar ta luftojë korrupsionin, por Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit, shpreh mirënjohje

TAGGED: #Hekuran Murati, #KPK, #KSh
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti uron që festa e Pashkëve të na përcjellë me besim të forcuar

Kosova Times Kosova Times May 5, 2024
Horoskopi
Meta gjobitet me 251 milionë euro për shkelje të të dhënave nga viti 2018.
Shtohen thirrjet ndaj Iranit për t’iu dhënë fund dënimeve me vdekje
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e “Luftës së Ftohtë” mes Rusisë dhe Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?