Në një postim në Facebook, Maqedonci tha se ata treguan disiplinë dhe vendosmëri përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore.

“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak. Krenarë për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur”, ka shkruar Maqedonci.