By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si i përgjigjet inteligjenca artificiale fqinjeve per vendpushimet më të mira në rajon
August 3, 2025
Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
August 3, 2025
Gjykata Speciale jashtë mbikëqyrjes institucionale të Kosovës (Video)
August 3, 2025
Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë
August 3, 2025
Durmishi: Njëra urë mbi lumin Ibër gati, mbetet vetëm asfaltimi
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Merkel e arsyeton qëndrimin e saj për Ukrainën në samitin e NATO-s më 2008
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Merkel e arsyeton qëndrimin e saj për Ukrainën në samitin e NATO-s më 2008
Ballina 2Rajon / Botë

Merkel e arsyeton qëndrimin e saj për Ukrainën në samitin e NATO-s më 2008

Kosova Times
Last updated: 2024/11/26 at 11:00 PM
Kosova Times Published November 26, 2024
Share
SHARE

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar një autobiografi në të cilën e ka ripërsëritur vendimin e saj për ta kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen në një samit më 2008, pavarësisht kritikave se një veprim i tillë mund ta kishte parandaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në libër, Merkel reflekton mbi atë se si ai vendim dhe vendime të tjera gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet kanë rezistuar me kalimin e kohës dhe kujton marrëdhëniet e saj me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Libri i saj autobiografik “Freedom: Memoirs 1954-2021” u publikua në Berlin më 26 nëntor, pothuajse tri vjet nga dita kur ajo e la politikën dhe në prag të një turneu promovues në qytetet kryesore evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Merkel, 70-vjeçare, e njohur për lidershipin e saj të qetë dhe të qëndrueshëm, në libër nuk e pranon fajin për asnjërin nga tensionet e tanishme në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë.

Në lidhje me samitin e NATO-s në Bukuresht më 2008, Merkel theksoi se një premtim që Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëheshin përfundimisht anëtare të aleancës ushtarake do të ishte “thirrje për luftë” për liderin rus, duke shtuar se më vonë ai i tha asaj: “Ti nuk do të jesh kancelare përgjithmonë. Dhe, pastaj ata do të bëhen anëtarë të NATO-s. Unë dua ta parandaloj këtë”.

Gjashtë vjet më vonë, Putini e filloi pushtimin dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë së Ukrainës dhe e pasoi atë me pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, të cilin ai e ka arsyetuar pjesërisht duke përmendur dëshirat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Rusia është “faktor i pazëvendësueshëm gjeopolitik”

Sipas librit, Putin është mbrojtur gjithmonë që të mos trajtohej keq dhe është përfshirë në lojëra pushteti.

Merkeli e kujton prirjen e Putinit për t’i bërë të tjerët të presin dhe kujton se, pavarësisht frikës së saj nga qentë, ai e lejoi Labradorin e tij i zi të qëndronte në dhomë gjatë një takimi në Soçi në vitin 2007.

“Ju mund vlerësoni këtë si sjellje fëmijërore, të dënueshëm, mund ta tundni kokën nga mosbesimi”, shkruan ajo. “Por, kjo nuk e bënte Rusinë të zhdukej nga harta. Rusia me arsenalin e saj bërthamor ekziston dhe mbetet ‘faktor i pazëvendësueshëm gjeopolitik'”.

Merkel gjithashtu e përshkruan përvojën e saj me Trumpin gjatë mandatit të tij të parë si president, duke thënë se ai “i gjykonte të gjitha nga këndvështrimi i një sipërmarrësi, sepse ishte i tillë para se të hynte në politikë”.

Ajo shkruan se kishte biseduar me të “në dy nivele të ndryshme” në takimin e zhvilluar në mars 2017 në Shtëpinë e Bardhë.

“Trumpi në nivel emocional, unë në nivel faktik”.

Trump, i “magjepsur” nga “prirjet diktatoriale”

Ajo shton se Trump, i cili fitoi mandatin e dytë, por jo të njëpasnjëshëm, më 5 nëntor, nuk ndante bindjen e saj se bashkëpunimi mund të ishte në dobi të të gjithëve, por në vend të kësaj besonte se të gjitha vendet ishin në konkurrencë me njëra-tjetrën.

“Ai nuk besonte se prosperiteti i të gjithëve mund të rritej përmes bashkëpunimit”, shkruan ajo për presidentin amerikan, i cili “ishte i magjepsur nga politikanë me tendenca autokratike dhe diktatoriale”.

You Might Also Like

Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

TAGGED: #Angela Merkel, #NATO, Ukraina
Kosova Times November 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për datën 26 korrik

Kosova Times Kosova Times July 25, 2024
Nga krenaria e perandorisë tek roja bregdetare
Hoxhaj: Pjesëmarrja e Kosovës në AP të OKB-së, nuk përmbushë asnjë interes
Klopp: Mund të fitojmë në Bergamo
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 1 kilogram kokainë në makinë dhe 600 gram të tjera në shtëpi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?