By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me gjithë dhunën, gratë nga pakicat etnike në Kosovë heshtin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Me gjithë dhunën, gratë nga pakicat etnike në Kosovë heshtin
Ballina 1Lajme

Me gjithë dhunën, gratë nga pakicat etnike në Kosovë heshtin

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 4:41 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Shqelma në bark, kokë, këmbë…

Një tavolinë e hedhur drejt saj…

Dhunën që A.H. e përjetonte brenda mureve të shtëpisë së saj në Ferizaj, e mbajti për vete për disa muaj.

Herën e parë kur u sulmua nga bashkëshorti, më 21 qershor të vitit 2021, ajo nuk kërkoi as trajtim mjekësor.

Herën e dytë, katër muaj më vonë, vendosi të mos duronte më. Pas një jave e një dite, shkoi në stacionin e policisë në Ferizaj dhe e raportoi dhunën që e përjetoi.

Më 25 dhjetor të po atij viti, Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi bashkëshortin e saj, P.SH., me 7 muaj burgim, pasi ai e pranoi fajësinë.

Të mbijetuarës së dhunës, e komunitetit ashkali, iu desh pak kohë derisa mori vendimin për ta raportuar sulmin.

Shumë gra të tjera nga pakicat etnike në Kosovë nuk e gjejnë këtë guxim asnjëherë.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi dy gra – po ashtu nga komuniteti ashkali – me histori të ngjashme. Por, në fund ato vendosën ta mbajnë historinë e tyre sekrete nga frika e zbulimit dhe paragjykimit.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se pjesa dërrmuese e rasteve të dhunës në familje raportohen nga gra me përkatësi etnike shqiptare.

Pse ka pak raste të raportuara të dhunës në familje nga pakicat etnike?

Në qershor të vitit të kaluar, një raport i Amnesty International listonte problemet që, sipas organizatës, bëjnë që “autoritetet në Kosovë t’i lënë në baltë viktimat e dhunës në familje”.

Edhe pse numri real i rasteve të dhunës në familje, në përgjithësi, besohet të jetë më i lartë se ai zyrtar, kjo vlen veçanërisht për gratë nga pakicat etnike.

Amnesty International theksoi disa sfida shtesë, të cilat i kanë gratë e pakicave etnike për ta raportuar dhunën në familje – në mesin e tyre: mungesa e besimit në institucionet shtetërore të Kosovës, varësia ekonomike ndaj abuzuesit, paragjykimet brenda komuniteteve…

Por, përveç tyre, Amnesty International përmendi edhe probleme që, sipas organizatës, është dashur të adresohen nga institucionet shtetërore, si: mungesa e informacioneve për procedurat dhe mungesa e stafit që flet gjuhët e pakicave në strehimore.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Drejtësisë nëse është ndërmarrë ndonjë hap për t’i adresuar këto probleme, por nuk mori përgjigje.

Çfarë duhet të ndryshohet?

Ndryshimi duhet të nisë qysh në fillim të edukimit, thonë nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë (VORAE) për Radion Evropa e Lirë.

“Shumë gra nga këto komunitete nuk përfundojnë arsimin bazë për shkak të varfërisë, diskriminimit dhe normave tradicionale që favorizojnë djemtë për shkollim”, thonë nga VORAE.

Pa edukim të mirëfilltë dhe pa zhdukjen e stereotipeve nuk mund të ketë fuqizim të grave që vijnë nga pakicat etnike, thonë ata, pasi që këto probleme ua pamundësojnë grave të kenë përfaqësim politik.

Gratë në Kosovë, pavarësisht etnisë, kanë më shumë gjasa të jenë viktima të dhunës në familje.

Një anketë e vitit 2019 e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) gjeti se 59 për qind e grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë psikologjike, fizike ose seksuale.

Sipas kësaj ankete, më të cenueshme ndaj dhunës në familje ishin gratë që jetonin në zona rurale, kishin nivele të ulëta arsimimi dhe nuk kishin pavarësi financiare.

Të dhënat e publikuara nga Komisioni Evropian thonë se rreth 50 për qind e pjesëtarëve të komunitetit rom e përfundojnë shkollimin e detyrueshëm nëntëvjeçar.

Ndërkohë, vetëm 7.3 për qind e grave rome janë të punësuara, në krahasim me shifrën prej gati 20 për qind të gjithsej grave të punësuara në Kosovë.

Për më tepër, të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës tregojnë se as një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohen nga gratë.

“Kjo situatë është problematikë që i prek të gjitha komunitetet në Kosovë, por është më e theksuar te grupet e margjinalizuara, si romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët”, thonë nga VORAE.

Raporto rastet e dhunës në familje: 0800 19 999

Numri kontaktues i Mbrojtësve të Viktimave: 0800 11 112

Numrat kontaktues të shtëpive të sigurta: 0800 800 01 dhe 0800 21 000

Raporto rastet e dhunës në Policinë e Kosovës: 192

You Might Also Like

Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

Arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 9 kg drogë

29 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

TAGGED: #Dhunë ë familje, #Pakicat etnike
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Petkoviq: Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit

Kosova Times Kosova Times November 4, 2022
Edhe pas një viti linja e autobusëve Prishtinë-Graçanicë, jo funksionale
Në Ferizaj u mbajt Kuvendi i VIII Zgjedhor i AKB-së
Dita e parë e qortimit: Dilema dhe kundërshtime për targat
Abdixhiku pret në takim Sarrazinin: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për strehimin e terroristëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?