By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SPAK godet një organizatë kriminale, nën hetim dhe dy gazetarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > SPAK godet një organizatë kriminale, nën hetim dhe dy gazetarë
Ballina 2Rajon / Botë

SPAK godet një organizatë kriminale, nën hetim dhe dy gazetarë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 7:39 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka goditur një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Ajo ka lëshuar të paktën 20 urdhra arresti, që përfshijnë dhe një ish zyrtar të lartë policie dhe një ish gjyqtare. Për herë të parë, në kuadër të një operacioni të tillë, janë dhënë dhe masa sigurie detyrim paraqitje, për dy gazetarë të njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë ende shpjegime për rastin e tyre

Një tjetër organizatë kriminale, e cila sipas Prokurorisë së Posaçme e kishte shtrirë aktivitetin e saj jo vetëm në Shqipëri, u godit sot falë një operacioni të organizuar në bashkëpunim dhe me autoritete të vendeve europiane, dhe që u mbështet nga Europol. Njoftimi paraprak zyrtar bën të ditur se janë lëshuar masa sigurie për 21 persona, nga të cilat 18 arreste me burg dhe një arrest shtëpie.

Dy masa të tjera sigurie “detyrim paraqitjeje” janë dhënë për dy gazetarët e njohur të kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno, në banesat e të cilëve mësohet të jetë ushtruar kontroll, ndërsa u janë marrë dhe telefonat celularë. Ata u paraqitën pranë Prokurorisë së Posaçme pasdite. Të dy gazetarët nuk preferuan të jepnin shpjegime. Sikundër dhe vetë Prokuroria deklaroi se për hetimin që çoi në goditjen e sotme, do të ketë një njoftim më të detajuar në 24 orët e ardhshme.

Hetimet, mësohet se kanë zbuluar lidhje të organizatës, me personazhe të ndryshme të botës së krimit, mes të cilëve dhe Suad Çelën, një emër i njohur dhe i shpallur në kërkim edhe në kuadër të hetimeve të mëparshme të Prokurorisë së Posaçme. Të përfshirë rezultojnë dhe ish zyrtari i Policisë Dedan Gjoni, i arrestuar kohë më parë, po për lidhje me grupet kriminale, një avokate e cila ka mbrojtur në proceset gjyqësore interesat e grupit të Çelajve, si dhe një ish gjyqtare e Elbasanit, e cila ishte ndërkohë në arrest shtëpie.

Ndërkohë që policia ekzekutonte urdhërat e arrestit të Prokurorisë së Posaçme, drejtuesi i saj Altin Dumani, po fliste në një takim të organizuar nga Komiteti i Helsinkit, për goditjen që i është dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, të dënuar kryesisht për çështje korrupsioni e mosdeklarimi pasurie. Sipas zotit Dumani, njerëzit e Drejtësisë që e kanë kaluar tanimë filtrin e Vettingut, nuk mund të konsiderohen megjithatë të imunizuar.

“Shqetësimi më i madh në vlerësimin tonë, nuk janë subjektet e shkarkuara për efekt të rivlerësimit, por ata që e kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fokusi ynë është dhe kjo pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është dhe shqetësimi ynë më i madh, sepse aktualisht ata janë në sistem dhe ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Eshtë detyra jonë si institucion që në çdo rast të ushtrojmë ndjekjen penale”, deklaroi drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas të cilit, krahas institucioneve përgjegjëse, edhe qytetarët nevojitet të denoncojnë korrupsionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

You Might Also Like

Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

TAGGED: #Dy gazetarë, #Organizatë kriminale, #SPAK
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Diskutohet për drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën

Kosova Times Kosova Times February 12, 2024
Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në ‘Veternik’
Rusia bllokoi 15,000 faqe interneti në një javë
Kur algoritmi “arreston” Putinin
ShBA: Fillim premtues i bisedimeve për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?