By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 4 qershor
June 4, 2025
Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë
June 3, 2025
Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!
June 3, 2025
Bajrami në RTK PRIME: Kurti ka okupuar zyrat, duhet të mos u lejohet hyrja
June 3, 2025
Letonia dhe Kosova ndahen baras
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kriza politike në Serbi: Përleshje në rrugë e në Parlament
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kriza politike në Serbi: Përleshje në rrugë e në Parlament
Ballina 2Rajon / Botë

Kriza politike në Serbi: Përleshje në rrugë e në Parlament

Kosova Times
Last updated: 2024/11/27 at 5:28 PM
Kosova Times Published November 27, 2024
Share
SHARE

Përleshje në Parlament, protesta në rrugë, përplasje mes qytetarëve dhe shoferëve gjatë përkujtimit të viktimave të tragjedisë në Novi Sad… Kriza politike në Serbi është duke dalë gjithnjë e më shumë jashtë institucioneve.

Pakënaqësia e qytetarëve dhe opozitës kulmoi pas vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Oliver Toshkoviq, profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha mënyrat se si njerëzit e pakënaqur mund ta shprehin pakënaqësinë e tyre ose t’i kërkojnë të drejtat e tyre, janë të bllokuara.

“Dhe pastaj ku do të shprehen, veçse në rrugë…”, thotë ai.

Imazhet nga rruga u zhvendosën në Kuvendin e Serbisë.

Në seancën ku do të diskutohej për buxhetin e vitit 2025, opozita serbe priti kryeministrin dhe ministrat me mesazhin: “I keni duart e gjakosura”.

Në këtë mënyrë, ajo shprehu pakënaqësinë e saj që nuk iu pranua kërkesa për të diskutuar besimin në Qeveri.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të opozitës i ndau sigurimi parlamentar, pasi u rrahën dhe u shtynë gjatë seancës së 25 nëntorit.

Opozita e akuzon Qeverinë e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe se mban përgjegjësi politike dhe penale për rënien e strehës në stacionin e rinovuar hekurudhor.

Jovan Komshiq, profesor në Universitetin e Novi Sadit, thotë për Radion Evropa e Lirë se strukturat qeveritare të udhëhequra nga Partia Përparimtare Serbe, janë më përgjegjëset për nivelin e tensioneve në shoqëri.

“Refuzimi i mundësisë së dialogut me strukturat opozitare, në vend të rezultatit të dëshiruar për margjinalizim strategjik dhe afatgjatë të opozitës, prodhoi një reagim mbrojtës të segmenteve të ndryshme të opozitës”, thotë Komshiq.

Çfarë ndodhi në rrugë?

Pa përleshje nuk kaloi as aksioni “Ndalu Serbi”, gjatë të cilit qytetarët, më 22 nëntor, bënë nderimet e tyre për viktimat në Novi Sad, me 15 minuta heshtje në disa qytete të Serbisë.

Për përfaqësuesit e pushtetit, ky veprim ishte “maltretim” i qytetarëve dhe “bullizëm”.

Në rrugë ndodhën disa incidente – në Beograd para ndërtesës së Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), pastaj para Fakultetit të Arteve Dramatike dhe në Novi Sad, po ashtu.

Shoferët e zemëruar sulmuan qytetarët që qëndronin në rrugë për t’i nderuar viktimat dhe kërkuan përgjegjësi për vdekjen e tyre.

Gjatë këtyre incidenteve, kishte taksi që u përplasën me qytetarët, pastaj përleshje me grushte mes studentëve, gazetarëve iu morën telefonat nga duart, e disa qytetarë të tjerë dolën në rrugë duke goditur me çadra.

Bllokimit të trafikut iu kundërvunë disa burra me kapele në kokë dhe maska në fytyrë.

Në rrjetet sociale, opozita dhe qytetarët i identifikuan me emër dhe mbiemër disa prej atyre që kundërshtuan aksionin “Ndalu Serbi”. Sipas tyre, ata përfshinin anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe dhe punonjës të komunave dhe ndërmarrjeve publike.

Sherr e konflikt verbal kishte edhe më 23 nëntor gjatë një bllokade në lagjen elitare “Beogradi në ujë”. Disa shoferë u përplasën me një grup aktivistësh e qytetarësh që kundërshtojnë shembjen e Urës së Vjetër të Savës.

Javën e kaluar, për tri ditë radhazi, deputetë të Parlamentit të Serbisë dhe ata të Vojvodinës, ashtu si dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Novi Sadit, bllokuan hyrjen e Pallatit të Drejtësisë në Novi Sad, ku gjenden gjykatat dhe prokuroritë.

Aksioni "Bulevardi i gjurmëve të gjakut" në Novi Sad për shkak të shembjes së strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, 24 nëntor 2024.
Aksioni “Bulevardi i gjurmëve të gjakut” në Novi Sad për shkak të shembjes së strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, 24 nëntor 2024.

Ata kërkuan përgjegjësi për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor, si dhe lirimin e aktivistëve të arrestuar në protestën e 5 nëntorit, duke pretenduar se policia “arrestoi në mënyrë arbitrare dhe përdori forcë të tepruar”. Policia i hodhi poshtë këto pretendime.

Gjatë protestës para Pallatit të Drejtësisë kishte disa incidente me policinë. Shumica e seancave gjyqësore u shtynë.

Për brutalitetin e policisë e ngritën zërin edhe organizatat joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmendur shembullin e një pensionisti, për të cilin thanë se ka përfunduar në operacion, për shkak të rrahjes në stacion policor.

Policia tha se është duke përcaktuar rrethanat e lëndimit të pensionistit.

Kujt i përshtaten konfliktet?

Politologu Jovan Komshiq vlerëson se strukturave të pushtetit, aktualisht, mund t’u përshtaten skenat e pakënaqësisë, grindjeve, konflikteve dhe dhunës.

Këto skena “transmetohen në mënyrë të kontrolluar, përmes filtrit propagandistik të mediave dhe tabloideve pro regjimit, për të shkaktuar frikë dhe pakënaqësi te shikuesit e manipuluar”, thotë ai.

Duke reaguar ndaj protestave, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, i cilësoi përfaqësuesit e opozitës si “banditë” dhe “ekstremistë që po përpiqen ta marrin pushtetin pa zgjedhje”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzoi deputetët e opozitës për “sjellje të egër” në Kuvend.

https://youtu.be/l-5bULvce8I

Ai tha se “politikanët e papërgjegjshëm nuk e fshehin më dëshirën e tyre për të provokuar një luftë civile në Serbi”.

Psikologu serb, Oliver Toshkoviq, thotë se ka shumë pakënaqësi që janë të natyrshme në çdo shoqëri, porse ato nuk adresohen, por shtypen ose intensifikohen.

“Duke i quajtur tradhtarë njerëzit e pakënaqur, ju i ofendoni hapur dhe zemërimi, me kalimin e kohës, rritet”, thotë ai.

Komshiq thotë se bashkëpunimi për tema të rëndësishme të interesit kombëtar dhe zhvillimit të Serbisë, mungon në politikën e Partisë Përparimtare Serbe.

Sipas tij, edhe balanca e pushtetit është reduktuar në minimum.

Vuçiq, përkundër kritikave ndaj opozitës, në ditën e incidenteve në Kuvend, i ftoi të bisedojnë edhe pushtetarët, edhe opozitën.

Dalja në zgjedhje?

Toshkoviq thotë se mënyra e duhur për ta qetësuar krizën, do të ishte që Qeveria të thoshte “t’i rikthejmë institucionet”.

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të ishin rrugëdalja më normale.

“Megjithatë, ato janë të pamundura, sepse askush këtu nuk beson se zgjedhjet janë plotësisht të drejta”, thotë Toshkoviq.

Akuzave të opozitës serbe se zgjedhjet e dhjetorit të kaluar janë manipuluar, Parlamenti Evropian dhe institucionet e tjera iu përgjigjën duke thënë se ato duhet të hetohen.

Autoritetet, ndërkaq, i hodhën poshtë të gjitha akuzat.

Për Komshiqin, treguesi i parë i një qasjeje më të përgjegjshme të autoriteteve në Serbi për zgjidhjen e konflikteve në rritje, do të ishte heqja e perdes së fshehtësisë nga të gjitha kontratat që janë bërë.

Kjo është edhe një nga kërkesat e protestuesve, pas rënies së strehës në Novi Sad.

Kontrata për rinovimin e ndërtesës së stacionit që shteti serb ka lidhur me dy kompani kineze, nuk është e disponueshme për publikun.

Trembëdhjetë persona janë në paraburgim në kuadër të hetimeve për shembjen e strehës më 1 nëntor.

Në mesin e tyre është edhe Goran Vesiq, ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë.

You Might Also Like

Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë

Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025

Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën

Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.

Kurti: Kosova po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi

TAGGED: #Parlament, #Përleshje, #Rrugë, #Serbi
Kosova Times November 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kosova është shtet laik, simbolet dhe ideologjitë fetare jashtë institucioneve

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Osmani nga takimi me Lajçakun: Masat e BE-së të hiqen, mungesë ekuilibri
Të dhënat e INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 467 milionë euro për shëndetin më 2023
Slloveni Vinçiç gjykon finalen Dortmund-Real
Në Moskë shpërthen makina e pronarit të lokalit Coyote, tre persona kanë mbetur të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?