By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A kemi parti politike apo klube private?
September 12, 2025
Horoskopi ditor për 13 shtator
September 12, 2025
Perla e Costa Blanca që kombinon artin, traditën dhe Mesdheun
September 12, 2025
Vera ende vazhdon!
September 12, 2025
Jeta në qytetin më të shtrenjtë në botë: Hidhini një sy brenda një ndërtese me apartamente nëntë metra katrorë që jepen me qira për 500 euro në muaj
September 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presidentit Biden
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presidentit Biden
Rajon / Botë

Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presidentit Biden

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 8:54 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Ministrat e Jashtëm nga 7 vendet më të zhvilluara të botës (G7) po takohen të hënën, ndërsa vazhdojnë luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. G7 përballet me trysni të shtuar për të çuar përpara përpjekjet diplomatike për t’u dhënë fund këtyre luftërave përpara se të fillojë punën administrata e re e Shteteve të Bashkuara.

Shpresat për ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gazë dhe Liban janë përparësia kryesore e takimit të G7-ës që po mbahet në periferi të Romës. Në takim marrin pjesë ministrat nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Në ditën e parë të bisedimeve dyditore të hënën, takimit do t’u bashkohen edhe ministrat nga Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe.

“Me partnerët do të diskutohen mënyrat për të mbështetur përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe Liban, nismat për të mbështetur popullsinë dhe nxitjen e një kuadri politik të besueshëm për stabilitet në rajon”, tha Ministria e Jashtme italiane.

Grupi i ashtuquajtur Kuinti, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Jordania, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ka vazhduar punën për të finalizuar planin për Gazën e pasluftës. Ky grup përballet me trysni të shtuar për të bërë përparim përpara se administrata e zotit Trump të marrë përsipër Shtëpinë e Bardhë, në janar. Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritet të ndjekë një politikë që favorizon fuqishëm Izraelin mbi aspiratat e palestinezëve.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani shtoi një tjetër pikë në agjendën e G7-ës, javën e kaluar, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhra për arrestimin e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin të tij të mbrojtjes dhe shefin ushtarak të Hamasit.

Italia është vend anëtar themelues i gjykatës. Në vitin 1998, në Romë, u mbajt konferenca e themelimit të GJNP-së. Por, qeveria e krahut të djathtë të Italisë ka qenë një mbështetëse e fortë e Izraelit pas sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit. Roma gjithashtu ka ofruar ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë.

Qeveria italiane ka mbajtur një qëndrim të përmbajtur, duke rikonfirmuar mbështetjen e saj për gjykatën, por duke shprehur shqetësimin se urdhër-arrestet ishin të motivuara politikisht.

“Nuk mund të vihet shenjë barazie mes përgjegjësive të shtetit të Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit”, tha kryeministrja Giorgia Meloni, duke i bërë jehonë deklaratës së Presidentit amerikan Joe Biden.

Nathalie Tocci, drejtore e Institutit për Çështjet Ndërkombëtare me seli në Romë, tha se Italia do të bëjë përpjekje të krijojë një front të bashkuar në lidhje me urdhër-arrestet e GJNP-së, të paktën midis gjashtë vendeve të G7-ës që janë anëtare të gjykatës: pra të gjithë përveç Shteteve të Bashkuara.

Por në një ese të publikuar këtë fundjavë në gazetën ‘La Stampa’, zonja Tocci paralajmëroi se ky është një veprim me rreziqe, pasi Uashingtoni kryesisht dikton politikat e G7-ës. Uashingtoni e ka cilësuar urdhërin për arrestimin e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, si “të papranueshëm”.

“Nëse Italia dhe pesë vendet e tjera të G7-ës, që janë gjithashtu anëtarë të GJNP-së, nuk janë në gjendje të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, ata jo vetëm që do ta dëmtojnë atë, por do të veprojnë kundër interesave tona”, shkroi zonja Tocci.

Pikë tjetër me rëndësi e bisedimeve të G7-ës është Ukraina ku tensionet janë rritur që kur Rusia sulmoi Ukrainën javën e kaluar me një raketë balistike hipersonike që përshkallëzoi luftën gati 33-mujore.

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha pritet të marrë pjesë në takim të martën në Fiuggi. Po atë ditë NATO dhe Ukraina do të mbajnë bisedime urgjente në Bruksel.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmi ishte hakmarrje për përdorimin nga Kievi të raketave me rreze më të gjatë të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, të afta për të goditur thellë brenda territorit rus.

Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara të botës kryeson me ndihmat ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022. Anëtarët e G7-ës janë veçanërisht të shqetësuar se si administrata e re e Presidentit Trump do të ndryshojë qasjen amerikane.

Presidenti i zgjedhur Trump ka kritikuar miliarda dollarët që administrata e Presidentit Biden ka miratuar për Ukrainën dhe ka thënë se ai mund t’i japë fund luftës brenda 24 orësh. Këto komente duket se sugjerojnë se ai do të ushtronte trysni ndaj Ukrainës për të dorëzuar territorin që Rusia e ka tani nën kontroll.

Italia është një mbështetëse e fortë e Ukrainës dhe ka mbështetur vendimin amerikan për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa me rreze më të gjatë. Por, Italia ka përmendur si argument kushtetuten e vendit që nuk i lejon Romës t’i sigurojë Ukrainës armatim për të goditur brenda Rusisë. Italia i ka dërguar Kievit sistemet e mbrojtjes kundërajrore për të mbrojtur civilët ukrainas.

Takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës, i dyti gjatë presidencës italiane pas atij që u mbajt në Capri në muajin prill, po mbahet në qytetin mesjetar Fiuggi, në juglindje të Romës, i njohur për llixhat e tij termale.

Të hënën, që përkon me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ministrat do të marrin pjesë në inaugurimin e një stoli të kuq që synon të simbolizojë vëmendjen e përqëndruar të Italisë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Gjatë fundjavës, dhjetëra mijëra vetë marshuan në Romë për të protestuar ndaj dhunës me bazë gjinore. Në Itali, deri më tani gjatë këtij viti, janë vrarë 99 gra, sipas një raporti që u publikua javën e kaluar nga organizata jo qeveritare “Eures”.

You Might Also Like

Jeta në qytetin më të shtrenjtë në botë: Hidhini një sy brenda një ndërtese me apartamente nëntë metra katrorë që jepen me qira për 500 euro në muaj

NATO forcon mbrojtjen lindore ndaj Rusisë

Bloomberg: SHBA-të do t’i propozojnë G7-ës krijimin e një mekanizmi për konfiskimin e aseteve të ngrira ruse

Vrasësi i Kirkut mbrohet duke heshtur

Kush eshte Tyler? Ai hyri në kolegjin shtetëror, i rrëfeu të atit se vrau Kirk-un, i cili e denoncoi

TAGGED: #G7, #Itali, #Joe Biden
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hapet Konsullata e Nderit e Letonisë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Qendra mësimore e Elmirës ku diversiteti festohet dhe ëndrrat s’njohin kufij
Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
Janet Jackson është gruaja më e zgjuar e divorcuar në botë
Rezultatet e para te zgjedhjeve ne Turqi: Erdogan kryeson me 58 për qind
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?